"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nën hetim dhe nën akuzë nga SPAK-u, është përfshirë në një tjetër skandal.
Bëhet fjalë për një skandal që lidhet me rikonstruksionin e një pallati në zonën e 21 Dhjetorit, gjoja në emër të rindërtimit nga tërmeti i 2019-ës, që lë jashtë dhjetëra familje.
Në 1 shtator të 2022-shit, Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Veliaj, hapi një tender me objekt “Riaftësimi strukturor i ndërtesës Nr.116, Rr. “Muhamet Gjollesha”.

Pra, Bashkia e Tiranës dha tender për rikonstruktimin e ndërtesës Nr. 116, e cila ndodhet pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”.
Tenderi është mbajtur në 12 shtator 2022, ndërsa fituesi, sipas “Open Data”, rezulton të jetë shpallur më 24 korrik 2024.
Bashkia e Veliajt e ka shpallur fituesin pas 2 vitesh gjumë, me fond 39 379 516 lekë, pothuajse sa fondi limit i vendosur nga bashkia, i cili është 40 711 72 lekë.

Tenderi u fitua nga kompanitë “PEPA GROUP” sh.p.k., “JUNIK” sh.p.k. dhe “NIKA” sh.p.k.
Tashmë, rreth 5 muaj pas shpalljes së fituesit, pranë godinës Nr.116 është shfaqur një “fletërrufe” pa firmë dhe pa vulë.
Në mur është ngjitur një njoftim, ku banorëve të ndërtesës u kërkohet të lirojnë sa më shpejt banesat.
Në letër thuhet se punimet do të zgjasin 10 muaj, pasi do të realizohet përforcimi i themeleve, përforcimi i mureve të tullës me torketim, hidroizolimi i tarracës, etj.

Ky njoftim vjen si rrufe në qiell të hapur për banorët e ndërtesës, apo edhe bizneset, gjatë festave të fundvitit.
Në cilin vend të botës vendoset një letër në mur pa firmë e pa vulë?!
Për rikonstruksionin e ndërtesës nuk është bërë asnjë konsultim me banorët, nuk është dhënë asnjë informacion, nuk dihet nëse ka një akt ekspertimi apo një vendim Këshilli Bashkiak.

Banorët nuk janë pyetur, por me një copë letër u kërkohet të dalin nga shtëpitë. Ku do të shkojnë këto familje për 10 muaj?
Po bizneset që janë aty? Bizneset që kanë aktivitet kanë kontrata qiraje?
Si mundet një institucion i rëndësishëm siç është Bashkia e Tiranës të dërgojë një letër, ku nuk përmendet asnjë titullar i bashkisë, ndërkohë që për banorët kjo “fletërrufe” mund të sjellë dëme të konsiderueshme financiare, pa llogaritur stresin.

Çmimet e qirave në kryeqytet janë bërë të papërballueshme, për të mos folur më pas për të blerë një shtëpi.
Kush mban përgjegjësi për këta banorë që lihen në qiell të hapur gjatë festave, kur dokumenti i varur në mur nuk ka asnjë emër apo adresë ku banorët të referohen.
Kjo nuk është vetëm një papërgjegjshmëri, por një skandal që kalon kufijtë e imagjinatës, ku përfshihet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj./ CNA
Emisioni “Stop” ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i ...
Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e sotme në rr...
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtar...
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dh...
Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare...
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë,...
Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Lufta e drejtorit të shkollës 9-vjeçare”Ramazan Jarani”, ...
Më 3 dhjetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonci...
Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Kamëz me ...
Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye ...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli...
Edmond Mustafa është drejtuar në “Stop” pasi ka një truall...
“Stop” ishte në Xhafzotaj, Durrës me zonjën Behije Vila, e...
CNA një ditë më parë zbuloi dy kompanitë e vëllait të ...
Gropa e korrupsionit ku janë zhytur Ajola Xoxa dhe Eri...
Një tjetër skandal i çiftit Veliaj-Xoxa ka dalë në dri...
Për sa ndoqët në pamje të parë duken si procedura buro...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...