E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ngriti këtë të diel akuzat se prokurori prokurori i posaçëm, Olsi Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit, Julian Gjoshin, i cili ekzekutoi sot Alfred Dedjan.
Emri i Julian Gjoshit del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për deputetin socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja, ku ky i fundit komunikonte me Altin Hajrin për lirimin e tij.
Për denoncim e Berishës reagoi edhe SPAK-u, i cili përgënjeshtroi akuzat dhe deklaroi se Olsi Dado nuk ka lidhje me këtë çështje.
Këtë e ka konfirmuar me burime edhe CNA.
CNA u interesua pranë Prokurorisë së Tiranës dhe mësoi se Olsi Dado nuk ka pasur asnjë lidhje me çështjen në fjalë.
Julian Gjoshi është arrestuar në janar të vitit 2021 për armëmbajtje pa leje.
Sipas të dhënave zyrtare rezulton se është prokuror i çështjes ka qenë H. M., ndërkohë që gjyqtar ka qenë A. M.
Prokurori H. M. ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” dhe sipas kërkesës së tij gjyqtari A. M ka dhënë 21 ditë burg.

Prokurori, pasi është marrë akti i inspektimit të armës ka kërkuar “arrest me burg pa afat”. Pas kërkesës së dytë, gjyqtari A. M. ka dhënë vendimin për arrest me burg pa afat.
Ndërkohë, pasi dosja ka kaluar në gjykim, gjyqtare e çështjes ka qenë Shefkie Demiraj, e lidhur me familjen Berisha.
Lidhjet e gjyqtares, e cila është pezulluar nga vetting-u shkojnë edhe më tej.
Gjyqtarja Shefkie Demiraj është vajza e xhaxhait të kreut të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Hysni Demiraj. Por le të kthehemi tek dosja e Gjoshit.
Prokurori H. M. kërkoi sërish burg për Julian Gjoshin, por gjyqtarja Shefkie Demiraj e liroi me kusht.

Shefkie Demiraj e konvertoi kohën e vuajtjes me 3 vjet shërbim prove dhe Julian Gjoshi doli nga burgu.
Ky dënim me shërbim prove duhej të mbaronte në 23 dhjetor. Aktualisht, çështja është në Gjykatën e Apelit.
Pra, gjithçka thotë Sali Berisha është një spekulim, një fake news apo një mashtrim i botuar nga ish-kryeministri në rrjetet sociale.
Për çdo aksion të SPAK, Sali Berisha ka një variant të vetin, që herë është në interes të familjes politike dhe herë për interesat e familjes biologjike. Kjo ka ndodhur edhe sot me akuzën e tij sipas së cilës prokurori i SPAK, Olsi Dado, është përfshirë në skandalin e lirimit të Julian Gjoshit. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia ditën e sotme me akuzën se ka vrarë me armë, në dalje të një lokali në Ndroq, 50-vjeçarin Alfred Dedja.

Emri i Julian Gjoshit del edhe në hetimet e Prokurorisë së Posaçme për deputetin socialist të arrestuar, Jurgis Çyrbja. SPAK reagoi menjëherë, duke hedhur poshtë akuzat ndaj prokurorit Olsi Dado, por ndërkohë Sali Berisha, si shpeshherë, ia del të ndërtojë një narrativë të rreme sipas oreksit të tij politik, duke përdorur “qytetarin dixhital”. Nuk do shumë mend për të kuptuar se “qytetari dixhital” është vetë Sali Berisha, kalkulimet e tij politike (dhe jo vetëm), për të sulmuar Prokurorinë e Posaçme si institucion dhe prokurorë të veçantë që kanë prekur drejtpërdrejt interesat e familjes së tij biologjike dhe politike.
Kryetari i opozitës, nëse mendon të ngjallë besim te qytetarët, duhet të jetë i besueshëm në çdo akuzë që ngre, sidomos për institucionet e drejtësisë që kohët e fundit kanë vënë me shpatulla pas muri funksionarët më të lartë të qeverisë.

Nëse Sali Berisha ka vërtet informacion se prokurori Olsi Dado ka liruar nga burgu një bandit, së paku duhet të tregojë një fakt ose një dokument që e vërteton këtë akt. Përndryshe, akuza e sotme dhe ato të mëparshme për dosje dhe çështje të veçanta janë një avokati e dobët juridike dhe politike për problemet që Sali Berisha dhe familja e tij kanë me SPAK.
Thënë ndryshe, dikush duhet ta sqarojë kryetarin e PD-së se hallet e tij dhe të familjes së tij nuk zgjidhen duke sulmuar prokurorët e SPAK dhe as duke shpikur gënjeshtra. Edhe pse, në fakt, e vërteta dhe Sali Berisha në politikë dhe drejtësi takohen shumë rrallë dhe shumë shkurt./ CNA
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Moti i keq me shi dhe dëborë ka përfshirë vendin. Autorite...
Mjetet borëpastruese vijojnë punën për hapjen e rrugës së ...
Gjatë natës në juglindje kanë vijuar reshjet e borës me in...
Vazhdojnë me intensitet të lartë reshjet e dëborës në jugl...
Plakja e popullsisë dhe migrimi i saj vazhdojnë të jenë fa...
Në qarkun e Korçës vijon të bien reshje dëbore. Mësohet s...
Ditën e premte, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtë...
Policia e Shtetit ka bërë një thirrje për shoferët duke ma...
Gjergj Luca rikthehet në interesimin e mediave prestigjioz...
Reshjet e dëborës kanë zbardhur të gjithë qarkun e Korçës....
Nga 1 dhjetori - 5 janar, si një traditë tashmë e përvitsh...
Një fabrikë këpucësh në Shullaz të Kurbinit është përfshir...
Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës që në o...
Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i vizitorëve të huaj q...
Shqiptarët në të gjithë botën kanë festuar për Pavarës...
Policia e Maqedonisë së Veriut pengoi mbrëmjen e djeshme f...
Këtë të premte është ndarë nga jeta nga jeta në moshën...
Forcat e Armatosura dhe AKMC janë në krye të detyrës për t...
Ambasada e SHBA ka përcjellë mesazh urimi për 80-vjetorin ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...