
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dëshmi të drejtpërdrejta përfshirjen e Ajola Xoxës në tregun e artit në qytetin e Tiranës. Tregu i artit është i njohur si treg i pastrimit të shpejtë të produkteve që vijnë nga veprimtari të jashtëligjshme. (LEXO KETU)
Në teoritë e formave të pastrimit të parave, tregu i shitblerjes ose transaksioneve financiare të lidhura me biznesin e artit, është i parapëlqyer nga persona që vishen me rolin e sekserit dhe përdorin veprimtari të lidhura me artin, për të kanalizuar cash-in drejt llogarive bankare.
Deri në ditën që iu desh të vendoste të promovonte art, ishte promovuar fort si star-i i jurisprudencës së re, me pretendimin e pasjes së një diplome Bachelor në Francë dhe të nisjes së një masteri në Bocconi në Itali.
Sot askush nuk është i sigurtë për diplomën e Francës dhe në faqen personale të zonjës Xoxa nuk ka lajme për përfundimin e masterit në Itali. Vështirë të besohet që zonja Xoxa qenka ajo ish-studentja ekselente, por diskrete që nuk i pëlqen të ndajë me publikun fakte personale.
Të gjithë kujtojmë se si familja Veliaj-Xoxa na njoftoi disa muaj përpara lajmit të shtatzënisë së Xoxës, se po kërkonin të ngjiznin një fëmijë! Pasoi ndarja me publikun e lajmit se Ajola na kishte mbetur shtatzënë!
Si mund të ketë harruar Zonja Xoxa të na njoftojë sukseset e karrierës juridike, kur ka njoftuar deri detaje të karrierës që po niste si prind i ardhshëm? Vërtetë zonja Xoxa na kurseu detajet e "përpjekjeve" që po bënte çifti për t'u bërë prindër, por edhe pa ato detaje, gjithkujt mund t'i vinin në ndihmë detaje të eksperiencave personale për "veprimet" e një çifti që po kërkon të ketë një fëmijë. Çifti Veliaj-Xoxa ka ndarë me publikun edhe detaje kaq personale!

Por si për çudi, Ajola që njofton gjithçka, nuk publikon asnjë të dhënë për arsimimin e vet francez juridik! Studioja juridike e Ajola Xoxës menaxhohej nga Klotilda Bushka. Për çdo hall familja Xoxa të referonte tek Ilda që ishte "shumë e zonja". Ajola nuk konsultonte njeri! Kjo konsulencë vazhdoi gjatë! Pastaj papritur ditën që Erion Veliaj u bë kryetar bashkie, zonja Xoxa zbuloi pasionin për artin kontemporan!
Dhe braktisi pa dhimbje (nëse do të kishte ndier dhimbje do të na e kishte njoftuar patjetër), jurisprudencën dhe u hodh në krahët e artit, pas një kursi intensiv disamujor.
Zonja Xoxa pasionin e vet filloi ta zhvillojë shpejt duke pushtuar të gjithë tregun e promovimit dhe financimeve të artit në qytetin e Tiranës.
Zonja Xoxa, sot e kësaj dite zhvillon pasionin e vet për artin kontemporan, në një supervilë, në një superzonë të një superqyteti të Shqipërisë. "Vila 33" në Bllok, e përdorur deri në vitin 2005 si rezidencë e diplomatëve të huaj apo përfaqësuesish të Bankës Botërore, shitet.
"Vila 33", rruga "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Tiranë, shitet për herë të parë në 31 dhjetor 2005. Pronarët e kohës (motër e vëlla) ishin shtetas shqiptarë me banim në Trieste.
CNA po investigon gjithë transaksionet (përfshirë dhurimet brenda familjes), nga viti 2005 deri në 2024. Ajo që rezulton nga çertifikata aktuale e pronësisë është pronësia e 2 grupeve individësh të lidhur mes tyre me linja gjaku dhe biznesi. (LEXO KETU)
Në linjën e biznesit rezultojnë të paktën 3 biznese ndërtimi. Dhe biznesi i ndërtimit në qytetin e Tiranës lidhet drejtpërdrejt me leje ndërtimi në domein-in institucional të burrit të Ajola Xoxës. Quhet Erion Veliaj!
Në ditët në vijim publiku do të ketë në dispozicion edhe gjithë skemën e personave që rezultojnë pronarë të kuotave të pronësisë te "Vila 33" dhe lidhjet e tyre me një listë biznesesh, objekti i veprimtarisë së të cilave lidhet me fonde publike të Bashkisë Tiranë dhe leje ndërtimi (deri dje), domein i Bashkisë Tiranë.
Është fakt i publikuar edhe më parë se "Vila 33", i është dhënë pa shpërblim galerisë "NAAN" në pronësi të Ajola Xoxës.

2 grupe pronarësh me interesa biznesi me Bashkinë Tiranë i kanë lënë pa pagesë Ajola Xoxës një vilë në fasadën e së cilës lexon "NAAN". Asnjë nga grupet e pronarëve nuk ka ndonjë lidhje me artin! Ndaj duket edhe më i çuditshëm fakti që duke ofruar një supervilë, të kenë hequr dorë nga të paktën 25.000 euro qira në muaj. Kanë bërë edhe më shumë sesa kaq!


I kanë dhënë në përdorim Bashkisë Tiranë gjithë oborrin rrethues që bashkia ta përdorë si parkim me pagesë! CNA.al raportoi dje disa nga përfitimet e 2 prej bizneseve, pronarët e të cilave janë edhe pronarë të "Vilës NAAN". (LEXO KETU)
Pronarët e "Vilës NAAN", që i kanë lënë në përdorim pa pagesë zonjës Veliaj, paguhen nga Bashkia Tiranë për zhvillimin e biznesit të vet.






Kjo nuk është skemë pasioni për artin kontemporan! Është një skemë e pastër korrupsioni.
Ndaj SPAK-u mund të na e kursejë kohën që na duhet për të sjellë për publikun të gjitha transaksionet e pronësisë mbi "Vilën NAAN", që prej aktit të parë noterial me nr.12016 rep. dhe nr. 2637 kol., të hartuar për shitjen e parë të kuotave të pronësisë, si dhe të gjitha të ardhurat e siguruara nga shfrytëzimi i "Vilës 33", deri ditën që u bë "Vila NAAN"./ CNA
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...