web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit

13 Dhjetor 2024, 13:06, Editorial CNA

Pasuria e Altin Dumanit shpesh tentohet të kthehet në një debat publik. Politika, e cila nuk ka mundur të ketë dyert e hapur në komunikim me Dumanin, për të bërë çfarë i do qejfi, apo për të mbyllur dosjet e saj e ka sulmuar duke akuzuar se ka 3 apartamente.

Më i fundit ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në daljen e tij të fundit në emisionin “Opinion” tha se me rrogën e zyrtarit, pra, me pagesën e një prokurori, nuk bën dot tri apartamente.

Në fakt tri apartamente nuk i bën dot as me rrogën e kryeministrit. Por CNA ka zbardhur më parë pasurinë e Altin Dumanit, e cila në fakt nuk është krijuar nga të ardhurat e rrogës, por me kredi të marra në bankat e nivelit të dytë.

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit
Altin Dumani, kreu i SPAK

Është mjaft e qartë, është mjaft e pastër që pasuria e Altin Dumanit është e kontrolluar, është çdo qindarkë e tatuar dhe megjithëse ata që pretendojnë se dikush e kalon vetingun në një formë apo tjetër ende sot nuk ka dalë një individ, përfshirë këtu dhe Sali Berishën, të thotë se Altin Dumani është i korruptuar.

Thjesht dhe vetëm merren me numrin e apartamenteve, jo me faktin është apo jo i korruptuar dhe si janë krijuar këto apartamente.

Sipas të dhënave zyrtare të gjetur në ILDKPI dhe verifikimet e bëra nga CNA, që janë zyrtare, rezulton se Altin Dumani ka pasuri të krijuara nga kredimarrja dhe me marrjen e kredive ka dhënë objektin që ka marrë me qira.

Pra, një veprim krejt normal i një individi që e ka bërë pas shumë vitesh.

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit
Altin Dumani kreu i SPAK

Kreditë e marra që në kohën e Sali Berishës. Pra, Altin Dumani nuk i ka vendosur këto tri apartamente tani që u bë prokuror i SPAK-ut, por i ka blerë një e nga një me kredi këtu e 20 vite më parë dhe përfiton të ardhura nga qiradhënia dhe nga qiradhënia paguan interesat bankare.

Kjo, sipas të gjitha deklaratave të pasurisë, sipas të gjitha materialeve të verifikuara, të cilat kanë kaluar në veting, por dhe ajo që është më e rëndësishme që e theksuam më sipër, çdo qindarkë është tatuar.

Pra, apartamentet e pretenduara të Altin Dumanit si debat publik apo politik janë thjesht një kleçkë politike për të krijuar sulm ndaj një individi që as nuk i ngrenë dot gishtin për një rast të vetëm që të thoshin këtu Altin Dumani ka gabuar si prokuror, këtu Altin Dumani është korruptuar.

Por dhe vetë Sali Berisha, me video, me zë dhe me figurë që CNA e ka treguar, ka thënë se është i ndershëm, por Berisha pretendon se është i majtë sepse gjithmonë e shikon me syrin e tij politik.

Të njëjtën gjë thotë e gjitha klasa politike.

Askush deri më sot nuk ka mundur t’i ngrejë një akuzë të vetme për një çështje apo të dyshojë e jo më të akuzojë për korrupsion, ndaj dhe të gënjesh dhe të abuzosh me apartamentet, të cilat janë blerë me kredi në banka, janë paguar interesat bankare dhe janë blerë me çmimin e tregut të para 20 viteve, pronat e sotme në Tiranë, çmimet janë disafishuar, nuk kanë të njëjtin çmim që kishin para 4 vjetësh, në kohën e pandemisë, nuk kanë të njëjtin çmim të paraluftës së Rusisë me Ukrainën. Patjetër që pas kaq vitesh marrin një vlerë tjetër. Por nuk janë vetëm pronat e Altin Dumanit që marrin një vlerë tjetër, por janë të gjitha pronat e banorëve të kryeqytetit.

