
Kryebashkiaku i Tiranës sot u paraqit në SPAK për herë të dytë brenda një viti. Herën e parë për 7 orë dhe tani për 5 orë. Ndaj tij ka filluar një hetim pasuror, janë disa dosje.
Për ata që duan të vërtetën duhet të mësojnë se hetimet për Erion Veliajn janë për dosjen “5D”e cila ka dhe fraksion, për inceneratorët, një pjesë e të akuzuarëve janë çuar në gjykatë ndërkohë ka hetime të tjera, për teatrin, për shembjet te 5 maj dhe kallëzime të tjera të bëra ndaj kryebashkiakut të Tiranës. (LEXO KETU)
Për herë të parë Erion Veliaj nuk tha më kolegët. Për herë të parë Erion Veliaj nuk po shfaqet më në media, për herë të parë Erion Veliaj nuk foli në dyert e SPAK-ut, nuk shkoi me biçikletë te kolegët e tij, por mblodhi një tufë me bodiguardë kur doli nga dera e institucionit hetimor kryesor në Shqipëri, pasi ishte pyetur për 5 orë në lidhje me pasurinë e tij, në lidhje me hetimet e kryera nga SPAK-u, fakte dhe prova të pafundme që janë gjetur në lidhje me familjarët e tij, të afërmit e tij, të cilët shkojnë sa në Tiranë, në Vjenë e të tjerë. (LEXO KETU)

Ai keqpërdori Këshillin Bashkiak të Tiranës. Jo pa qëllim e la mbledhjen në të njëjtën ditë. Kështu veproi dhe herën e parë dhe na tha se na ishte një kallëzues anonim. Se sa kallëzues anonim është dosja 5D, e drejtorëve të tij apo inceneratorit që nuk ekziston këtë e dinë të gjithë shqiptarët.
Ndaj Erion Veliajt ka filluar një hetim pasuror. Ai është një person i cili është në dijeni se hetimi të cilin ai thotë se është nga persona anonimë si kallëzim është një gënjeshtër, sepse hetimi ndaj tij ka ardhur mbi baza të forta faktesh, provash dhe dyshimesh për korrupsion, shpërdorim detyre, fshehje pasurie apo pastrim të produkteve të veprës penale.
Sot, Erion Veliaj u tregua një tigër prej letre, duke treguar dhëmbët ndaj SPAK-ut, për t’u thënë se nuk dorëzohet dhe në rast se ata duan ta arrestojnë duhet të shkojnë ta marrin në zyrë.
Nga ana tjetër ai i tregoi Edi Ramës se nuk është njësoj si bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit të cilët janë vetëdorëzuar, kanë pranuar dënimin apo kanë kaluar gjithçka në heshtje, por se mund të vazhdojë tu qëndrojë të njëjtave parime për ta marrë dhe Edi Ramën me vete, për ta kërcënuar apo për t’iu treguar se sa i fort është.
Sot keqpërdori përfaqësuesit e qytetarëve të Tiranës dhe nga ana tetër njeriu që minimalisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen kohë më parë pasi kishte filluar hetimi i tij pasuror dhe janë gjetur fakte dhe prova të pakontestueshme.
Ai tregoi një barsoletë me Nesti Angonin që e quan person anonim por nuk ka rëndësi kush anonimi kallëzues, rëndësi kanë faktet që gjejnë prokurorët, nuk ka rëndësi çfarë thotë Erion Veliaj por shkresat që ai ka firmosur për inceneratorin e Tiranës, nuk ka rëndësi se çfarë thotë Erion Veliaj, rëndësi ka dosja 5D dhe drejtorët e organizatës së tij të hajdutëve, teatri i shembur është atje, shembjet te 5 Maj, përplasjet, korrupsioni janë atje, janë fakte dhe prova të pakontestueshme.
I thotë Nesti, i thotë Edi Rama, apo ia thotë mendja perverse e ndonjë gazetari që kujton se duke e këshilluar po e shpëton Erion Veliajn kjo nuk ka asnjë pikë rëndësie.
Thelbi është një dhe vetëm një ,faktet dhe provat dhe se Erion Veliaj është një tigër prej letre që po kërkon tu thotë prokurorëve të SPAK-ut hajde më merrni në zyrë dhe kërcënon Ramën se nuk dorëzohet./ CNA
Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme...
Dy ditë më parë nxorëm një shkrim me disa materiale të për...
Në disa dalje mediatike të javëve të fundit, Lulzim Ba...
Pasuria e Altin Dumanit shpesh tentohet të kthehet në një ...
Demokracia ka disa rregulla të pashkruara, disa rregul...
Titulli i kalorësit antikorrupsion kësaj radhe gjeti mbësh...
Të nesërmen e lajmit të shpërndarë nga Fatmir Xhafaj se ai...
Gati 10 ditë më parë në media doli informacioni nga SP...
Dy ditë më parë mediat raportuan se SPAK-u pas disa...
Ajola Xoxa, një juriste me dyshimet se edhe studimet nuk i...
Shumë qytete të Shqipërisë po zbukurohen ndryshe nga ç...
Një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha dy ditë më...
Një sulm i ri kundër SPAK-ut ka nxjerrë në pah një ale...
Prej dekadash politika shqiptare feston e ndarë Ditën ...
SPAK-u ka filluar të jetë në një luftë frontale me kri...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njeriu që i dha një ho...
Nuk është më rastësi, por objektiv i qartë! Portale m...
Pas disa investigimesh të kaluara, kemi provuar me dës...
Bëhen 11 vite që Sokol Olldashi është ndarë nga jeta. ...
SPAK-u ka regjistruar rreth 6 çështje, të cilat po het...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...