Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Spiropali: Po presim propozimet e PD-së
Socialistët depozituan dje në Kuvend propozimet për nd...

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë për Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor.
Balluku theksoi se është i nevojshëm bashkërendimi i të gjithë veprimtarive midis sektorit privat, atij publik, qeverisjes dhe Bashkimit Evropian.
"Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të mblidhemi të gjithë bashkë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke qenë se tashmë është bërë traditë, tashmë lidhjet tona janë forcuar dhe tashmë ne funksionojmë si një trup i vetëm, pasi kemi kuptuar prej kohësh që duke funksionuar si të tillë jemi më të fortë dhe më të rëndësishëm. Aq më tepër kur flitet për një temë kaq delikate, siç është siguria kibernetike ndaj të cilës tashmë jemi të ndjeshëm, jo vetëm ne vendet e Ballkanit, duke ditur dhe sensibilitetet tona, por e gjithë bota, madje dhe vendet më të zhvilluara ekonomikisht. Është e rëndësishme që konferenca si kjo e sotmja të kenë vëmendjen e veçantë të qeverive dhe të ligjvënësve dhe padyshim çka është më e rëndësishme është bashkërendimi i të gjitha veprimtarive midis sektorit privat, atij publik, qeverisjes dhe padyshim Bashkimit Evropian", u shpreh Balluku.
Krijimi dhe ofrimi i shërbimeve të besueshme dhe të sigurta në mjedisin digjital ndërkufitar është një nga prioritetet qeveritare, tha Balluku ndërsa dha detaje mbi paketën "Growth Plan", Planin e Rritjes, mbi të cilën po punojnë bashkërisht vendet e Ballkanit.
"Krijimi dhe ofrimi i shërbimeve të besueshme dhe të sigurta në mjedisin digjital ndërkufitar për ne është një nga prioritetet qeveritare, prioritetet kombëtare, pasi ashtu siç kemi bërë edhe në fushën ekonomike ku e konsiderojmë Ballkanin Perëndimor si një të vetëm, ashtu duhet konsideruar edhe për sa u përket zhvillimeve digjitale dhe është kënaqësi që e gjithë kjo paketë të jetë pjesë e 'Growth Plan' për të cilin të gjitha vendet tona po punojnë në mënyrë individuale, por edhe të përbashkët. Integrimi digjital me të gjithë komponentët e tij, ku nuk mungon bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, është një nga shtyllat kryesore të këtij plani, 'Grouth Plan', të miratuar në nëntor të vitit 2020 në Samitin e Sofjes dhe padyshim që mbetet si një nga drejtimet kryesore për planin e ri të CRM 2025-2028", u shpreh ajo.
Balluku u ndal edhe te zhvillimi digjital i vendit, ndërsa Shqipëria u sulmua kibernetikisht nga Irani. Balluku tha se në vend janë rritur kërkesat për sigurinë e infrastrukturave kritike të informacionit./CNA
Socialistët depozituan dje në Kuvend propozimet për nd...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur ...
Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarr...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, “vuri m...
Lulzim Basha u tradhtua nga ushtarët e tij sapo Gjykat...
Vangjel Tavo foli mbrëmjen e kësaj të hëne për kandidi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi mbrëmjen e kësaj të ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Nën moton e protestës së 11 korrikut “Të bashkuar në b...
Kuvendi i ka dërguar një shkresë Gjykatës Kushtetuese,...
Lulzim Basha, pas humbjes së vulës në Gjykatën e Apeli...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga mbledhja e krye...
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është ...
Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend projektligji...
Lulzim Bashën nuk e beson më askush! Pas vendimit të Gjyk...
Fredi Beleri, nëpërmjet një shkrese i kërkon Gjykatës Admi...
Lulzim Basha, pasi shkatërroi Partinë Demokratike, ku ...
Të hënën, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Par...
Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Pe...
Mëngjesin e së hënës është zhvilluar mbledhja e Kryesi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...