
Ilir Meta, dje, në protestën e mbajtur nga opozita, doli nga foltorja dhe deklaroi se ishte e turpshme që një pjesë e opozitës mbështeste kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. (lexo këtu)
Me një gjuhë karagjozësh dhe rrugaçësh, Ilir Meta vazhdoi me fjalët e tij dhe ishte pikërisht rasti kur ai bënte moral. Është fiks, nuk ka asnjë ndryshim që të flasë për korrupsionin dhe luftën ndaj tij, Ilir Meta. Është njësoj si rasti i një prostitute të përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet që të bëjë të njëjtën gjë. (lexo këtu)
Ndaj, Ilir Meta më shumë sesa duhet të fliste për turpin e opozitarëve që mbronin Altin Dumanin, apo kishin shpresë nga SPAK-u, duhet të kishte bërë aktin e tij, të jepte dorëheqjen nga politika dhe të qërohej njëherë e mirë ai dhe fara e tij që kanë më shumë se 30 vjet që mbajnë peng Shqipërinë. (lexo këtu)
Shqipëria i ka dhënë gjithçka këtij personazhi politik, deputet, ministër, zv.kryeministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, President, është kapur me bllok në dorë si hajdut dhe nuk është në burg. I kanë ndodhur mijëra skandale dhe ia ka hedhur, por kjo nuk i jep të drejtën që ky turp i shtetit shqiptar, kjo neveri i opozitarizmit të akuzojë personat që kanë shpresë tek Altin Dumani, te SPAK-u, te lufta kundër korrupsionit, pikërisht që Ilir Meta, të shkojë pas hekurave.(lexo këtu)

Në rast se do ta dijë të vërtetën duhet ta kuptojë që në qoftë se bën një sondazh le ta organizojë dhe vetë dhe të pyesë kë duan në burg të parin shqiptarët. (lexo këtu)
Të jetë i bindur që do të dalë emri i tij, është fytyra më e urryer, më e korruptuar dhe më e akuzuar në vend, pavarësisht se kërkon të fshihet. (lexo këtu)
Ndaj, dhe më shumë sesa të bëjë karagjozin, duke i bërë një dëm të pamatë opozitës, dalja e tij në tribunë largon me mijëra demokratë sepse është një fytyrë e urryer dhe e pështirë e politikës shqiptare. (lexo këtu)
Ilir Meta mirë është që të japë dorëheqjen dhe të largohet nga politika dhe ta lërë opozitën të marrë frymë, të ngrihet, sepse i vetëm me një tufë horrash që ka nga pas nuk i bën dot asgjë opozitës. Përkundrazi, nuk e zmadhon atë, por vetëm e zvogëlon dhe e lë në opozitë shumë gjatë./CNA
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar në "A2CNN...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka deklaruar se prot...
Kandidimi në Himarë i Vangjel Tavos dhe i Petro Gjikur...
Në zgjedhjet e pjesshme të Himarës që do të zhvillohen...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ...
Partia e PBDNJ-së dhe "OMONIA", kanë konfirmuar kandid...
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë D...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Go...
Në një prononcim për mediat nga Shkodra, ambasadori i ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në datën 4 Gusht do të mbahen zgjedhjet për kryetarin ...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konf...
Të mërkurën Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula...
Presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet e pjesshme ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në mbledhjen e sotme të Komisiont të Posaçëm që do të ...
Fatbardh Kadilli, ideatori i partisë së re “IDE” ka zb...
Lulzim Basha është tradhtuar nga njeriu më besnik i ti...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruk...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...