Ndaj dhe të luash me të tilla akuza është më shumë sesa kriminale. Politika patjetër që luan me të pavërtetën, ka lojën e saj, ka debatin e saj, por përballë Altin Dumanit, përballë SPAK-ut nuk është më politikë, por është drejtësi.

Dikush kërkon të shpëtojë lëkurën, dikush tjetër akuzon se do të ruajë xhepat e ndotur të korrupsionit, por e vërteta e pasurisë së Dumanit është e qartë dhe këto historitë me apartamente dikush bën mirë që përpara se të akuzojë të shkojë në ILDKPI të marrë dokumentet se janë publike dhe të shkojë e të ngrejë një akuzë të vetme apo një kallëzim për Altin Dumanin. Por këtë nuk e bëjnë sepse e dinë se ato që ata thonë janë vetëm gënjeshtra.

KËTU ËSHTË PASURIA E ALTIN DUMANIT

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit

CNA ka zbardhur pasurinë e Altin Dumanit duke nisur nga viti 2004-2020.

Në MARS të vitit 2019, CNA zbardhi pasurinë e Dumanit nga viti 2004-2016, të cilat mund t’i lexoni këtu:

"Në vitin 2004 ka deklaruar autoveturë Volsvagen, e  vlerë me kursime nga të ardhurat e familjes, depozitë bankare në shumën 1 035 dollarë, para cash në banesë 500 000 si dhe të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes.

Në vitin 2005 ai ka deklaruar kursime në shumën 1 100 000 lekë, të ardhura nga paga e tij në shumën 16771 35 lekë, si dhe pagën e bashkëshortes në shumën 491 177 lekë.

Në vitin 2006 ai ka deklaruar kursime në shumën 1 200 000 lekë, të ardhura nga paga e tij në shumën 157 5788 lekë, pagën e bashkëshortes në shumën 555 002 lekë, dhe të ardhura nga puna e bashkëshortes si përkthyese me kohë të pjesshme në shumën 100 000 lekë. Një kredi 5 000 000 lekë për blerje shtëpie, e rimbursuar nga Ministria e Financave, apartament me sipërfaqe 127.14 metër katror me vlerë 50 000 euro.

Në vitin 2007 ai ka deklaruar depozitë financiare në emër të bashkëshortes në shumën 2 548 274 lekë, kursime në cash në shumën 500 000 lekë. Më tej ka deklaruar pagën dhe tre burime të ardhurash nga puna e bashkëshortes.

Në vitin 2008 ai ka deklaruar kursime nga të arhurat e bashkëshortes me kohë të pjesshme në Ministrinë e Drejtësisë në shumën 303 779 lekë, kursime nga paga e bashkëshortes në shumën 127 000 lekë, sërish kursime në shumën 600 000 lekë, depozitë bankare në emër të vajzës në shumën 55 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga.

Në vitin 2009 ai ka deklaruar një zyrë me sipërfaqe 28 metër katror, pranë kopshtit zoologjik që kushton 28 000 euro, huadhënie kunatës në shumën 1 milion lekë, llogari rrjedhëse për pagesën e qirasë së shtëpisë në shumën 800 euro, kursime cash në shumën 800 000 lekë, pagën si prokuror në Tiranë në shumën 1 390 000 lekë, pagën e bashkëshortes në ILDKP në shumën 935 000 lekë, të ardhura nga bashkëshortja si përkthyese në Komisionin Evropian në shumën 120 000 lekë, të ardhura nga qiraja e shtëpisë në shumën 1 100 euro.

Në vitin 2010 ai ka deklaruar është shtuar llogaria për qiranë e shtëpisë, në total në shumën  3 126 euro, hapur depozitë bankare në emër të bashkëshortes në shumë 700 000, pas kthimit të borxhit nga kunata. Ka blerë një makinë Renault Schenic në janar 2010, vit i prodhimit 2000 në shumën 550 000 lekë. Të ardhurat personale në shumën 1 457  810 lekë, të ardhurat nga paga e bashkëshortes në shumën 901 142 lekë dhe të ardhura nga dhënia e shtëpisë me qira në shumën 5940 euro.

