web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si gënjeu Fatmir Xhafaj për hetimet nga qeveria e PD-së

11 Tetor 2024, 13:30, Politikë CNA

Fatmir Xhafaj u shfaq si një krokodil që me lotët e tij donte të na tregonte se ishte një politikan i pastër e i ndershëm dhe në këto vite politike ai nuk kishte lidhje me korrupsionin, nuk kishte akuza ndaj tij, nuk kishte lidhje të dyshimta.

Për më tepër, Xhafaj u përpoq të justifikonte dënimin e vëllait të tij, duke e quajtur si një gjë të kotë, të ndodhur para 22 vjetësh dhe në 22 vjet nuk kishte shkelur asnjëherë ligjin.

Ai tentoi të thoshte se italianët ia kishin dëbuar vëllain me një çështje të thjeshtë se po të ishte ndryshe…, në qoftë se Agron Geron Xhafaj do të kishte problematika me ligjin, Sali Berisha dhe PD-ja që në atë kohë kishte edhe SHIK-un edhe policinë do ta bënte copash.

Xhafaj tha se PD ishte 8 vite në pushtet dhe mund t’i përdorte kundër vëllait të tij, por çfarë ndodhi në fakt.

Xhafaj gënjeu sërish në emisionin “Opinion” edhe me pretendimin se mund ta kishte hetuar PD-ja, SHIK-u, etj. 

Ai ra vetë brenda me këmbët e tij. Xhafaj tha se vëllait të tij i kishte ndodhur ngjarja 22 vite më parë, qe dëbuar nga Italia dhe gjyqi më pas kishte vazhduar. Por, sipas të dhënave të paraqitura vetë nga Xhafaj, vendimi i Gjykatës së Apelit në Itali kishte dalë në vitin 2012, që e dënonte vëllain e tij, zotin Agron Geron Xhafaj fillimisht 7 vjet, më pas sipas vendimit të Apelit u bë 4 vjet. Këtu ka 2 probleme. (Lexo këtu)

Së pari, përse duhet të ndërronte emrin vëllai i Fatmir Xhafajt?

Si gënjeu Fatmir Xhafaj për hetimet nga qeveria e PD-së
Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj

Së dyti, datat! Çfarë na thonë datat? Për atë që na thoshte ai se mund ta hetonte PD-ja, vendimi i Apelit ka dalë në 2012-ën, kur ka ardhur në PS në pushtet, në vitin 2013.

Imagjinoni brenda një viti sa kohë i duhet një vendimi të Gjykatës së Apelit në Itali të zbardhet, të njoftohet pala shqiptare, të zbardhet edhe në Shqipëri, etj.

Pra, vendimi për Agron apo Geron Xhafajn ka ardhur në Shqipëri gjatë kohës që në pushtet ka qenë Partia Socialiste.

Si gënjeu Fatmir Xhafaj për hetimet nga qeveria e PD-së
Selia e PS-së

Gjatë kohës që qe PD-ja në pushtet nuk ishte e mundur ta kapte me prova dhe me fakte se si ai kishte një vendim të formës së prerë në Itali, pasi emri ishte ndryshuar, gjyqi ende nuk kishte përfunduar, nuk kishte një vendim të formës së prerë, por kishte një vendim të Gjykatës së Faktit, të Shkallës së Parë, që më pas e kishte dëbuar Agron Xhafajn për në Shqipëri.

Fatmiri na tha se nuk kishte bërë ndonjë gjë të madhe vëllai i tij, ishte dënuar me 7 vjet, pastaj me 4 vjet, i kanë vënë dhe ndonjë ekspuls se po të kishte qenë e madhe PD-ja do të kishte bërë namin.

Çfarë nami duhet të bënte PD-ja kur dokumentet kanë ardhur në kohën e PS-së?

Si gënjeu Fatmir Xhafaj për hetimet nga qeveria e PD-së
Selia e PD-së

Tani lind pyetja: Meqenëse shteti shqiptar është njoftuar për dënimin është njoftuar gjatë ardhjes së Rilindjes në pushtet, mos vallë Fatmir Xhafaj kur ka qenë drejtues i Reformës në Drejtësi apo në mënyra të tjera duke shfrytëzuar postin e tij të deputetit ka ndërhyrë për të ndihmuar vëllain e tij, edhe për shkak të kontakteve që ai ka pasur? Në Shqipëri konsiderohet normale.

Gjithçka plasi kur ai ishte ministër, pas më shumë se një viti. (Lexo këtu)

Çfarë ka bërë më përpara kur ka shkuar në zyrë? A ka pasur kontakte? A ka marrë letra nga institucionet? Se vajtje-ardhjet edhe më të vjetra, edhe më të reja për çështje hallesh në Itali të Vishos apo të Vishajve në tregun politik të Tiranës i dinë të gjithë.

Si gënjeu Fatmir Xhafaj për hetimet nga qeveria e PD-së
Fatmir Xhafaj

Prandaj, ajo që ka thënë në “Opinion” Fatmir Xhafaj në lidhje me këtë është një tjetër gënjeshtër dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Përtej faktit se në kohën e PD-së nuk ka pasur dokumentet përfundimtare, vendimin e Gjykatës së Apelit, ata janë marrë më pas kur në pushtet ishte Rilindja, kur Fatmir Xhafaj ka qenë një person jo i parëndësishëm.

Asokohe ai ka qenë deputet dhe “babai” i asaj Reformës në Drejtësi që me standardet që ka, Fatmir Xhafajn nuk duhet ta shikonim më në politikë./ CNA





Lajmet e fundit nga