Buxheti për bashkitë/ PD: Mungon transparenca
Sekretari për Çështjet Vendore në PD, Ylli Asllani, në një...

Sot mbushen 11 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e Sokolit, një mik i shtrenjtë dhe një figurë e paharrueshme e familjes sonë politike dhe politikës shqiptare. Megjithëse kanë kaluar kaq vite, mungesa e tij ndihet çdo ditë – në politikën që ai e trajtoi me përkushtim dhe kurajë, në debatet që pasuronte me mendimin e tij të kthjellët dhe të guximshëm, dhe në marrëdhëniet që ndërtoi me sinqeritet dhe dinjitet.
• Sokoli kishte kurajën për të folur të vërtetën, edhe kur kjo ishte e vështirë dhe shpesh e pakëndshme.
• Dinte të ndërtonte ura bashkëpunimi aty ku kishte ndasi dhe përçarje.
• Dinte të ndërtonte ekip dhe vlerësonte bashkëpunëtorët!
• Udhëhiqte me një vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur ndaj familjes politike dhe bashkëpunëtorëve të tij.
• Mbi të gjitha, kishte aftësinë të frymëzonte dhe të motivonte të tjerët, duke parë te secili potencialin për të kontribuar dhe për të bërë një ndryshim.
Sokoli ishte ai burrë që nuk u largua kur humbi, që nuk shau me mllef kur brenda familjes pati debate, dhe që nuk krijoi një parti për t’i goditur tonën. Përkundrazi, ai dinte të qëndronte me dinjitet, duke ruajtur familjen e bashkuar, në kohë të mira dhe të vështira. Ai ndërtonte miqësi përtej politikës dhe vlerësonte mbi të gjitha njeriun – atë demokratin e përkushtuar që luftonte çdo ditë për idealet tona dhe për familjen tonë politike. Sokoli qëndroi gjithmonë me integritet, ndershmëri dhe besnikëri ndaj idealeve të tij, deri në ditën e fundit.
Për mua, ishte një privilegj i jashtëzakonshëm të punoja krah tij – të ndaja momente të vështira dhe të bukura, të debatonim për ide dhe njerëz, dhe të mësoja nga energjia dhe vendosmëria e tij. Kujtoj ende me mall diskutimet tona për sfidat dhe njerëzit e politikës, për mediokrit dhe hipokritët, dhe për parimet që kurrë nuk duhej t’i tradhtonim. Kujtoj atë darkë që planifikuam të nesërmen që nuk erdhi kurrë, për të cilën ti me humor e quajte “zijafet” që do të pajtonte çdo ndasi deri në zgjedhjet e ardhshme lokale të 2015-s.
Sot, ndërsa kujtoj gjithçka që përfaqësove, ndiej dhimbjen e humbjes tënde, por mbi të gjitha ndiej privilegjin që pata fatin të të njoh, të punoj me ty dhe të ndaj vizione për familjen tonë politike. Ti na le shumë – një shembull të rrallë përkushtimi dhe sinqeriteti, një model të lidershipit të vërtetë dhe një frymëzim për të gjithë ata që besojnë në një politikë më të drejtë dhe një Shqipëri më të mirë.
U prehsh në paqe, Sokoli ynë! Kujtimi yt do të mbetet përherë i gjallë – si një udhëheqës i rrallë, si një mik i sinqertë dhe si një njeri që dha gjithçka për ata që besonte./ CNA
Sekretari për Çështjet Vendore në PD, Ylli Asllani, në një...
Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Mandateve për mand...
Ditën e sotme partitë politike në vend gjatë një takimi me...
Mund të duket e pabesueshme, por socialistët kanë zgje...
Presidenti i Republikes, Bajram Begaj nis sot konsulti...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka reaguar për he...
Deputetët votuan mbrëmjen e kësaj të marte në Kuvend për p...
Ministri Niko Peleshi "shigjetoi" opozitën gjatë disku...
Një debat është zhvilluar në seancën plenare mes deputetit...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kr...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur në protestën p...
Deputetja Monika Kryemadhi është pyetur mbrëmjen e kës...
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...
Presidenti Bajram Begaj nis të mërkurën ditën konsulti...
Deputetja Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme s...
Në Apelin e GJKKO-së u zhvillua këtë të martë seanca gjyqë...
Që prej ditës së djeshme ka nisur seanca maratonë për shqy...
Disa ditë më parë, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar një foto nga mbledh...
Koordinatorja e departamenteve në PD, Silvi Bardhi në një ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...