
Në disa dalje mediatike të javëve të fundit, Lulzim Basha është parë sa i përulur, sa i ndjerë, diku gënjeshtar në çmenduri, diku tjetër i çmendur nga dashuria, nga pasioni për politikën, për Berishën, për të shkuarën, në një cep edhe për të ardhmen.
Në daljen e fundit te gazetari totalisht i ekspozuar dhe aspak i vërtetë, Ylli Rakipi, u pa një Luli tjetër, u pa Luli që qante për doktorin.
Nga ana tjetër, doktori ishte te Fevziu dhe në fund qau edhe ai për Lulin. Po qanin të dy për njëri-tjetrin, doktori si e kishte zhgënjyer Luli dhe Luli që doktori nuk e kishte lënë të qetë, që doktori nuk kishte ndjenjur në hije dhe që doktori nuk kishte pranuar të largohej.

Në fakt, lotët e Lulit në këto dalje mediatike janë e vërteta më e madhe edhe e zhgënjimit të doktor Saliut.
Lotët e Lulit fillojnë në korrik të vitit 2013, kur doktor Sali Berisha zgjodhi që të vendoste një leckë në krye të PD-së, një njeri pa asnjë kontribut në Partinë Demokratike, e mori nga rruga, e bëri ministër Transportesh e i plasën skandalet, e bëri ministër të Jashtëm e i plasën skandalet, e bëri ministër të Brendshëm e i plasën skandalet, vrau edhe njerëz në rrugët e Tiranës, i përgjaku ato.
Berisha e bëri kryetar bashkie, Tirana ndali kohën dhe më pas e vendosi në krye të PD-së. Opozita dhe vetë PD ndalën kohën, bënë regres.
Vendosja e një lecke që Saliu ta përdorte për të fshirë pllakat e korridoreve të Partisë Demokratike, apo për të goditur ata që i kishte ngelur hatri në pleqëri është e vërteta e lotëve të Lulit.
Lulzim Basha e di mjaft mirë se përse e vendosi Sali Berisha atje, ashtu si edhe doktori e di mjaft mirë, të gjithë demokratët e dinë.

E vërteta është një, ajo që është parti që ka shumicën dërrmuese të mbështetësve të saj Berishistë, pjesa tjetër janë opozitarë, por diku edhe ndonjë votë gri që lëkundet sipas interesave në momente të caktuara.
Lotët e Lulit janë lotët e regresit të opozitës. Lotët e Lulit janë lotët e 12 viteve të opozitarëve që shkuan në protesta, që luftuan dhe u tradhtuan nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha, u shitën nga Luli.
Berisha i tradhtoi në 2013-ën, Lulzim Basha nuk e fitonte kurrë pa mbështetjen e tij Partinë Demokratike.

Janë lotët e tradhtisë të vitit 2017, jo te çadra se çadra ishte një marrëzi që e di mjaft mirë dhe vetë Luli dhe doktori, por te goditja që iu bë opozitarëve në atë vit, te përçarja, të cilën e bëri Luli, por e kuronte doktori .
Ishte po doktori që në 2021-shin, edhe pse PD-ja humbi zgjedhjet i dha kohë Lulit, leckës së tij që të rimerrte PD-në derisa më pas kaluan disa javë apo dy muaj dhe Luli tentoi që nga leckë të bëhej fshesë për ta hedhur në kosh doktorin e tij.
Tani lotët e Lulit nuk i vlejnë më askujt, edhe sikur të jenë sa oqeani Atlantik, me apo pa peshq, me apo pa Ylli Rakipin, me apo pa mbeturinat që ka vërdallë./ CNA
Pasuria e Altin Dumanit shpesh tentohet të kthehet në një ...
Demokracia ka disa rregulla të pashkruara, disa rregul...
Titulli i kalorësit antikorrupsion kësaj radhe gjeti mbësh...
Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai...
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga ç...
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Dje, sërish ka qarkulluar një lajm i madh në opinionin...
Prej disa muajsh, me ardhjen e zotit Altin Dumani në k...
Një institucion që askush se besonte se në rast të një...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...