
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershme, në politikë zbërthehet në shumë terma. Një prej tyre, është më klasikja, lidhja krim-politikë-media.
Dhe në rastin e SPAK-ut po ndodh ky fenomen. Ka një lidhje të fortë të krimit me politikën dhe mediat.
SPAK ka zbardhur me dhjetëra dosje nga “Sky” dhe “Encrochat”, por dhe të tjera në lidhje me krimet elektorale të bëra nga bandat e përdorura nga politika.
Nga njëra anë media është një instrument që e ka përdorur krimi për të mos thënë shumëpërdorur, por nga ana tjetër dhe politika, për interesat e saj korruptive dhe klienteliste, përfitues koncesionesh, sponsorë pagatorë, të cilët ushtrojnë influencën e tyre në media për qëllime të caktuara kriminale.
Ajo që po ndodh me SPAK-un në këto momente është pikërisht kjo.
Krimi, politika dhe media janë bërë bashkë për të goditur këtë institucion në mënyrë të vazhdueshme. Deri dje ka pasur më pak zëra sepse njëra palë siç është ajo e mazhorancës e mbronte institucionin në momentin që goditeshin Ilir Meta, Sali Berisha apo zyrtarët e opozitës.
Tani është "çmendur" dhe mazhoranca. Ka filluar sulmin përballë SPAK-ut, për gjoja padrejtësi për të ndjekur në gjendje të lirë një hajdut me dy vepra të rënda penale që rrezikon deri në 15 vite burg.
Një herë deklarojnë se e kanë SPAK-un një fishkëllimë, dikush thotë se do ta shkrijë, dikush tjetër thotë se s’do ta shkrijë e kështu me radhë.
Nga ana tjetër media vërsulet në sulm. Në ditët e fundit është përdorur një përgjim ambiental me urdhër të prokurorit Klodian Braho si sulm ndaj SPAK-ut.
Një përgjim me vendim të rregullt ligjor askush nuk e konteston dot, dhe bëhet pikërisht zhurmë për të goditur SPAK-un. Ashtu sikundër është sulmuar për Erion Veliajn, ashtu sikundër është sulmuar për grupe të caktuara kriminale, ashtu sikundër është sulmuar nga mediat për interesat e saj.
Kujtojmë rastin e “Top Channel” apo “Report TV” pagesat nga inceneratorët dhe avokatia publike e frikshme që iu bë inceneratorit që nuk ekziston në Tiranë, por dhe sulmet që iu bënë prokurorëve të caktuar.
Ndaj këtu jemi përballë faktit që krimi, politika dhe media janë bashkë në një rrugë interesi që i përplas me SPAK-un.
I përplas sepse media ka interesat për të marrë paratë e inceneratorëve, politika kërkon që djemtë e saj të ndiqen të lirë, krimi kërkon që bandat të dëmtojnë dhe të trembin apo godasin integritetin e prokurorëve dhe gjyqtarëve e kështu me radhë.
Ndaj jemi përballë “trekëndëshit të Bermudës”: krim-politikë-media apo media-politikë-krim apo politikë-krim-media që tregon se janë e njëjta formë që në finale së bashku sjellin mbytjen e Shqipërisë, zhdukjen e saj, çmontimin e saj.
Kanë sjellë gjithçka ka kaluar Shqipëria në këto 34 vite tranzicion të lodhshëm dhe të pandalshëm./ CNA
Prej disa ditësh dhe javësh Erion Veliaj ka filluar be...
Valmir Xoxa është një personazh mjaft interesant që de...
Kryeministri Rama sërish sot ka përmendur gazetarët sp...
Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet...
Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se t...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nesër një dëgjesë me rek...
Çudi si kërcënohet gjyqtari në Fier fill pasi politika lës...
Kurrë nuk ishte bërë kështu kryeministri, nuk ishte tr...
Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Bo...
Mediat e inceneratoreve dhe ato të paguara nga paratë e vë...
Një personazh që thuhet se mund të duket si roli i “Tano K...
Prej datës 10 shkurt, që kur kryebashkiaku Erion Veliaj ës...
Fatmir Xhafaj shkroi sot se “prokurori nuk bind”. E thënë ...
Fjalimi i zv/Presidentit Amerikan drejtuar udhëheqësve pol...
Andi Bushati, sërish në një dalje të tij mediatike, vazhdo...
Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga...
Mjafton të shikoje ekranet e djeshme, debatet kryesore...
Sot u vërtetua ndoshta edhe një profeci, por dhe një qëndr...
Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë tjetër për të mba...
Arrestimi i Erion Veliajt ishte lajmi i parë i dhënë sot n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...