LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qahet Bollino: Më kanë thënë spiun, “fashisto-komunist” dhe “italioni” sabotues

20 Janar 2024, 20:19, Aktualitet CNA

Qahet Bollino: Më kanë thënë spiun,

Në një shkrim të gjatë në median e tij të përfituar me qera 1 euro nga Rilindja, Carlo Bollino përpiqet të justifikojë pa përgjigje akuzat ndaj tij dhe pa zhgënjyer është qarë se prej vitesh në Shqipëri i kanë vënë disa epitete.

Ai ka gjetur disa shprehje si  “Dy vitet e para më mbuloi me shpifje. Ishin vitet kur më etikonte si spiun, spiun i dyfishtë, spiun i trefishtë, “gjeneral gramofoni”, “italioni” sabotues i gjuhës shqipe, deri në etiketimin fantazioz “fashisto-komunist”. Dy vite me këto etiketime prej tij dhe gazetarëve të tij!!! Gati përditë.” 

Qahet Bollino: Më kanë thënë spiun,

Ndërkohë që pritej që zoti Bollino t’i përgjigjej akuzave për tokën ku ka ndërtuar Tv-në e tij, procedurat e ndjekura për të, apo akuzat se ka përfituar miliona euro dhe shumëfishuar pasurinë me ardhjen e rilindjes, apo si ka marrë me qera prona të investuara nga shteti, apo pse ka disa probleme “të vogla” në deklaratat tatimore, Carlo qahet për shantazh. Duket se Bollino ka ngatërruar problemet e vërteta. 

Këtë herë nuk përmend bullizimin por thotë se Saliu e ka shantazhuar për t’i mbyllur gojën.

Në fakt në Shqipëri nuk ka më shantazhues sesa Bollino. Rasti i fundit pas kallëzimit të Flamur Nokës në SPAK, për dyshimet e arsyeshme se kishte shkelur ligjin dhe kishte nja 10 nene penale për tu hetuar, tregojnë se si vepron Bollino.

Asnjëherë në këto vite s’ia kishte çuar kamerën Nokës në shtëpi por vetëm pasi Noka firmosi kallëzimin.

Për shumë vite kamerat i kishte të zëna të na tregonte sa të mirë ishin inceneratorët që nuk punojnë, që nuk kanë përfunduar apo nuk ekzistojnë. Pa folur për Shqipërinë, fanar që ndriçon Botën. Këto quhen lëpirje ndaj pushtetit që të jep llokma.

Bollino mendon se me sjelljen e tij politike dhe mantelin e gazetarit mund të shpëtojë nga akuzat që tashmë janë jo vetëm dyshime dhe sulme partiake, sepse i kanë përfunduar në SPAK.

Më shumë se gazetar Bollino është një biznesmen i bërë miliarder në kohën e rilindjes dhe përfitues i parave dhe fondeve publike dhe pronave të shqiptarëve.

Bollino po justifikohet duke pritur kallëzimin e dytë në SPAK që pritet t’i çohet të hënën nga të paktën 10 deputetë të opozitës, por ky i dyti nuk është më pak se i pari dhe jo më shumë se i treti (që ska shkaur ende, por që mos e quajë shantazh jemi gati të na sfidojë sërish) që Carlo e di mirë se çka brenda, që e çoi të shqetësonte vetë kryeministrin dhe miqtë e tij. Tjetër histori kjo që nuk i përket fushës që do Carlo.

Gjithsesi Bollino duhet të mbajë veten. Të mos e ulë kaq shumë me bullizime apo shantazhe, se duket jo vetëm i trembur dhe i dobët, por edhe sepse këto forma nuk pijnë më ujë, ka kallëzime konkrete dhe jo vetëm një, nga e hëna janë të paktën dy dhe ja kanë thënë publikisht. Kallzimi i parë është konfirmuar edhe zyrtarisht.

Të tjerat çfarë shkruan ai janë ku thërret qameti, sepse njerëzit duan të dëgjojnë të vërtetën e pronave, përfitimeve dhe bilanceve të Bollinos me Rilindjen, jo betejën e tij personale politike me Sali Berishën, ku në fakt ia ka kaluar dhe Erion Braçes, por në fakt ky i fundit me pushtetin e PS-së ka ngelur më i varfër se Bollino./ CNA

 

Lajmet e fundit nga