web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Standardi “Fatmir Xhafaj” në drejtësi që mungon në politikë

12 Tetor 2024, 10:00, Editorial CNA

Standardi “Fatmir Xhafaj” në drejtësi që mungon

Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës në Drejtësi.

Për më tepër, ai flet për garanci të shpeshtë që i japin edhe partnerët ndërkombëtarë, mbështetje të fuqishme që ai ka, por në fakt lidhjet e tij me ndërkombëtarët vlejnë aq sa standardet e Reformës në Drejtësi. (Lexo këtu)

Nuk mund të kenë politika dhe drejtësia dy standarde, të cilat na i sjell Fatmir Xhafaj.

Për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj futi një ligj që kontaktet e papërshtatshme të bënin që një prokuror, një gjyqtar, një pjesë e personelit të drejtësisë të hiqet nga puna, nuk mund të jetë në detyrë.

Standardi “Fatmir Xhafaj” në drejtësi që mungon
Fatmir Xhafaj

Pra, ikën një prokuror apo një gjyqtar nëse ka një shok, një mik, apo një vëlla të dënuar sepse këto quhen kontakte të papërshtatshme, një term i ezauruar shumë bukur nga Xhafaj.

Në fakt, Fatmir Xhafaj e ka vëllain e dënuar, pse nuk e përdorim këtë standard edhe në politikë? (Lexo këtu)

Fatmir Xhafaj e ka vëllain e dënuar fillimisht me 7 vjet burg në Itali, siç pretendon vetë zoti Xhafaj, ka bërë burg, është dëbuar, ka ardhur në Shqipëri, është ekstraduar sërish ose është vetëdorëzuar pasi i plasi skandali “Babale”, ka bërë dënimin, ka mbaruar historinë në Itali.

Ndoshta Fatmiri e ka ndihmuar. A është vëllai i Fatmirit kontakt i papërshtatshëm? A është ky standardi i Fatmir Xhafajt që u vu për prokurorët dhe gjyqtarët? Pse nuk duhet të zbatohet nga vetë Xhafaj në politikë?

A duhet të ishte bërë ministër i Brendshëm një njeri që i kishte një vëlla të dënuar në Itali, që vendimi i Apelit ishte zbardhur në vitin 2012 dhe kishte ardhur në Shqipëri gjatë pushtetit të PS-së? (Lexo këtu)

Ka dyshime të forta se gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ka pasur detyrën si ministër i Brendshëm, të ketë përdorur edhe lidhjet e tij dhe kontaktet për shkak të detyrës për të ndihmuar vëllain e tij.

Standardi “Fatmir Xhafaj” në drejtësi që mungon
Fatmir Xhafaj

Këtë na e zbuloi edhe në emisionin “Opinion”, kur na tha se shkoi atje, u paraqit dhe ata e lanë disa kohë dhe u kthye.

Por pse nuk shkoi më përpara? Përse nuk u ekstradua? Pse nuk u arrestua deri në 2018-ën dhe të dërgohej në Itali? Se kishte ndërruar emrin? Nuk dihej nga administrata? Nuk njihej nga policia kush ishte Agron Geron Xhafaj?

Ai iku kur Fatmir Xhafaj mund t’i kishte siguruar gjithçka, të mos bënte burg të gjatë, të mos bënte një pjesë të plotë, por siç e ka Italia, me lehtësi të shumta, pasi vëllai i Xhafajt ishte kapur, kishte bërë pak kohë burg dhe më pas ishte dëbuar në Shqipëri derisa të mbaronte procesi gjyqësor. (Lexo këtu)

Standardi “Fatmir Xhafaj” në drejtësi që mungon
Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj

A quhen të gjitha këto mundësi, siç na e tha vetë Fatmir Xhafaj në emisionin “Opinion”, kontakte të papërshtatshme apo veprime të mundshme që mund të ketë bërë Fatmir Xhafaj për vëllain e tij gjatë kohës që ka qenë në pushtet, deputet, ministër, në krye të Reformës në Drejtësi, etj.?

A nuk duhet i njëjti standard?

A nuk duhet që ai të mos ishte bërë kurrë ministër?

A nuk duhet që ai të mos ishte bërë kurrë deputet?

Standardi “Fatmir Xhafaj” në drejtësi që mungon
Fatmir Xhafaj

A nuk duhet që ai të mos ishte fare në politikë?

Në cilin vend të Europës vëllai i një krimineli do të ishte bërë ministër? Ku? Le të na e thotë edhe Fatmir Xhafaj tani që po udhëheq edhe komisionin e reformës së madhe për rrugën drejt Europës.

Me standardin e Europës kurrë nuk do të ishte bërë ministër Fatmir Xhafaj e jo për më tepër të shkonte atje dhe t’i garantonte ato që na tha në televizion për vëllain e tij./ CNA





Lajmet e fundit nga