Aset i grupeve kriminale/ Zbulohet baza me arsenal armësh
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...

Në një shkrim të rrëmujshëm dhe të lodhshëm, siç po i ndodh shpesh e më shpesh, Mero Baze rishfaqet i dashuruar me Ilir Metën, zbaton porositë që vijnë nga qelitë e Durrësit dhe bën thirrje për sulme ndaj prokurorëve, jo me dhunë si në shkrimet e tij, por me kallëzime. (LEXO KETU)
Në porosinë që i vjen nga Erion Veliaj për të vazhduar presionin ndaj prokurorëve, pasi shpejt do të vijë Gjykata e Lartë, ku drejtues është miku i Mero Bazes, Sokol Sadushi, jepen të dhëna statistikore për ngjarje të ndryshme dhe kërkohet të theksohet se burgosja nuk duhet të ndodhë në Shqipëri. (LEXO KETU)
Kuptohet halli është Veliaj, por si argument sillet edhe Ilir Meta.
“Pjesa tjetër endet gjithë jetën duke kërkuar t’u vihet në vend padrejtësia e bërë nga drejtësia, por nuk gjejnë më zgjidhje. Ata janë pjesë e statistikave të ‘drejtësisë’ që ka mbushur burgjet.
Ilir Meta mund të mos merrej seriozisht pa hyrë në burg për shkak të lajthitjeve të tij, por ajo që thotë – se në burg ka takuar njerëz shumë më dinjitozë se ata që janë jashtë – ka një të vërtetë.
Dhe kjo lidhet pikërisht me njerëzit e thjeshtë të paraburgosur pa pikë mëshire, në raport me veprën e tyre ende të paformuluar penalisht”.
Pasi i jep të drejtë Metës që s’ka asnjë ngjashmëri me hallin e Meros që është Veliaj më tej gazetari i keqpërdorur nga qelitë e Durrësit thekson se:
“Nëse në Shqipëri ka ndjeshmëri kur arrestohen politikanë paraprakisht, nëse shoqërisë i bën përshtypje urrejtja patologjike e disa prokurorëve ndaj Veliajt, apo arrestimi paraprak i Ilir Metës ende pa iu ngritur akuza penale – për qindra shqiptarë të pafajshëm, të pafuqishëm dhe të pazë, që enden burgjeve – drejtësia është përgjegjëse për paraburgimin e tyre për vepra thuajse banale, të cilat mund të ndiqen në gjendje të lirë pa shkaktuar shkatërrime jetësh”.
Në fakt, të dyja rastet ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri.
Mero Baze e di mirë që Erion Veliaj është në burg tashmë me 3 akuza nga 2 që kishte në fillim. Është në burg me vendim gjykate të trefishtë, ku përcaktohet korrupsioni në 9 raste. Gjithashtu bashkëpunëtorët e Veliajt po prishnin provat dhe kjo me zë dhe figurë, veprën penale po e kryente pikërisht Klotilda Bushka, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, mike dhe bashkëpunëtore e Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt. Pra, tjetër Meta dhe tjetër Veliaj.
I pari lajthiti siç e ka qejf dhe Mero dhe është në burg me vendim gjykate, se s’të futin dot prokurorët pas hekurave. Ndërsa i dyti po prishte provat, për më tepër qëndronte në krye të institucionit ku ishte kryer korrupsioni.
Në fund Mero kujdeset që të bëjë thirrje që të paditen prokurorët dhe gjyqtarët të cilët i arrestojnë njerëzit për qejf.
“Kam frikë se nëse i hyjmë ndonjë studimi të thelluar dhe të kërkojmë dëmshpërblim për të gjithë ata që paraburgosen kot, rrezikon që drejtësia t’i ketë “vjedhur” më shumë lekë shtetit se “hajdutët” e akuzuar për korrupsion.
Por për fatin e keq të tyre – dhe fatin e mirë të shtetit – jo të gjithë e dinë që duhet të padisin prokurorët dhe gjyqtarët që i arrestojnë për qejf, këdo që u teket”.
Në fakt nuk të arreston dot kush për qejf se ka KLP, ka KLGJ, institucione që i kontrollon mazhoranca në pushtet.
Ka ILD e kështu me radhë. Institucione që monitorojnë punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Siç ka dhe Gjykatë të Lartë ku qëndron miku i Mero Bazes, famozi Sokol Sadushi, i cili me shall në qafë dhe pa kaluar në veting do të gjykojnë Erion Veliajn dhe prokurorët që kanë kaluar në vetingun e socialistëve./ CNA
Analisti i oborrit të Rilindjes, i dalë nga çeta e Saliut...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...