Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet pas hekurave të qelisë pas vendimit të gjykatës, sot ka bërë një reagim sërish me pikat e tij propagandistike të cilat i bien lehtësisht pas shumë faktesh dhe provash.
Erion Veliaj shkruan se hetimi ka filluar me letra anonime.
Në fakt, me ligjet që ka bërë parlamenti shqiptar kur ka qenë deputet dhe Erion Veliaj, mjafton të shikohet a ka të vërteta tek informacionet e çuara dhe janë anonime apo jo, kjo nuk ka rëndësi, rëndësi kanë provat që u gjetën.
Ato verifikohen dhe në rast se nuk ka shkelje të ligjit dhe kodit penal s’ka asgjë të keqe, nëse gjendet korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale, qoftë anonime qoftë me emër, faktet dhe provat administrohen dhe çohen në gjykatë.
Me tej Erion Veliaj thotë se është dënuar pa gjyq që në nisje. Kjo është një gënjeshtër.
Erion Veliaj është pyetur disa herë nga SPAK dhe ka dy vendime gjykate dhe të tjera që po vijnë ditë pas dite në Apel. Ka një masë sigurie paraprake dhe konfirmimi i saj. Janë të dyja nga GJKKO-ja dhe gënjen.
Erion Veliaj thotë se i është hetuar biografia personale e tij etj. Vetting i paligjshëm. Në fakt kemi një ligj për vetting që është bërë pikërisht për gjyqtarë dhe prokurorë, ata që Erion Veliaj i quajti “kolegë”, ata gjyqtarë dhe prokurorë në SPAK dhe GJKKO që Erion Veliaj tha se, ishin krenar që ndodheshin atje dhe ishte investim i duhur. Kaluan të gjithë në vetting. Pse sduhet të ketë vetting ndaj tij?
Ata gjyqtarë e prokurorë përfshirë këtu Ols Dadon dhe Erjon Banin etj, të cilët Erion Veliaj nuk i ka sulmuar asnjëherë vetëm ditën kur i doli masa e sigurisë.
Për më tepër gënjeu. Fillimisht tha se, nuk kishte hetim ndaj tij, po hetohej Ajola etj etj.
Erioni pretendon se nuk ka akuzë por harron se është në hetim paraprak dhe masa e sigurisë është vlerësuar nga gjykata.
Pra, janë gjetur prova të mjaftueshme për ta çuar pas hekurave dhe nuk thekson pse Klotilda Bushka prishte provat e tij?
Nuk e tregon si i ka firmosur paratë për familjarët e bashkëshortes së tij. Pretendon për persekutim të familjes.
Të kapesh me 860 mijë euro blerje me dokumente dhe fakte të cilat vijnë zyrtarisht nga Dogana Shqiptare. Të gjesh qindra mijëra euro nëpër kasaforta?
Në fakt, SPAK nuk i ka bërë një vetting Erion Veliaj, si ai vettingu i drejtësisë sepse në vendimin e gjykatës nuk është zbardhur udhëtimi në Tokyo. Me çfarë e ka paguar, si ka shkuar?
Sepse, Erion Veliaj ka që nga viti 2013 në pushtet, fiks 12 vjet në pushtet kryebashkiak dhe ministër.
Në rast se, duhej t’i bëhej vettingu siç ka qenë standardi i vendosur nga vetë Fatmir Xhafaj për drejtësinë, miku i tij i ngushtë, të cilit i mbajti dhëndrin drejtor urbanistike Erion Veliaj, standardin e drejtësisë, vettingun që u pa gjithë këto vite. Kanë ikur prokurorë e gjyqtarë për një shtesë për një blerje makine nga vettingu.
Kurse për Veliajn blerja e makinës është çudi e madhe, një makinë 7 mijë euro shitet pas 6 vitesh 23 mijë euro, pastaj shitet me gjysmë çmimi, pastaj 140 mijë euro të tjera vijnë vërdallë nëpër Tiranë me jastëkë.
Më tej na thotë që është lënë kryeqyteti pa drejtim. Kryeqyteti ka administratën ka një nënkryetare të komanduar, vetë kryeministri është angazhuar.
Për çfarë duhet Erion Veliaj në krye të kryeqytetit? Që të firmosë urdhër-pagesa për nusen e dajës të Ajolës? Të firmosë urdhër-pagesa për eventet për të cilat i merr lekët Ajola? Të angazhojë shokë dhe miq dhe shoqe si Klotilda Bushka për të prishur provat?
Nga burgu dhe nuk po lë fjalë pa thënë duke shkur në mënyrë të përsëritur ligjin, e jo më i lirë në krye të bashkisë.
I përzien sa me Saliun, sa me Olsin etj me radhë, gjithmonë e harron Altin Dumanin dhe vazhdon me gënjeshtrat se ka presion ndaj dëshmitarëve duke iu kujtuar burgun.
Në fakt është kapur Klotilda Bushka duke prishur provat madje tek zyra e Avokatit të Popullit që është edhe më e rëndë akoma. (LEXO KETU)
Tani sa i pafajshëm është Erioni e di gjykata dhe ka vendime gjykata janë shumë deri tani në disa shkallë.
Por nesër gjykata e Apelit ka provën që reforma e drejtësisë nuk është bërë për emra të caktuar sepse GJKKO e Faktit e ka treguar, SPAK e ka treguar për emrat e opozitës, të pushtetit, në të gjitha krahët.
Nesër është prova që emri nuk ka rëndësi, janë faktet brenda dhe kaq mjafton për të thënë më pas fitoi Reforma në Drejtësi apo faleminderit Erion që gënjeve gjithë dynjanë dhe me shashkat e tua, shantazhet, me presionet ndaj drejtësisë, me marrje studiosh lobiste, me avokatët dhe skenat e tua ja dole të dilje i lirë.
Ose bie reforma në Drejtësi me Apelin e GJKKO ose bie Erion Veliaj. Nëse bie e para bie shteti, nëse bie Erion Veliaj, bie thjesht një hajdut./ CNA
Partia Socialsite është një forcë e madhe politike, që...
Një kthim pas në kohë dhe leximi i sjelljes së kryebas...
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershm...
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar be...
Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që de...
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët sp...
Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet...
Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se t...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rek...
Çudi si kërcënohet gjyqtari në Fier fill pasi politika lës...
Kurrë nuk ishte bërë kështu kryeministri, nuk ishte tr...
Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Bo...
Mediat e inceneratoreve dhe ato të paguara nga paratë e vë...
Një personazh që thuhet se mund të duket si roli i “Tano K...
Prej datës 10 shkurt, që kur kryebashkiaku Erion Veliaj ës...
Fatmir Xhafaj shkroi sot se “prokurori nuk bind”. E thënë ...
Fjalimi i zv/Presidentit Amerikan drejtuar udhëheqësve pol...
Andi Bushati, sërish në një dalje të tij mediatike, vazhdo...
Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga...
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...