LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtarja kërcënohet me jetën e fëmijëve

20 Janar 2024, 18:24, Aktualitet CNA

 

Gjyqtarja kërcënohet me jetën e fëmijëve

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi është kërcënuar me jetën e fëmijëve me një letër anonime.

Ditën e djeshme gjyqtares i ka mbërritur në vendin e saj të punës, në Gjykaten Penale të Shkallës së Parë, Tiranë, një letër në të cilën kërcënohej me jetën e fëmijëve.

Gjyqtarja kërcënohet me jetën e fëmijëve

“E dashur Arnisa.  Keni dy djem ….. dhe ….. Mendoni per ta!  Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë”, thuhet në letrën e siguruar nga CNA.

Gjyqtarja kërcënohet me jetën e fëmijëve

Dyshohet se, letra kërcënuese i ka ardhur nga një prej burgjeve.

Burime zyrtare nga Gjykata e Tiranës thanë për CNA se janë vënë në dijeni të institucioneve përgjegjëse për këtë rast flagrant kriminal.

Burime zyrtare nga KLGJ kanë konfimuar për CNA kërcënimin dhe theksojnë se kanë filluar hetimet dhe po verifikohet letra nga organet kompetente./ CNA

 

Lajmet e fundit nga