web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mero Baze pranon mashtrimin publik

8 Prill 2025, 19:32, Aktualitet CNA

Mero Baze pranon mashtrimin publik

Mercenari i Erion Veliajt, njeriun të cilin kryebashkiaku Erion Veliaj e përdor nga burgu i Durrësit për të ushtruar presione apo sulme brutale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve apo për inskenime 2 milionë euroshe, Mero Baze, sot ka pranuar mashtrimin publik.

Në disa prej shkrimeve të tij, ato që siç e kemi theksuar më herët i shkojnë shumë për shtat një ushtari që zbaton urdhrat e një të akuzuari të burgosur me tre akuza të rënda si Erion Veliaj, shkruante një herë që përgjimet ndaj Veliajt i ka nxjerrë SPAK, duke e pasuar më vonë me një mashtrim publik duke thënë se dosja e përgjimeve nuk është lejuar të merret nga avokatët në sallën e gjyqit.

Sot ushtari i një të burgosuri si Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale dhe futja e përdorimi i sendeve të ndaluara në burg, Mero Baze ka nxjerrë dy dokumente dhe thotë këto janë ato që kanë marrë avokatët e Veliajt.

Mero Baze pranon mashtrimin publik

Mero Baze pranon mashtrimin publik

(Dokumentet e publikuara nga Mero Baze)

Vetë Mero Baze pranon mashtrimin publik duke e shkruar e zeza mbi të bardhë. Pasi tha se avokatët nuk i kanë marrë përgjimet, tani pranon se i kanë marrë duke nxjerrë tabelat.

Tani ka dy rrugë ose i kanë marrë ose nuk i kanë marrë, nuk ka rrugë të tretë.

Vendimi i Gjykatës është akoma dhe më i rëndë se sa pretendohet.  

Çfarë janë këto tabelat? Pse nuk e nxjerrin të plotë vendimin që kanë avokatët e Veliajt?

Se fillimisht tha i ka nxjerrë SPAK-u tani thotë ja ku janë tabelat.

Ku i di Mero Baze tabelat? Kush ia dha? Se, mashtroi publikisht duke thënë se avokatët nuk i kanë përgjimet.

Nuk ka faj që mashtron publikisht, se me hotelet në Ksamil, vilat në Ndroq dhe Peshtan apo kompanitë në emër të fëmijëve do të duhet të mbrohet dhe t’i shërbejë Veliajt në zullumet e tij.

Fakti është që avokatët i kanë marrë provat në ditën e gjyqit ndaj Veliajt dhe se Mero Baze ka mashtruar publikisht duke u kthyer në shërbëtorin e Veliajt për inskenimet e tij nga skutat e qelisë së tij në burgun e Durrësit.

Duket qartë që editorialet e Meros i shkruan Erion Veliaj nga qelia. Kjo tregohet dhe nga përgjimet./ CNA

 





Lajmet e fundit nga