Në vitin 2011 ai ka deklaruar se janë shtuar interesat e llogarisë bankare në shumën 41 315 lekë, kursime cash në shumën 400 000 lekë, pagën si prokuror në shumën 1 513 275 lekë, pagën e bashkëshortes 780 000 lekë, të ardhurat nga qiraja 5 940 euro.

Në vitin 2012 ai ka deklaruar se i është shtuar llogaria rrjedhëse dhe në total shkon në 5 025 euro, llogari kursimi në emër të vajzës 2353.22 lekë, llogari rrjedhëse e bashkëshortes në shumën  240 812 lekë, llogari rrjedhëse në emër të tij në shumën 896 65 lekë. Të ardhura nga paga në shumën 1 263 000 lekë, të ardhura nga paga si pedagog në shumën  12 600 lekë, të ardhura nga qiraja e shtëpisë në shumën  5 940 euro, të ardhura nga paga e bashkëshortes si inspektore tek tatimet në shumën 750 710 lekë, të ardhura nga dhënia me qira e zyrës në shumën 240 000 lekë.

Në vitin 2013 ai ka deklaruar llogari rrjedhëse në shumën 2 170 euro, llogari kursimi në emër të vajzës në shumën 4 438 lekë, depozitë kursimi në emër të bashkëshortes në shumën 33 576 lekë, blerje automjeti në emër të bashkëshortes, që ka kushtuar 2 600 euro. Kursime cash në shumën 300 000 lekë, të ardhura nga paga në shumën 1152160 lekë, të ardhura si lektor me kohë të pjesshme në shumën 42 000 lekë, të ardhura nga paga e bashkëhsortes si pedagoge në Universitetin e Durrësit në shumën 727 746 lekë, të ardhura nga qiraja e shtëpisë në shumën 5 940 euro, të ardhura nga puna si përkthyese e bashkëshortes në shumën 5 242 lekë.

Në vitin 2014 ai ka deklaruar llogari rrjedhëse për pagesën e qirasë në shumën 1 086 euro, depozitë kursimi në emër të bashkëshortes në shumën 6 559 lekë, llogari rrjedhëse nga paga si prokuror në shumën 248 35 lekë, llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes në shumën 64 715 lekë, fondi i investimeve në emër të bashkëshortes në shumën 15 674 lekë, depozitë e bashkëshortes në shumën 8 631 euro, paga e bashkëshortes nga përkthimi në shumën 29 718 lekë, kursime cash 300 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga.

Në vitin 2015 ai ka deklaruar se ka blerë një apartament në Yzberishtme sipërfaqe 75.7 metër katrorë. Prona është regjisttruar në emër të bashkëshortes dhe ka kushtuar 41 mijë euro. Ndërka bashkëshortja në llogarinë rrjedhëse vijon të ketë 1 129 euro si dhe kursime në cash në shumën 300 000 lekë. Më tej deklaron se apartamentin e blerë në Yzberisht e ka dhënë me qira dhe ka përfituar shumën  117 300 lekë.

Në vitin 2016 bashkëshortja ka  zgjidhur kontratët për një apartament pranë kompleksit sportiv Dinamo të dhënë me qira për një periudhë dy vjeçare nga 500 euro në muaj, një shtetasi italian.

