Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

“Stop” ndodhet në njësinë numër 10, në rrugën e Kavajës pasi zonja Anxhelina Vezuli tregon, se ka një banesë private që në vitin 1960, pranë së cilës është ndërtuar një pallat 7 katësh pa ashensor në vitin ‘97. Por prej një jave, në pallatin pranë saj, ka nisur ndërtimi i një ashensori nga jashtë, duke i ngushtuar komplet hapësirën para banesës.
“Quhen Anxhelina Vezuli banoj prej viti 1960 këtu me certifikatë pronësie. Ju kemi thirrur për të na ndihmuar sepse karshi portës po ndërtohet një ashensor që nuk e kuptoj se si mund të ndodhë kjo gjë. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1960 kurse pallati është ndërtuar në vitin 1997, pa ashensor,” tha denoncuesja.
Leja për ashensorin është miratuar nga drejtoresha e bashkisë Tiranë, Anisa Lila, por nuk janë verifikuar kushtet e zbatimit të lejes. Anxhelina tregon se ka shkuar në IMT dhe pas verifikimit, mësoi se me lejen e ashensorit është abuzuar sepse projekti i paraqitur në bashki, përmban ashensor brenda ambienteve të pallatit.
“U interesuam tek IMT, bëmë një kërkesë. Në projektin e zbatimit u pa që ishte një shkelje sepse ashensori duhej që të ndërtohej brenda pallatit dhe jo jashtë pallatit. IMT vërtetoi që ky ashensor është i jashtëligjshëm. Unë nesër-pasnesër mund të vdes, as barrela as xhenazja nuk mbahet. Shtëpia jonë është e vjetër dhe ne duan ta rinovojmë, do të fusim karrocën me rërë. Ku ta fus karrocën me rërë unë, ku fus tullat ose diçka që unë do të bëj rregullim në shtëpi?! Ose do ta shes shtëpinë, kush ma ble mua shtëpinë ku unë kam këto kushte ku ai s’ka ku të fusë një karrocë me rërë apo një makinë me rërë. Unë e kuptoj edhe për banorët, më vjen keq që duan ashensor, por ata kur e kanë blerë shtëpinë e kanë pasur parasysh që pallati ka qenë pa ashensor, po të duan le ta bëjnë brenda pallatit. Kërkojmë nga emisioni “Stop” që të na ndihmojë”, shtoi denoncuesja.
Pas zonjës, në IMT shkon gazetarja e “Stop” dhe drejtori tha se subjektit të ashensorit iu vu gjobë e iu la kohë për ta prishur strukturën e ashensorit brenda 10 ditësh. Në të kundërt, ashensori do të prishet nga IMT.
“Pranë institucionit tonë është paraqitur zonja Anxhelina Vezuli e cila ka depozituar një kërkesë-ankesë, ku pretendon se po ndërtohet një ashensor pranë një objekti ekzistues, i cili ka shkelur kushtet teknike, ka bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve. Nga verifikimi i inspektorëve kemi konstatuar që subjekti nuk ka zbatuar projektin e miratuar sipas deklaratës paraprake. Pra projekti e ka parashikuar ndërtimin e ashensorit brenda kafazit të shkallëve, pra brenda sipërfaqes së ndërtimit. Në këto kushte nga ana e inspektorëve tanë është mbajtur rezervali i konstatimit numër 5552, e cila detyron nxjerrjen e një vendimi me gjobë dhe të vendimit të prishjes të këtij ndërtimi sepse praktikisht ky ndërtim për sa kohë nuk është sipas projektit të miratuar është në shkelje. Pra është një ndërtim i paligjshëm. Ne kemi konstatuar në raste të tjera që ka pasur ashensorë që janë vendosur në fasada, por pa shkelur kushtet urbanistike apo pa cenuar pronën e askujt dhe në këtë rast prandaj është dhënë brenda kafazit të shkallëve sepse ka pasur probleme të kondicionit urbanistik. I është njoftuar subjektit nga ana jonë që të bëjë çmontim vullnetar deri në afatin 10 ditor nga nxjerrja e vendimit me gjobë dhe prishjes. Nëse nuk janë marrë masat që ta çmontojë vullnetarisht dhe ta kthejë territorin në gjendjen e mëparshme ne si IMT marrin vendimin për prishjen e kësaj strukture të paligjshme,” sqaroi Klajdi Meçi, drejtori i Kontrollit të Territorit./ tvklan
Një e re nga Elbasani, që jeton dhe punon si kryeinfermier...
Skandalet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nu...
Për situatën në shkollën “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dalin ...
Në Shkurt 2024 emisioni “Stop” bëri një vëzhgim në disa sh...
Më 21 Qershor, emisioni “Stop” transmetoi një rast korrupt...
Erind Murati tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ...
Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në Tiran...
Në tetor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan ka transm...
Ilir Vrenozi, demokrati i famshëm korçar, ka denoncuar...
CNA ka bërë disa denoncime për tenderat në Bashkinë e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një denoncim në rr...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Sarandë, ...
Droga në shkolla është një problem gjithnjë e më i pranish...
“Stop” ka udhëtuar në Gjirokastër për një monument kulture...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në zonën e Kombina...
Një skandal është regjistruar këtë të premte në Maqedoninë...
Një nënë nga Durrësi ankohet në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi pr...
Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, aso...
“Stop” takoi në ambientet e paraburgimit edhe dy vëllezëri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...