LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha, ministër i Brendshëm/ "21 Janari", përtej dhunës dhe viktimave

21 Janar 2024, 08:19, Aktualitet CNA

Basha, ministër i Brendshëm/ "21 Janari", përtej

Ngjarja e 21 Janarit, e cila nisi si një protestë e organizuar nga Partia Socialiste, është një nga datat më tragjike të demokracisë shqiptare dhe tranzicionit të gjatë. 

Gjithçka nisi si një protestë e organizuar nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë më 21 janar të 2011 kërkonin rrëzimin e qeverisë Berisha. 

Tubimi ndodhi pas publikimit të një videoje në emisionin "Fiks Fare", ku Ilir Meta, atë kohë zëvendëskryeministër në qeverinë Berisha, shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin e ndjerë, Dritan Prifti.

Qytetarë të irrituar dolën në protestë dhe kërkonin rrëzimin e qeverisë Berisha. Në këtë protestë ishin edhe organizuesit e saj, si Edi Rama apo dhe shumë deputetë socialistë.

 

Basha, ministër i Brendshëm/ "21 Janari", përtej
Protesta e 21 Janarit

Por, protesta degradoi në dhunë dhe përplasje, ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima. Të vrarë mbetën: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. 

Vrasjet tronditën opinionin publik dhe rikthyen në mendjet e shqiptarëve, ngjarjet e 1997, ku trazirat pushtuan vendin.

U vranë njerëz të pafajshëm, qytetarë që protestonin. Madje plumbat e lëshuar nga gardistët e Kryeministrisë kapën protestuesit që në fakt nuk po shkaktonin përplasje. 

Gjithçka ndodhi teksa Garda e Republikës po ruante perimetrin e saj, por asnjë nga viktimat nuk është brenda perimetrit të Kryeministrisë, zonës së sigurisë. Ky është një detaj që tregon shumë, është përgjigjja për çdo argument pro apo kundër. 

 

Basha, ministër i Brendshëm/ "21 Janari", përtej
Protesta e 21 Janarit

Kjo ngjarje edhe sot është ende e pazbardhur plotësisht dhe familjarët enden nëpër gjykata dhe kërkojnë drejtësi për njerëzit e tyre që humbën jetën atë ditë. 

Partia Socialiste vijon dhe bën homazhe dhe sot e kësaj dite. Madje edhe këtë 21 janar nuk do të mungojnë homazhet nga socialistët. 

Por, edhe pse ka 3 mandate që qeveris vendin, edhe qeveria Rama nuk i ka dhënë një shtysë të fortë zbardhjes së këtyre hetimeve.

Pas 13 vitesh mund të themi me plot gojën se nuk ka asnjë justifikim për socialistët me ngjarjen e "21 Janarit" pasi minimalisht në institucionet që ata drejtonin duhet të siguronin të gjitha faktet dhe provat përfshi dhe personat që ishin në ngjarje për të deponuar në zbatim të ligjit, për të pasur një hetim të pastër, për të pasur një hetim të vërtetë. 

Familjarët tashmë i kanë sytë nga gjykatat ndërkombëtare.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në vendimin e 14 nëntorit 2023 për Aleks Nikën, një prej protestuesve të vrarë, theksoi se në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011 ka pasur mangësi të shumta, të cilat ngrenë dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht.

Basha, ministër i Brendshëm/ "21 Janari", përtej
Protesta e 21 Janarit

Ndërkohë Rama nga ana tjetër kërkon drejtësi dhe këtë ngjarje e përdor edhe sot politikisht.

Basha, si ministër i Brendshëm

Ngjarja e "21 Janarit" ka dy anët e medaljes. Ka anën e viktimave, por ka dhe anën e dhunës mbi institucionet e Shtetit, që ishte urdhëruar nga dikush. Sigurisht kjo protestë kishte një prapavijë politike, pra ishte e organizuar nga socialistët, ku qytetarët u përdorën për të shkaktuar trazira. 

Basha, ministër i Brendshëm/ "21 Janari", përtej
Lulzim Basha

Një rol të rëndësishëm atë ditë ka pasur edhe Lulzim Basha. 

Theksojmë se kur ndodhi ngjarje e rëndë, si ministër i Brendshëm i qeverisë Berisha ka qenë Lulzim Basha. Duhet të nënvizojmë këtu se edhe pse ka mbajtur këtë post dhe jepte urdhra për Gardën e Republikës dhe komandonte Policinë e Shtetit, ndaj tij sot nuk ka asnjë hetim dhe ai vetë nuk mban asnjë përgjegjësi për 4 viktimat e ngjarjes së rëndë. 

Basha sot është në politikë dhe del dhe kërkon besimin e qytetarëve, votën e tyre, ndërkohë duke iu referuar edhe ligjeve të vendit ka qenë ministri përgjegjës direkt për atë ngjarje. Shumë pikëpyetje janë ende sot: Kush e urdhëroi Gardën të qëllonte mbi gardistët? Pse u mor një vendim i tillë?

Basha, ministër i Brendshëm/ "21 Janari", përtej
Protesta e 21 Janarit

Tashmë pas 13 vitesh duhet të vendoset drejtësi për viktimat dhe ajo ngjarje të zbardhet. Të vendosen para drejtësisë personat përgjegjës. Nuk ka më kohë për të humbur./CNA 



Lajmet e fundit nga