LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ Problematika në Qafë Thanë

20 Janar 2024, 15:36, Aktualitet CNA

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ Problematika në

Reshjet e dëborës janë prezente në të gjithë qarkun e Korçës. Subjektet kontraktore janë duke kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore nacionale e ato turistike.

Në terren janë 21 borëpastruese, 8 fadroma, 11 kamionçina  dhe 7 kamionë, kryesisht në akset Qafë Thanë- Pogradec- Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Leskovik-Çarshovë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Zëmblak-Doganë- Goricë, Maliq-Lozhan Moglicë, Podgorie-K/Zvezdë, Bilisht-Miras.

Mësohet se deri më tani problematika janë shfaqur në Qafë Thanë, ku reshjet e dendura të dëborës vazhdojnë.

Nga bashkitë po punohet për rruget dytësore, lidhëse dhe qendrat e qyteteve pasi janë krijuar problematikat e para.

Po bashkëpunohet me strukturat e policisë për normalizimin e qarkullimit./ CNA

Lajmet e fundit nga