"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kolegët e Erionit, u kujdesën të bënin shown e radhës, pas presionit të madh public, që në fund u përmbyll me një deklaratë, se po e hetojmë. Sot emisioni Plug, do të ndihmojë me informacioni inkriminues kolegët e Erionit, që nga koha e Mjaft-it.
Në 6 maj të këtij viti, Gazetari holandez Vincent Van Gerven, ka publikuar një artikull investigativ, që tregon implikimin e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa në skema të tilla.
Në shkrimin me titull: “Si pastrohen paratë përmes artit dhe konçensioneve të menaxhimit të mbetjeve”, publikuar në “The Albanian Mechanism”, gazetari Holandez zbërthen fijet e financimit të Ajola Xoxës nga kompania inceneratorit të Sharrës.

“Harabel” është një fondacion jofitimprurës që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor” i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, një juriste e specializuar në ligjin e energjisë, e cila ndodh të jetë edhe bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj. Menjëherë pas themelimit të saj, Harabel filloi një sërë projektesh të profilit të lartë të artit publik, duke shfaqur artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Xhafa. Me skenën e artit bashkëkohor në Tiranë që po lufton si në aspektin e financimit ashtu edhe në hapësirë, dhe duke pasur parasysh që as Zeneli, asokohe një emigrant, as Xoxa nuk ishin të rrënjosur fort në atë skenë, ngritja meteorike e Harabel ishte e jashtëzakonshme.
Në websajtin aktual të “Harabel”, Xoxa e liston veten si "bashkëthemeluese" dhe "drejtoreshë kreative". Ajo është gjithashtu themeluese e Galerisë NAAN dhe Galerisë GurGur, ku “Harabel” ka organizuar ekspozita.
Adresa zyrtare e “Harabelit” në Sky Tower, në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, është në të njëjtën ndërtesë me kompaninë The Partners po të Ajola Xoxës.
Ish-drejtoresha e programit të Harabelit dhe koordinatorja aktuale ligjore, Xhoi Skënderasi, gjithashtu mban një vend në bordin e Kompanisë botuese të Xoxës, “Botimet Enciklopedike”dhe është e punësuar në kompaninë Partners Law që nga themelimi i saj .
Me fjalë të tjera, “Harabel” është shumë i lidhur me interesat e biznesit të Xoxës.
Gazetari e mbyll artikullin e tij duke ngritur pyetje retorike, në lidhje me interesin që kishte Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për të financuar artin kontemporan të Ajola Xoxës. Ai i jep përgjigje kësaj pyetje duke u shprehur se finacimi ka motive të fshehta.

Pra, nuk do të ishte e paarsyeshme të mendohej se edhe sponsorizimi i tyre për eventet artistike të Harabelit ka motive të fshehta, vetëm një ndër episode në një shkëmbim të ndërsjelltë favoresh mes bashkisë së Veliajt dhe biznesmenëve. Ndaj, ndoshta, pasi kemi paraqitur një rrëfim faktik, mund të përfundojmë me një spekulim të shkurtër: Siç dëshmohet nga dosja e Ahmetaj, Integrated Energy BV SPV iu dha koncesioni i Sharrës falë nismës dhe mbështetjes së kryebashkiakut Veliaj, bashkia e të cilit është gjithashtu përgjegjëse për pagesat për Integrated Energy BV SPV për një periudhë 30 vjeçare. Në këmbim, kompania bëri gjestin e vogël të mbështetjes së karrierës së sapolindur kuratoriale të gruas së kryebashkiakut duke sponsorizuar një park skulpture në landfillin që menaxhon.

Gjithashtu, gazetari e cilëson këtë veprim të artitistit Sislej Xhafa si artshpëlarje të një koncensioni të menaxhuar në tokë të larë me gjak dhe në kurriz të qytetarëve të Tiranës.
Për këtë investigim, gazetari Holandez ka kërkuar deklaratë nga emrat e përmendur në artikull, por sipas tij askush nuk ka denjuar të përgjigjet. Megjithatë, disa kohë më herët në 3 korrik të vitit 2021, profili në rrjetin social istagram i “Harabelit”, reagonte duke pretenduar se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie financiare mes kësaj shoqate dhe kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Më pas gazetari holandez kërcënohet, nga bashkëpunëtorët e Ajola Xoxës.
Referuar deklaratave të pasurisë së Ajola Xoxës, rezulton se gjatë vitit 2023, vetëm nga qendra “Harabel”, ka arkëtuar një shumë prej 22.481 eurosh. Viti 2023, është momenti i vetëm që Ajola Xoxa deklaron të ardhura nga qendra “Harabel”, ndonëse kjo e fundit ekziston prej vitit 2018, madje një nga ekspozitat e artit kontemporan, në këtë qendër, është bërë dhe nga djali i Kryeministrit Edi Rama, Greg Rama.
Në vitin 2023, Ajola Xoxa, ndër të ardhurat e shumta financiare nga bizneset, konsulenca, qiratë, deklaron edhe një shumë prej 22 mijë eurosh të ardhura neto nga veprimtaria e pavarur profesionale. Konkretisht, këtë shumë, Ajola Xoxës ia ka paguar shoqata “Balkan Youth Link-Albania”, e cila ka akronimin shkurt “BYL-A”. Kjo pagesë do të hapte një pistë të re investigimi për PLUG./ Syri.net
Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Peshkopisë, pasi në redaksi ...
Disa gjëra janë lehtësisht për t’u zbuluar. Mjafton të...
“Stop” ndodhet në njësinë numër 10, në rrugën e Kavajës pa...
Një e re nga Elbasani, që jeton dhe punon si kryeinfermier...
Skandalet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nu...
Për situatën në shkollën “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dalin ...
Në Shkurt 2024 emisioni “Stop” bëri një vëzhgim në disa sh...
Më 21 Qershor, emisioni “Stop” transmetoi një rast korrupt...
Erind Murati tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ...
Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në Tiran...
Në tetor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan ka transm...
Ilir Vrenozi, demokrati i famshëm korçar, ka denoncuar...
CNA ka bërë disa denoncime për tenderat në Bashkinë e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim në rr...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Sarandë, ...
Droga në shkolla është një problem gjithnjë e më i pranish...
“Stop” ka udhëtuar në Gjirokastër për një monument kulture...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në zonën e Kombina...
Një skandal është regjistruar këtë të premte në Maqedoninë...
Një nënë nga Durrësi ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...