
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka kallëzuar në SPAK bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, pas investigimit të CNA-së për vilën “NAAN”, një godinë, qiraja e së cilës shkon në shumën 25 mijë euro, por i është dhënë falas nga pronarët Ajola Xoxës, që në këmbim kanë marrë tenderë nga Erion Veliaj.
“Nëpërmjet shoqërive që ka hapur e kallëzuara prej nesh Ajola Xoxa duke përfshirë dhe shoqërinë 'Ajolah' dhe 'Harabel' kemi evidentuar nisur dhe nga disa investigime të medias CNA, se si janë marrë disa objekte kundrejt ofrimit falas pa qira dhe pronarët e objekteve kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, pra bashkëshorti i zonjës Ajola Xoxa, projekte të ndryshme, tenderë, pa garë apo leje ndërtimi në mënyrë të paligjshme”, tha Kalaja.
Ndër të tjera, Kalaja tha se një denoncim tjetër i rëndë është për prokurorin Olsi Dado, i cili nuk po bën asnjë veprim për hetimin pasuror të Veliajt dhe familjarëve të tij.
“Kemi një denoncim më të rëndë se ky. Në kallëzim sot i kemi drejtuar disa pyetje SPAK-ut. Në qershor të 2024 është pranuar që ka filluar hetimi penal në lidhje me pasurinë e shtetasve Erion Veliaj, Ajola Xoxa, nënës dhe vëllait të Veliajt.
Kujtojmë se pak ditë më parë CNA publikoi me dokumente se Ajola Xoxa administron prej vitesh një godinë ku ka vendosur “NAAN Gallery”, e cila ka sipërfaqe 269 metra katrorë dhe rreth 1100 metër truall pa asnjë qira.
CNA thelloi investigimin e saj duke kërkuar se kush ishin pronarët e vërtetë të këtij objekti, kush ishin këta njerëz apo një njeri i vetëm, që një godinë, e cila mund t’i gjeneronte të ardhura deri në 25 mijë euro në muaj, sipas të dhënave të nxjerra nga agjencitë imobilare, t’i jepte Ajola Xoxës pa qira objektin.
CNA tregoi me fakte përfitimin që kishte marrë një nga pronarët e objektit që qiranë duhet ta kishte mjaft të majme, por të majme ishin edhe të ardhurat që i vinin nga Bashkia e Tiranës, të ardhura të majme që vinin nga tenderë me flamur të kuq, të ardhura të majme, të cilat nuk ishin vetëm për Gentian Sulën që ne raportuam, por edhe për pronarë të tjerë direkt apo indirekt./ CNA
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka qenë pjesë e tryezës së o...
Mbrëmë është zhvilluar një operacion i gjerë në lidhje me ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Në tetor është regjistruar shifra më e lartë të importit t...
Skiatorja e Tiranës, Lara Colturi ka arritur të renditet e...
Të gjithë punonjësit socialë të organit drejtues të Qendra...
Një tjetër protestë është zhvilluar këtë të shtunë për vra...
Organizata europiane për Ruajtjen e Natyrës “Euro Natur” s...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Altin Dumani u pyet mbrëmjen e sotme për pengun e tij ...
Krimi i organizuar shqiptar është i përhapur thuajse n...
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani, zuloi mbrëmjen e sotme se...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, tha mbrëmjen e sotme se Sky ...
Disa analistë kanë aluduar se pas muajit janar SPAK do...
Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, ka dhënë një përgji...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani rrëzoi akuzat se SHBA ka ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kr...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani iu përgjigj akuzave polit...
Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani reagoi mbrëmjen e so...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, foli mbrëmjen e sotme pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...