
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një aleancë të fshehtë mes maxhorancës dhe opozitës.
Pas marrëveshjes për mandatin e Berishës me interpretime të Klotilda Bushkës dhe Fatmir Xhafajt, kur arresti u quajt mungesë me arsye shtetërore dhe rikthimit të opozitës në Kuvend, erdhi marrëveshja për disa ndryshime kozmetike në Kodin Zgjedhor, çlirimi i pasaportës dhe lirimi i Sali Berishës edhe nga arresti shtëpiak. (Lexo këtu)
Berisha i ka bindur të gjithë që drejtësia kontrollohet nga Rama, ndaj tani nuk i çbind dot, që ai qenka përfituesi i vetëm me drejtësi të pavarur, nga një drejtësi e kontrolluar nga Rama!

Në këtë kontekst duhet, dhe është e vetmja mënyrë se si mund të lexohet edhe sulmi më i fundit i PD-së me dorën e një avokateje të LSI-së.
Sot ka 3 njerëz që kanë halle të mëdha me drejtësinë!
Erion Veliaj, si "shef” i dhëndrit të Fatmir Xhafajt, ky i fundit i verifikueshëm në pozicionin e tij ndaj disa lejeve në qendër të Tiranës , ka personalisht 7 dosje në SPAK, te të cilat rezulton si shefi i “peshqve” jo dhe aq të vegjël.
Fatmir Xhafaj si vjehërr i dhëndrit, që filtronte lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës dhe si vëlla i një trafikanti të certifikuar me disa vendime gjykatash (jo vetëm shqiptare) dhe me ligjin antimafia mbi kokë, si instrument i SPAK-ut ndaj pasurisë së zyrtarëve të lartë.
Sali Berisha, si person ndaj të cilit ka të paktën 3 dosje në SPAK, mes tyre njëra që lidhet me akuza për vrasje, e papërshkrueshme dhe ndaj së cilës nuk të jep zgjidhje as pleqëria.

Sulmi më i fundit i PD-së, duke përdorur një denoncim të CNA, të formatuar si kallëzim penal, por duke futur brenda hipoteza të qytetarit digjital, mund të lexohet vetëm si dëmtim i vetë investigimit të CNA. (Lexo këtu)
Pse i duhej "Kalasë" të fuste në një kallëzim për një hetim të kryer ndaj një skeme të pastër korrupsioni familjar të Erion Veliajt, një kallëzim për një prokuror të SPAK-ut? (Lexo këtu)
Minimumi PD ka synuar që dosja t’i hiqej prokurorit që po heton korrupsionin familjar të Erion Veliajt.

E kush mund ta dojë ndryshimin e një prokurori, veç vetë të hetuarit, të cilit i paska ngecur sharra në gozhdë?
Dhe papritur Sali Berisha, njeriu që kalkulon efekte deri në tri nivele për veprimet e veta, hutohet, ngatërrohet dhe pa e kuptuar pasojën e veprimit, urdhëron (pasi ka hartuar) depozitimin e kallëzimit penal ndaj prokurorit që heton Erion Veliajn. Pse Vetisha po synon t’i heqë gozhdën nga sharra Lali Erit! (Lexo këtu)
Nuk ka gomar që nuk e kupton këtë!

Dhe Berisha nuk është gomar, që të mos e dijë që ky arsyetim do të bëhej njësoj edhe nga çdo gomar, poshtë apo lart ballkonit ku ka kullotur tani 1 vit!
Pse Berisha nuk e vrau mendjen se po dekonspirohej?
A është aleanca Berisha-Veliaj-Xhafaj paralajmërimi i betejave të reja kundër SPAK-ut që duhet të rifillojnë pas legjislaturës së re të shtatorit 2025?
Deri tani Rama ka mbrojtur komisionin “Xhafaj”, por Rama nuk përbën lajm tashmë as kur të mbron e aq më pak kur të lëshon. Dhe nervozizmi i tij më të gjithë u dallua qartë gjatë gjithë aktiviteteve për festat e nëntorit. (Lexo këtu)

Sot mund të themi, pa pasur nevojë që qytetari digjital të na e sqarojë, që aleanca Berisha-Veliaj-Xhafaj, (secili për hallin e vet), po funksionon si frëngji sulmesh kundër prokurorëve të SPAK-ut.
Ndërkohë Rama po rri në hije me stilolaps në dorë si shpatë. I gatshëm të firmosë fët e fët çfarëdo varianti që e nxjerr pa lagur atë vetë./ CNA
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Qytetarët e Tiranës, por edhe shqiptarët sot mësuan se...
Një institucion i krijuar pas Reformës në Drejtësi dhe...
Më në fund BE u zgjua. Europa e mplakur, e përçarë, burokr...
Më në fund, mazhoranca, nëpërmjet Komisionit për Ekono...
Që në daljet e para publike të liderëve të partisë së ...
Fatmir Xhafaj e cilëson veten si “babain” e Reformës...
Krokodili është një predator që rritet në ujëra, ushqehet ...
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nu...
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...