Të njëjtin apartament, me datë 22.08.2016 ia ka dhënë me qira një shtetasi amerikan por me çmim 450 euro në muaj. Më tej ka zgjatur kontratën për apartamentin në Yzberisht. Gjendje llogarie në emër të bashkëshortes në shumën 101 827 lekë, sërish gjendje llogarie e bashkëshortes në shumën 101 134 lekë,  900 euro nga qiraja e shtetasit amerikan për apartamentin, gjendje në llogarinë e tij rrjedhëse në shumën 224 535 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Apelit në shumën 124 0857 lekë,, të ardhura si lektor part-time, në një universitet privat në shumën 155 500 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes 709 141 lekë, të ardhura nga qiraja lidhur me “Victoria Invest”, në shumën 240 000 lekë, të ardhura nga qiraja e apartamentit tek kompleksi sportiv Dinamo në shumën 2 250 euro, të ardhura nga qiraja e të njëjtit apartament, nga një shtetas italian në shumën 979 euro, të ardhura nga qiraja e apartamentit në Yzberisht sipas kontratës të lidhur me një organizatë vullnetare në shumën 138 109 lekë. Të ardhura po nga i njëjti apartament, por sipas kontratës me një shtetase tjetër në 75 000 lekë", thonë të dhënat e siguruara nga CNA për periudhën 2004-2016. 

CNA MË TEJ KA ZBARDHUR PASURINË E ALTIN DUMANIT NGA VITI 2017-2020, NË KOHËN KUR AI ISHTE PROKUROR NË PROKURORINË E APELIT TIRANË.

JA PASURITË E ZBARDHURA NGA CNA:

Viti 2017

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit

-Të ardhura në vlerën 1 266 242 lekë nga paga si Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

-Të ardhura në vlerën 240 000 lekë nga qiradhënia sipas Kontratës së qirasë.

-Të ardhura në vlerën 5 400 euro nga qiradhënia e apartamentit që ndodhet te kompleksi sportiv “Dinamo” të lidhur me shtetasin amerikan Matthew William Hull për të cilën tatimi në burim është likuiduar nga z. Dumani. Arkëtimi i të ardhurave bëhet në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes në Intesa San Paolo Bank.

-Të ardhura në vlerën 250 000 lekë nga qiradhënia sipas vazhdimit të një kontrate, tatimi në burim i të ardhurave është likuiduar nga z. Dumani.

-Të ardhura në vlerën 240 000 lekë nga qiradhënia sipas Kontratës së qirasë, të depozituara në llogarinë rrjedhëse të BKT-së. Detyrimi i tatimit në burim të qirasë është likuiduar nga qiramarrësi.

-Të ardhura në vlerën 5 400 euro nga qiradhënia e apartamentit që ndodhet te kompleksi sportiv “Dinamo” të lidhur me shtetasin amerikan Matthew William Hull për të cilën tatimi në burim është likuiduar nga z. Dumani. Arkëtimi i të ardhurave bëhet në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes në Intesa San Paolo Bank.

-Të ardhura në vlerën 250 000 lekë nga qiradhënia sipas vazhdimit të një kontrate, tatimi në burim i të ardhurave është likuiduar nga z. Dumani.

-Të ardhura në vlerën 200 000 lekë nga shitja e autoveturës “Renault Megane Scenic” e vitit 2000 sipas kontratës së shitjes, datë 25.01.2017.

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit

-Përfunduar kontrata e qirasë datë 24.10.2016 të lidhur me shtetasen Kimete Ibrahimska me objekt dhënien me qira të apartamentit në Yzberisht të deklaruar në vitin 2016.

-Kontratë qiraje datë 01.11.2017 të lidhur me një shtetas me objekt dhënie me qira të një apartamenti në Tiranë për një periudhë 6-mujore me këst mujor 25 000 lekë.

-Z. Dumani sipas Kontratës së shitblerjes datë 03.02.2017 ka blerë automjetin “Seat Altea” me vit prodhimi 2005 në shumën 5 000 euro. Burimi i të ardhurave është nga shitja e autoveturës “Renault” (200 000 lekë) dhe nga kursimet (1 000 euro të tërhequra në 03.02.2017 nga llogaria e bashkëshortes, 220 000 lekë tërhequr nga llogaria rrjedhëse BKT dhe pjesa tjetër nga llogaritë rrjedhëse të pagave të bashkëshortëve).

-Llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga qiradhënia sipas kontratës së lidhur me një shoqëri, me gjendje 218 650 lekë në 31.12.2017.

