web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush e varrosi Erion Veliajn?

9 Prill 2025, 14:33, Editorial CNA

Kush e varrosi Erion Veliajn?

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës dhe ka rekomanduar midis rreshtave që shihet në dokument se kemi të bëjmë sipas hetimeve me një grup të stukturuar kriminal Elman Abules, Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt.

CNA ka raportuar dhe për një “grup tjetër kriminal” në media, ku Erioni, dy shërbëtorë të tij dhe vëllai që paguan, bënë një sulm të qartë mediatik kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Për herë të parë në një vendim gjykate shihet se janë zbardhur jo vetëm përgjimet që kanë ndodhur në burg Erion Veliajt, por dhe shkrimet e bëra në mediat e mercenarëve të Veliajt, pjesë e “grupit të strukturuar kriminal” mediatik dhe reagimet që kanë pasur mediat kritike me kryebashkiakun.

Por kush e “varrosi” Erion Veliajn?

 

Erion Veliajn më shumë se kushdo tjetër, e ka varrosur Mero Baze dhe Carlo Bollino, sepse ata së bashku me Erionin dhe vëllanë e tij Arbrin,  hallin më të madh kishin kush e fitonte betejën publike.

Stresi më i madh i tyre ishte pse zbardhej vendimi i Shkallës së Parë i gjyqtarit Erion Bani dhe jepej në media dhe për këtë akuzohej SPAK-u. Për më tepër sulmohej Klodiana Lala që quhej zëdhënëse e SPAK-ut apo Elvi Fundo që quhej zëdhënës i SPAK.

Për më tepër disa media i quajtën si përfaqësues të institucionit të akuzës, kur në fakt nuk kishin bërë asgjë tjetër veçse kishin zbardhur seanca gjyqësore dhe vendime të gjykatës. Dolën më tej dhe përgjimet. U akuzua sërish se i nxirrte SPAK-u. Në fakt dokumentat ishin me vulë gjykate.

U krijuan mashtrime dhe u tha se CNA dhe gazetarët kishin publikuar dokumenta të dhëna nga SPAK sepse avokatët nuk i kishin marrë kurrë në seancë, avokatët nuk i kishin lexuar. Për më tepër, dje gënjyen sërish duke thënë se ja këto janë dokumentet që kanë marrë avokatët, kur në fakt është një gënjeshtër. Ato janë fashikujt e dokumenteve që kanë avokatët. Dokumenti që ka nxjerrë CNA është një dokument i plotë i gjykatës dhe atë e gjetëm të zbardhur tashmë dhe në vendimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi, publikuar dje.

Po si e varrosën Erion Veliajn?

Thjesht dhe vetëm i rënduan akuzat penale. Janë disa akuza penale te përgjimet. Ashtu sikundër Erion Veliaj nga përdorimi i telefonit, në marrinë e tij për të bërë propagandë, për të sulmuar, sharë dhe akuzuar, merr një akuzë mjaft të rëndë penale në lidhje me përdorimin e sendeve të ndaluara.

Sipas nenit 324/a të Kodit Penal, paragrafi i dytë, Erion Veliaj rrezikon 5-10 vjet vjet, për përdorimin e atij telefonit.

 

Sepse Mero Baze dhe Carlo Bollino e kishin mendjen te propaganda, besonin se Erion Veliaj lirohej në rast se nuk do të dilte vendimi i Erion Banit. Mendonin se Erion Veliaj do të dilte po mos të dilnin përgjimet.

Në fakt me përgjimet dololën bashkë me mbretin dhe oborrtarët lakuriq.

 

Doli i gjithë llumi mediatik, i cili dihej se çfarë ishte, por kurrë nuk ishte parë e zeza mbi të bardhë, publikisht, me gojën e një kryebashkiaku që i përdorte gazetarët si mercenarë të grupit të tij kriminal.

Asgjë tjetër nuk ka bërë në burg Toto Rina, thjesht dhe vetëm ka dhënë urdhër për vrasje. Të gjitha këto i ka bërë Erioni, por vetëm vrasjen nuk ka urdhëruar. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, prandaj edhe gjykata e ka lënë në burg.

Ndaj dhe grupi i tij kriminal në media, bashkëpunëtorët e tij, e varrosën Erion Veliajn sepse mendonin dhe vazhdojnë të mendojnë se beteja më e madhe është ajo e propagandës.

Sepse kështu thonë, e ka fituar betejën SPAK-u. Në fakt SPAK s’ka asnjë betejë, betejën e ka gjykata dhe drejtësia. Por ka media të cilat janë vasale dhe përdoren si mercenare apo dhe si letër higjienike e kryetarit të bashkisë dhe ka të tjerë që i qëndrojnë përballë edhe sharjeve edhe sulmeve, akuzave, fyerjeve, shpifjeve dhe nuk bëhen pjesë e këllirave mediatike dhe një propagande të ndyrë për të bërë pis atë pak punë që bëjnë disa zyrtarë të ndershëm të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, qofshin këta gjyqtarë apo prokurorë.

Dikush në qoftë se quhet zëdhënës i SPAK apo GJKKO dhe mbron prokurorë e gjyqtarë të ndershëm, nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak se sa një gazetar që po bën detyrën e tij ndershmërisht.

Ndërsa ata që përdoren thjesht si letër higjienike nga burgu i Durrësit, prej kryetarit të bashkisë Tiranë me disa akuza të rënda penale, janë këllira mediatike, që e kanë përfunduar misionin e tyre me varrosjen e mëtejshme të Erion Veliajt.

Këtë nuk e kanë bërë me vetëdije, e kanë bërë nga budallallëku, nga deliranca,?

Kanë të njëjtën delirancë si ai që ndodhet në burg, mendojnë se ndodhen në një univers tjetër, se këta janë të paprekshëm, janë zotër të Shqipërisë.

Se këta kanë sjellë Edi Ramën në pushtet, se këta mund t’i bëjnë çfarë të duan vendit, por të zezat e tyre nuk mbulohen, as neveritë e tyre nuk mbulohen me propagandat e fëlliqura, të cilat në finale dhanë një rezultat. “Varrosjen” për shumë gjatë në burg të Erion Veliajt./ CNA





Lajmet e fundit nga