
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një hov të ri këtij institucioni, një performancë dhe rezultate krejt ndryshe, ka folur dje për herë të parë për mediat.
Ashtu siç e theksoi edhe vetë nga ekrani i RTSH-së, ai kishte dalë në atë televizion pikërisht për të respektuar taksapaguesit, pra në median e paguar nga shqiptarët.
Dumani kishte dalë në televizionin publik jo pa qëllim. Ai e theksoi disa herë, ne paguhemi nga taksapaguesit, prandaj jam në këtë ekran dhe ishte pikërisht në emisionin “3D” të Alban Dudushit, që ndoshta dje e ka mësuar shumica e shqiptarëve që ekziston, pavarësisht se emri i emisionit ngjan shumë me “5D”-në famoze në hetim nga SPAK-u.

Jo pa qëllim po e trajtojmë Altin Dumanin në 5 dimensione në intervistën e djeshme.
Dimensioni i parë është ai i krimit të organizuar. Kreu i SPAK-ut deklaroi se krimi i organizuar shqiptar është mjaft i rrezikshëm, i ka shtrirë tentakulat e tij deri në Amerikën Latine, janë tregtarë të mirë të dorës së parë të kokainës dhe preferojnë portet e Roterdamit, Antwerpit, portet e Anglisë dhe Perëndimit për shkak të sasive të mëdha të drogës, por nuk përjashtoi edhe portet shqiptare, si në rastet e fundit.
Altin Dumani tha një gjë që kryeministri shqiptar në një intervistë për “Rai3” pak kohë më parë në lidhje me krimin e organizuar shqiptar e mohoi. Për Ramën nuk është në të njëjtin nivel si mafia italiane, etj., por mesa duket krimi i organizuar shqiptar duke shkuar deri në burim të drogës si tregtar i mirë i drogës së parë po ua kalon edhe italianëve. (Lexo këtu)
Në dimensionin e dytë, Altin Dumani deklaroi se aplikacionet “SKY ECC” dhe “Encrochat” kanë zbardhur shumë krime, për më tepër përballë drejtësisë SPAK ka çuar fakte dhe prova të tjera përveç atyre që kanë qenë si burim nga këto komunikime. (Lexo këtu)

Kreu i Prokurorisë së Posaçme theksoi se u ka kërkuar palëve mbrojtëse të nxjerrin fakte dhe prova nga vende të rajonit apo të BE-së, të cilat i kanë rrëzuar këto përgjime, megjithëse ato ekzistojnë.
Por, më i rëndësishëm ishte theksi që vendosi te zbulimi i zyrtarëve të lartë të policisë, gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve në “SKY ECC” dhe “Encrochat”.
Sërish, edhe në këtë dimension të dytë të Altin Dumanit, kryeministri në një intervistë për Blendi Fevziun pak javë më parë e ka kundërshtuar dhe ka deklaruar se mund të shkuajnë edhe atje “ai i gjati”. (Lexo këtu)

Patjetër, është tjetër komunikim i gjati dhe është tjetër që në bisedat të jetë një ministër apo ish-ministër i Ramës, është tjetër që të jetë një zyrtar i lartë i pushtetit, si këta që janë kapur, etj.
Së treti, një dimension mjaft i rëndësishëm është bashkëpunimi me partnerët, ku Altin Dumani tha se së shpejti priste një hapje të zyrës së DEA-s në Tiranë dhe kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me FBI-në, me organet e tjera europiane ligjzbatuese, me OPDAT-in, me organizata të tjera të luftës kundër krimit të vendeve partnere europiane.
Gjithashtu, ai deklaroi se ka hetime të përbashkëta me FBI-në. Ky ishte një dimension i ri, që tregonte se në Shqipëri SPAK po heton së bashku me amerikanët dosje të rëndësishme. Se cilat janë, se çfarë janë ai nuk e tha, por dimë që disa çështje janë në hetim nga SPAK-u, që nga lobimet politike, te dosja McGonigal, etj.
Një dimension i katërt ishte ai i pastrimit të parave nëpërmjet fushës së ndërtimit dhe “Real Estate”-t në Shqipëri. (Lexo këtu)

Altin Dumani ishte i qartë, preferohen pronat dhe “Real Estate” nga grupet kriminale, nga krimi i organizuar.
Ndërkohë Erion Veliaj, kryetari i bashkisë, i organizatës së dosjes “5D” që përmendëm më lart, ka thënë se Tirana rritet çdo vit me 20 mijë vetë, i duhen me mijëra apartamente çdo vit. Në fakt, Dumani deklaron se këto apartamente dhe prona blihen nga krimi i organizuar, nuk është çështja te 20 kullat që ka Tirana, por është edhe te qindra pallatet e tjera që ndërtohen në çdo cep të kryeqytetit. Kush është burimi i financimit të tyre?
Kreu i SPAK-ut tha se institucionet tashmë e kanë verifikuar dhe jo pa qëllim kanë sekuestruar 150 milionë euro asete të krimit të organizuar. Gënjen Altin Dumani, apo gënjen Erion Veliaj? (Lexo këtu)

Kush është gënjeshtari dihet, pyetja e ka përgjigjen gati.
Dimensioni i pestë i Altin Dumanit ishte mjaft i qartë, marrëdhënia e tij me politikën.
Këtu nuk përfshihet thjesht dhe vetëm përgjigja ndaj Ilir Metës apo Sali Berishës, por edhe qëndrimi që mbajti ndaj politikës për veprimet që ajo mund të bëjë dhe reagimi i drejtpërdrejtë ndaj komisionin “Xhafaj”.
Dumani theksoi se në unison prokurorët kishin vendosur të mos shkonin në këtë komision, pasi SPAK nuk kishte çfarë të diskutonte në një strukturë të ngritur nga Kuvendi, që nuk kishte në proces të punëve të tij institucionin që drejton Altin Dumani.
Për më tepër, SPAK raporton në disa institucione, raporton në Kuvend dhe qëndrimi i mbajtur ndaj Fatmir Xhafajt, që më shumë sesa një komision parlamentar, ishte një armë individuale tashmë e dështuar, kuptuam se dikush kishte nisur një luftë ndaj Prokurorisë së Posaçme, por që po rezulton një fluskë sapuni.

Pak a shumë, ky ishte Altin Dumani në 5 dimensionet e tij, në më të rëndësishmet që ka deklaruar tashmë në publik, qëndrimet më të forta që ka mbajtur si informim ndaj qytetarëve nga media publike.
Dumani tha edhe shumë gjëra të tjera dhe në mbyllje të emisionit dukej i ngarkuar emocionalisht për jetën e përditshme, pamundësinë për të qenë të lirë ai, familjarët e tij, prokurorët e SPAK-ut, familjarët e tyre, njerëzit e lidhur me ta, të cilët po luftojnë me krimin e organizuar, me korrupsionin dhe me politikën shqiptare. (Lexo këtu)

Në fund pati edhe një mesazh të qartë, drejtuar çështjes së zgjedhjeve që po afrojnë. SPAK do fleje vetëm kur krimi dhe ai zgjedhor të flejë dhe politika nuk do të ketë korrupsion.
E vërteta është se Altin Dumani është nga ata që nuk fle kurrë dhe këtë e tregoi në të gjithë dimensionet e tij./ CNA
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...