Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale lidhjet në konflikt interesi të familjarëve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Xama ka deklaruar se Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, ka përfituar 44.4 mijë euro nga Qendra Harabel dhe nga Balkan Youth Link Albania (BYL-A).
Ajo ka denoncuar se këto kompani janë sponsorizuar në pjesën më të madhe të ekspozitave dhe eventeve të tyre nga Bashkia Tiranë dhe nga institucione në varësi të Bashkisë Tiranë.
Sipas saj, “Harabel” ka marrë pagesa edhe nga Ministria e Kulturës.
Gazetarja ka theksuar se Ajola Xoxa paguhet nga OJQ që mbështeten nga Bashkia e kryeqytetit, ku drejtues është bashkëshorti i saj.
Denoncimi:
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Ajola Xoxa rezulton të jetë e punësuar dhe paguar nga Qendra Harabel dhe projekti Balkan Youth Link Albania. Sipas asaj që ka deklaruar vetë në deklartën vjetore të pasurisë dhe interesave privatë për vitin 2023, Xoxa ka përfituar 44.4 mijë euro nga këto dy shoqata.
Sot në Kronos kemi publikuar listën e eventeve ku Qendra Harabel, që ka të punësuar si Drejtore Kreative znj.Xoxa dhe projekti Balkan Youth Link Albania, janë sponsorizuar në pjesën dërrmuese të ekspozitave dhe eventeve të tyre nga Bashkia Tiranë, projekti “Tirana Kryeqyteti i Rinisë” dhe Agjencia e Industrisë Kreative, këto dy të fundit janë institucione varësie të po Bashkisë Tiranë. Pra skema është e qartë, Xoxa paguhet nga OJQ që mbështeten nga bashkia e kryeqytetit dhe ku drejtues është bashkëshorti i saj!

Sipas të dhënave të thesarit të shtetit edhe Ministria e Kulturës ka bërë 7 pagesa direkte për Qendrën Harabel në vlerën 39 mijë euro, për të sponsorizuar ekspozitën “Komedia Hyjnore”, projekti “Antikiteti në artin bashkëkohor shqiptar” dhe Ekspozitën Ndërkombëtare të Arteve të Bukura “Zabel”.
Për vitin 2023 znj.Xoxa deklaroi një pasuri në llogari bankare në vlerën 617 mijë euro, ku 97 mijë euro janë shtuar vetëm gjatë vitit të shkuar dhe burimi ka qënë puna e saj në 2 kompanitë private që zotëron dhe pagesat si kuratore nga Harabel dhe Balkan Youth Albania./ CNA
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtar...
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dh...
Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare...
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Qytetarja Fiti Memoçi, banore e njësisë numër 8 në Tiranë,...
Vjollca Faja është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Lufta e drejtorit të shkollës 9-vjeçare”Ramazan Jarani”, ...
Më 3 dhjetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonci...
Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Kamëz me ...
Kohë më parë loja e bujshme në TikTok, Pokemon Go u kthye ...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli...
Edmond Mustafa është drejtuar në “Stop” pasi ka një truall...
“Stop” ishte në Xhafzotaj, Durrës me zonjën Behije Vila, e...
CNA një ditë më parë zbuloi dy kompanitë e vëllait të ...
Gropa e korrupsionit ku janë zhytur Ajola Xoxa dhe Eri...
Një tjetër skandal i çiftit Veliaj-Xoxa ka dalë në dri...
Për sa ndoqët në pamje të parë duken si procedura buro...
Në pjesën e fundit do tju tregojmë, se si Ajola Xoxa ë...
Erion Veliaj nuk gënjeu për kolegët e tij. Tentakulat ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...