Gazetari: Erion Veliaj ka kaluar limitin, bën pagesa në interes të Ajola Xoxës
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për skemën e korrupsio...

Luli Basha pa parti ka nisur të shohë ëndrra me personazhe imagjinare.
Në një intervistë në "MCN TV", tha se demoktratët euroatlantikë i njeh e gjithë Shqipëria dhe ndodhen nga veriu në jug.
Luli Basha tha se aktualisht është në proces të finalizimit të kandidaturave për deputetë për zgjedhjet e vitit 2025, ndërkohë që fakti është tjetër, që ai është më i braktisur se kurrë, edhe ish-ushtarët e tij besnikë e lanë në mes të rrugës, fillikat.
Më tej Luli pa parti ka folur edhe për agjendën e tij të ngjeshur ditë e natë me takime, ndërkohë që askush nuk ka parë asgjë nga këto takime që duken më shumë si ëndrrat e Lulit me personazhe imagjinare.
“Që kur ka ndodhur gjyqi i 11 qeshorit, PD-ja zyrtare e deri atij momenti është riformatuar në atë që e quajnë edhe mediat demokratët euroatlantikë, që është një strukturë me njerëz nga jugu në veri, në çdo qendër votimi dhe që aktualisht pasi ka shpallur programin në Konventën e 1 qershorit, aktualisht është në proces të finalizimit të kandidaturave për deputetë.
Siç mund ta imagjinosh, ky është një proces shumë intensiv edhe në rrethana normale, sigurisht nuk ndodhemi në rrethana normale. Kemi nga njëra anë një qeveri të kalbëzuar si kjo e Edi Ramës, të vërtetuar që mandatin e 2021-shit e ka marrë në bashkëpunim me bandat kriminale, siç tregojnë përgjimet e rastit 'Çyrbja', me bandat e Durrësit dhe Elbasanit. Apo sic tregoi VOA, ku një në katër votues pranoi se kishte votuar për qeverinë nën presion për vendin e punës. Nga ana tjetër kemi një opozitë me një problem të madh brenda, të shkaktuar nga ish-drejtuesi i PD-së, zoti Berisha, për shkak të interesave dhe problemeve që ka me SHBA dhe MB, ashtu edhe me drejtësinë shqiptare.
E gjithë kjo ka krijuar një situatë ku aktorët e vjetër të politikës duan që Shqipëria të mos ndryshojë. Këtë e bëjnë në një pakt të ndërsjelltë me njëri-tjetrin. Zoti Berisha është pajtuar thuajse edhe publikisht me faktin që në rrethanën ku ndodhet opozita për fajin e tij, nuk ka ai vetë asnjë mundësi të largojë Ramën, ndonëse për tri vite i gënjeu demokratët se ai ishte zgjidhje për të larguar Edi Ramën.
Është goditur rëndë shpresa e demokratëve dhe shqiptarëve, ndaj nuk është e lehtë të ndërtosh një program dhe ekip për të dalë para shqiptarëve.
Kurrë nuk e kam parë atë pjesë të misionit që më angazhoi në politikën aktive, të lidhur me një karrige apo me një funksion të veçantë. Veprat e mia, jo vetëm fjalët, kanë folur qartë se kam vendosur misionin mbi karrigen.
Në këtë kuadër kam një agjendë të ngjeshur nga mëngjesi deri në darkë, në takime në Tiranë dhe jashtë Tirane, që para shqiptarëve të dalim me një alternativë.
Demokratët euroatlantikë kanë një strukturë, që vepron në gjithë vendin, me degë, kryetarë degësh, Këshill Kombëtar. Janë njerëz që kanë vijuar të qëndrojnë. Është fakt i njohur.
Kush ka vendosur fatin personal mbi kauzën politike, e ka ndarë mendjen prej kohësh. Kush ka qëndruar me demokratët euroatlantikë, vazhdon të qëndrojë pavarësisht çdo sfide”, tha Basha./ CNA
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për skemën e korrupsio...
Kryetari pa parti, Lulzim Basha me idetë e tij gjenial...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sfiduar së...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha mbrëm...
I ftuar në “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha zb...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli mbrë...
I ftuar në “Opinion”, ish-kryeministri dhe njëherazi K...
Ish-kryeministri dhe njëherazi edhe kreu i Partisë Dem...
Deputeti Agron Shehaj i ftuar në emision e Erla Mëhill...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vlerës...
Shkolla Politike e FRPD-së mbajti një leksion të hapur...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi hod...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, hodhi a...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, është...
Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Olt...
Artan Grubi, të cilin Erion Veliaj e quan vëlla, që ka...
Ministri Taulant Balla ka marrë rolin e Elisa Spiropalit s...
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, është a...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...