U kapën duke marrë 150 Euro për provim/ Pushon çështja ndaj pedagogëve
Më 21 Qershor, emisioni “Stop” transmetoi një rast korrupt...

Në Shkurt 2024 emisioni “Stop” bëri një vëzhgim në disa shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit për shitjen e ushqimeve të pasigurta në kangjellat e shkollës. Pas 10 muajsh kthehemi, për të parë, se çfarë ka ndryshuar dhe shohim, se nuk është marrë asnjë masë. Në Shtator 2023, ish-ministrat Taulant Balla dhe Evis Kushi premtuan zgjerimin e perimetrit të sigurisë për shkollat, por këto masa mbetën vetëm në letër.
Nga vëzhgimi i sotëm, rezulton se nxënësit lejohen të dalin nga shkollat, ose shitës ambulantë lejohen të shesin ushqim përmes kangjellave. Mes shumë shkollave, që emisioni “Stop” pa ishte edhe “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dilnin nga kangjellat të pashqetësuar nga prania e mësuesve apo rojes së institucionit.
Ekspertët Ndriçim Mehmeti kryetari i Punonjësve Socialë dhe Mirgit Vataj flasin për sigurinë në shkollë, ruajtjen e perimetrit, ushqimet brenda ambienteve të arsimit dhe se çfarë masash duhet të merren.
“Këtë vit shkollor ne na doli drejtori i Policisë së Tiranës, na doli shefja e AKU-së së Tiranës, drejtori i policisë bashkiake të Tiranës dhe thanë se ne do të marrim masa, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me perimetër sigurie, që është shkelur perimetri i sigurisë që bashkë e kemi thënë disa herë. Për të cilën duhet të raportojë oficeri i sigurisë, mësuesi kujdestar dhe drejtori e kështu me radhë dhe duhet të jetë një punonjës i AKU-së që nuk duket asgjëkundi. Këtu dihet të bëhet zbatimi i ligjit dhe secili të bëjë punën e vet për atë që paguhet. Kjo është në të mirë të prindërve, në të mirë të fëmijëve, kjo është në të mirë të shkollës dhe të komunitetit,” tha eksperti Ndriçim Mehmeti.
“Është vërtet një situatë shqetësuese sa i përket shitjes apo tregtimit të pijeve energjike apo me sheqer të shtuar dhe ajo çka është për të ardhur keq është se akoma nuk kemi një efektivitet në monitorimin dhe në evidentimin e gjithë këtyre rasteve. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, duke filluar që nga shkolla, pjesa e ndërgjegjësimit të fëmijëve. Oficerët e shkollave të fëmijëve duhet të jenë shumë të vëmendshëm, pra nëse shikojnë që brenda shkollave brenda perimetrit apo në afërsi të perimetrit të shkollave ka tregtarë ambulantë, apo dyqane dhe markete, të cilët tregtojnë duhet t’i raportojnë, pra duhet të jenë në fokusin e tyre dhe çështja e pijeve energjike,” u shpreh Mirgit Vataj.
Por në një situatë të paprecedentë, nxënësit e “Gjon Buzukut”, pasi u kapën në gabim, sulmuan grupin tonë të xhirimit gjatë kohës, kur duhet të ishin nën përgjegjësinë e rojës, mësuesve kujdestarë, drejtoreshës dhe një oficeri sigurie.
Gazetarja: Kush gjuajti?
Nxënësit: Bionde vagabonde e ke radhën sonte.
Gazetarja: Më trego pak, çfarë ke aty brenda!
Nxënësi: Ik andej!
Gazetarja: Më trego pak, çfarë ke aty brenda!
Nxënësi: Hiqe kamerën, se…!
Gazetarja: Çfarë se?
Nxënësi: Hiqe kamerën, se ta futa shpullë!
Nxënësi tjetër: Ik të q…r…!
Nxënësi tjetër: Atë racën…!
(Hedhin kapsolla)
Nxënësi tjetër: Oj budallaqe, ik andej mos na çaj k…!
Nxënësi tjetër: A ta mor thikën?! Ta mor thikën, më vdektë motra! Me rob shpie e kam në klasë./tvklan
Më 21 Qershor, emisioni “Stop” transmetoi një rast korrupt...
Erind Murati tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ...
Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në Tiran...
Në tetor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan ka transm...
Ilir Vrenozi, demokrati i famshëm korçar, ka denoncuar...
CNA ka bërë disa denoncime për tenderat në Bashkinë e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim në rr...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Sarandë, ...
Droga në shkolla është një problem gjithnjë e më i pranish...
“Stop” ka udhëtuar në Gjirokastër për një monument kulture...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në zonën e Kombina...
Një skandal është regjistruar këtë të premte në Maqedoninë...
Një nënë nga Durrësi ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi pr...
Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, aso...
“Stop” takoi në ambientet e paraburgimit edhe dy vëllezëri...
Floresha Koçi tregon se prej 25 vitesh ka qenë e martuar m...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
“Vaji Ulliri Bio Jugu” në Facebook ofronte vaj me një çmim...
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një video nga fëmijë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...