
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët specialë duke thënë se duhet të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët e të mos furnizojnë miletin me sekretet hetimore.
“Të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët special të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore të mos sillen sikur janë redaksi gazetash portalesh kanalesh dhe të bëjnë punën e tyre. Sa herë do kapin korrupsion të hapin krahun me gjithë forcën”, ka deklaruar Rama.
Në fakt, kryeministri bën mirë mos t’i quajë gazetarët specialë, por të marrë dhe të lexojë vendimin e gjykatës.
Asgjë më shumë se kaq. Nuk ka gazetarë specialë, ka gazetarë që lexojnë, ka dhe gazetarë që nuk lexojnë apo si kryeministri që ndoshta është i paditur që nuk duam ta besojmë apo që ndoshta e gënjejnë.
Ndaj më shumë sesa të lodhet me gazetarët specialë për të cilët po të ishte burrë i kishte ftuar njëherë në një konferencë shtypi, nuk dilte të mbante llogje në grupe parlamentare pa pasur asnjë përgjegjësi publike. Vërtetë llogje sepse kryeministri ynë thotë se janë ata studentët dhe pedagogët e universitetit.
Po sikur këta pedagogët të jenë sikur edhe 1% të korruptuar dhe të kenë marrë para, si i bie? Kush mban përgjegjësi?
Kryeministri më shumë sesa të bëjë avokatinë e kryebashkiakut me dy akuza mjaft të rënda penale siç është korrupsioni dhe pastrimi i produkteve të veprës penale nga të cilat rrezikon deri në 15 vjet burg me dy vendime nga gjykata mirë do ishte t’i thërriste njëherë këta gazetarët në konferencë shtypi të merrnin vendimin e gjykatës përpara dhe të lexonin të zezën mbi të bardhë.
Apo ia kanë fajin gazetarët specialë sepse dikur për Arben Ahmetajn tha dardha dhe kumbulla, nuk foli për Berishën dhe Metën të cilët vërtetë shkuan pas hekurave, shkuan përmes së njëjtës strukturë dhe procedurave ligjore siç shkoi Erioni.
Shqipëria ka një Kod Penal, i cili u harmonizua kur u bë Reforma në Drejtësi dhe është e zeza mbi të bardhë, e shkruar, cilat janë masat e sigurisë apo cilët janë hapat në gjykatë që nga i pari tek i fundit, që nga gjyqi për masë sigurie, gjyqtari paraprak apo gjyqtari i themelit dhe Edi Rama e di shumë mirë këtë.
Nuk ka pse shqetësohet as për gazetarë specialë dhe as për jospecialë.
Po është burrë le t’i mbledhë një herë këta gazetarët specialë në një konferencë shtypi, jo që të flasë siç do ai dhe të mbajë leksione si para turmës së partisë së tij, por të marrë vendimin e gjykatës për Erion Veliajn, të lexojë nëpër rreshta faktet dhe provat.
Mirë është të marrë dhe Klotilda Bushkën se e ka juriste shumë të zonjën, aty në krah të mbajë dhe Fatmir Xhafajn që po i jep leksione të mira jurisprudence dhe po na tregon vendimet e gjykatës së Strasburgut, ku në fakt dënimi më i madh që ka marrë Shqipëria nga Strasburgu janë 130 milionë euro nga mesazhet e Erion Veliajt për rastin “Becchetti”.
Ndoshta Rama këtë nuk do ta mbajë mend, por do të na tregojë se nga gjykatat po humbim para.
Aq para ka humbur Shqipëria në Strasburg nga Erion Veliaj sa nuk ka për t’i humbur në 100 vite ndoshta në çdo lloj vendimi tjetër të dhënë nga drejtësia shqiptare.
Dhe më shumë sesa kryeministri t’u drejtohet gazetarëve specialë apo të sillet si prokuror i prokurorëve do të ishte e rëndësishme që të mbante përgjegjësi publike sepse janë paguar qindra miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe nuk punojnë, janë vjedhur dhjetëra miliona euro nga drejtorët e “5D”-së së Erion Veliajt, janë bërë qindra miliona euro koncesione dhe njerëzit janë në burgje me fakte dhe prova konkrete.
Dhe, Erion Veliaj ndodhet pas hekurave me përgjegjësi ligjore, ndërsa Edi Ramës nuk i kërkohet asgjë më shumë sesa përgjegjësi morale dhe politike.
Nëse e ka humbur rrugës përgjegjësinë morale dhe politike, nuk e gjen dot as duke folur për gazetarët specialë, as duke gënjyer me gjoja vendime të Strasburgut, as duke mbrojtur Klotilda Bushkën apo rektorët e një universiteti të kalbur dhe me një tufë njerëzish të arrestuar apo me mendtë e Fatmir Xhafajt që po e çojnë Edi Ramën në një rrugë pa krye, së cilës do zoti i del deri në fund./ CNA
Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet...
Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se t...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rek...
Çudi si kërcënohet gjyqtari në Fier fill pasi politika lës...
Kurrë nuk ishte bërë kështu kryeministri, nuk ishte tr...
Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Bo...
Mediat e inceneratoreve dhe ato të paguara nga paratë e vë...
Një personazh që thuhet se mund të duket si roli i “Tano K...
Prej datës 10 shkurt, që kur kryebashkiaku Erion Veliaj ës...
Fatmir Xhafaj shkroi sot se “prokurori nuk bind”. E thënë ...
Fjalimi i zv/Presidentit Amerikan drejtuar udhëheqësve pol...
Andi Bushati, sërish në një dalje të tij mediatike, vazhdo...
Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga...
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë tjetër për të mba...
Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot n...
Një aferë korruptive, rreth një miliard euro, me projeksio...
Opozita ishte e para që i hodhi dorashkën e sfidës maxhora...
Sot gjatë të gjithë ditës, me orë të zgjatura, ka pasu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Gujanë të Amerikës së Jugu...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...