-Llogari rrjedhëse në Credins Bank me burim të ardhura nga paga si Prokuror, me gjendje 958 lekë në 31.12.2017.

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit

-Kredi bankare të marrë në 2006 për blerje apartamenti për të cilën është likuiduar detyrimi në 2017 në shumën 284 233 lekë dhe ka mbetur gjendja e pashlyer e detyrimit 3 233 922 lekë.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, llogari rrjedhëse me gjendje 48 850 lekë në 31.12.2017.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, llogari me gjendje 14 330 lekë në 31.12.2017.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga qiradhënia sipas kontratës së lidhur me një shtetas amerikan, me gjendje 71 euro në 31.12.2017.

-Vajza, znj. Ana Dumani, llogari kursimi, për të cilën janë shtuar interesat e vitit 2017. Nuk deklarohet vlera e interesave.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, kartë Visa të hapur në 25.02.2016 me vlerë 10 000 lekë me qëllim blerje të vogla dhe revista shkencore. Gjendja e kartës në 31.12.2017 është 14 330 lekë.

-Shpenzuar shuma 5 000 euro për blerjen e autoveturës “Seat Altea”, vit prodhimi 2005 sipas Kontratës së shitblerjes datë 03.02.2017.

-Shpenzuar shuma 284 233 lekë për vitin 2017 si shlyerje të kredisë bankare të marrë në 01.11.2006 për blerje apartament pranë Raiffeisen Bank.

Viti 2018

-Të ardhura në vlerën 1 285 625 lekë nga paga si Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

-Të ardhura në vlerën 148 545 lekë si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

-Të ardhura në vlerën 240 000 lekë nga qiradhënia sipas kontratës së qirasë të lidhur me një shoqëri, të arkëtuara në një llogari rrjedhëse të subjektit. Detyrimi i tatimit në burim të qirasë është likuiduar nga qiramarrësi (shoqëria).

-Të ardhura në vlerën 274 125 lekë nga qiradhënia e një apartamenti në Tiranë, për 2 kontrata qiraje të vitit 2018 (vazhdimi i njëra-tjetrës, referim pika 1 dhe 2 te seksioni “të tjera”). E ardhura është arkëtuar në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes, ndërsa detyrimi i tatimit në burim të të ardhurave të qirasë është likuiduar nga z.Dumani. Të ardhura në vlerën 5 150 euro nga qiradhënia e apartamentit që ndodhet te Kompleksi Sportiv “Dinamo”, të lidhur me shtetasin amerikan Matthew William Hull në 2016 (përfunduar kontrata në 2018) dhe në vazhdimësi me një shtetase austriake (lidhur kontratë e re).

-E ardhura është arkëtuar në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes pranë një banke të nivelit të dytë, përveç 500 euro që janë arkëtuar cash në momentin e lidhjes së kontratës së re në 2018. Detyrimi i tatimit në burim të të ardhurave nga qiradhënia është paguar nga z. Dumani.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, të ardhura në vlerën 880 euro nga punësimi si pedagoge e jashtme pranë Universitetit "New York", Tiranë.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, të ardhura në vlerën 1 013 675 lekë nga paga si pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

-Kontrata e qirasë datë 01.11.2017 e lidhur me një shtetas, me objekt dhënie me qira të një apartamenti në Tiranë për një periudhë 6-mujore me këst mujor 25 000 lekë, ka përfunduar në vitin 2018.

-Kontratë qiraje datë 20.06.2018 të lidhur me një shtetase, me objekt dhënie me qira të një apartamenti në Tiranë, me afat 1-vjeçar dhe me këst mujor 25 000 lekë. Kjo kontratë është lidhur pasi ka përfunduar kontrata e mëparshme që ka pasur subjekti për të njëjtën pasuri me një shtetas tjetër.

-Kontrata e qirasë datë 22.08.2016 të lidhur me shtetasin amerikan Matthew William Hull për një periudhë 2-vjeçare me këst mujor 450 euro, me objekt dhënie me qira të një apartamenti të ndodhur në Kompleksin Dinamo në Tiranë, ka përfunduar në vitin 2018.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, ka lidhur kontratë qiraje datë 30.08.2018 me një shtetase austriake, për dhënie me qira të një apartamenti në kompleksin “Dinamo” në Tiranë, me afat 1-vjeçar dhe me këst mujor 500 euro. Kjo kontratë është lidhur pasi ka përfunduar kontrata e mëparshme që bashkëshortët kanë pasur për të njëjtin apartament me shtetasin amerikan.

-Kontrata e qirasë së lidhur me një shoqëri, e deklaruar në vitin 2013 dhe në vazhdim, deklaruar të ardhurat e përfituara, ka përfunduar në vitin 2018.

-Llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga paga si Prokuror, me gjendje 5.58 lekë në 31.12.2018.

-Llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga qiradhënia e një pasurie të paluajtshme te një shoqëri, me gjendje 0 lekë në 31.12.2018.

-Kredi bankare pranë Raiffeisen Bank të marrë në 2006 për blerje apartament, me këst mujor 23 700 lekë për të cilën është likuiduar detyrimi në vitin 2018 në shumën 284 400 lekë.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, llogari bankare të hapur në vitin 2018 me burim të ardhura nga honoraret si pedagoge e jashtme pranë Universiteti “New York”, Tiranë, me gjendje 0 euro në 31.12.2018. Llogaria bankare është mbyllur në vitin 2019.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, kartë Visa të hapur në 25.02.2016 në Bankën Credins me vlerë 10 000 lekë, me qëllim blerje të vogla (prenotime "online"). Gjendja e kartës në 31.12.2018 është 1 754 lekë.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga paga me gjendje 636 lekë në 31.12.2018.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, llogari bankare me burim të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti, me gjendje 139 996 lekë në 31.12.2018.

-Bashkëshortja, znj. Alketa Dumani, llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga qiradhënia e apartamentit të ndodhur në kompleksin “Dinamo” në Tiranë, me gjendje 2 446 euro në 31.12.2018.

-Vajza, znj. Ana Dumani, llogari kursimi, për të cilën janë shtuar interesat e vitit 2018. Nuk deklarohet vlera e interesave.

-Shpenzuar shuma 284 400 lekë për vitin 2018 si shlyerje të 12 kësteve të kredisë bankare të marrë në 01.11.2006 për blerje apartamenti.

Viti 2019

-Ka shitur automjetin “Renault” në shumën 40 000 lekë.

-Ka zgjidhur kontratën e qirasë për apartamentin te kompleksi “Dinamo”.Për të njëjtin apartament ka lidhur kontratë qiraje me datë 13.11.2019 me vlerë 450 euro në muaj. Këto para derdhen në llogarinë e bashkëshortes së tij.

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit

-Ka rilidhur një tjetër kontratë për dhënie me qira të një apartamenti me vlerë 25 000 lekë në muaj. Edhe këto para shkojnë në llogarinë e bashkëshortes.Subjekti deklarues ka marrë me qira një zyrë me sip. 28 m2, për të cilën paguan 20 000 lekë në muaj.

-Bashkëshortja ka hapur llogari rrjedhëse me vlerë 1796 euro.

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit

-Gjendjet e llogarisë së bashkëshortes janë 11 861 lekë dhe 438 216 lekë.Bashkëshortja ka depozitë bankare me vlerën 450 000 lekë.

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit

Viti 2020

Vazhdojnë kontratat e qirasë, për një apartament në Yzberisht dhe te kompleksi “Dinamo”.

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit

-Bashkëshortja ka hapur depozitë bankare me vlerë 4700 euro.

-Bashkëshortja ka gjithashtu edhe disa llogari në bankë, që fillojnë me 7 172 euro, 532 207 lekë, 450 944 lekë dhe 450 000 lekë.

E vërteta e pasurisë së Altin Dumanit

-Kursime për vitin 2020, deklaron 280 000 lekë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga