E hënë intensive për Kuvendin/ Zbardhet rendi i ditës për seancën plenare
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancë plenar...

“Ai që dikur ishte numri dy”. Kështu titullohet intervista e gjatë dhe ekskluzive e ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, me gazetarin e njohur holandez, Vincent W.J. van Gerven Oei.
Në këtë intervistë, Arben Ahmetaj ndalet gjatë në tri çështje: paratë e drogës në ekonominë shqiptare, aksesin politik të organizatave kriminale dhe arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
I pyetur nëse ka qenë në dijeni të raporteve të shumta për rolin e parave të drogës në ekonominë shqiptare, gjatë asaj periudhës kur sapo u emërua në detyrë, Ahmetaj deklaroi se në ato vite lidhej më së shumti me pastrimin e parave që kalojnë nga sektori i ndërtimit. Ai shtoi se kjo vihet re edhe nga ndërtimet e vazhdueshme dhe kullat në Tiranë.
“Ky element lidhet me pastrimin e parave, i cili më së shumti kalonte nëpër kanalet e ndërtimit. Sot në Tiranë ka 64 mijë apartamente bosh dhe ende sheh kulla që po ndërtohen. Si mundet të përdoret ndërtimi si gjenerator, ndërkohë që ka 64 mijë apartamente bosh? Me çfarë parash financohet kjo, kur përqindja e kredive bankare është afër një shifre? Pastrim parash? Ky nuk është zhvillim; kjo është një ekonomi në hije që përfiton njerëzit dhe politikanët që lidhen me këtë fluks pastrimi parash”,-tha Ahmetaj.
I pyetur nëse ka parë pjesëtarë të krimit të organizuar në zyrat e Kryeministrit, Ahmetaj devijoi nga një përgjigje e drejtpërdrejtë, por u shpreh se ka hije dyshimi, pasi sipas tij, gjithmonë për tenderët fitues jepet buxhet maksimal dhe ofrohet disponueshmëria në shkallën më të lartë.
“Sot ka një hije pas çdo projekti në Shqipëri, çdo tenderi. Shumë rrallë ka një proces të drejtpërdrejtë. Shikoni ofertat fituese të tenderit: gjithmonë 98, 99% e buxhetit maksimal të disponueshëm. Si mund të jetë? Ku tjetër mund ta gjeni këtë? Askund. Projektet e infrastrukturës, rrugëve, energjetikës, ujit, projekteve komunale… Të gjithë e dinë këtë, është dijeni publike tashmë edhe për shqiptarin më të thjeshtë e të zakonshëm”,-deklaroi Ahmetaj.
Sa i përket pyetjes se si i sheh zhvillimet e ditëve të fundit në Shqipëri, me një kryetar bashkie të arrestuar e në burg, si Erion Veliaj, Ahmetaj e konsideroi si teatër dhe akuzoi për këtë kryeministrin Edi Rama.

“Ky është totalisht një teatër i Ramës. Ata në fakt mund edhe ta hetojnë atë ndërsa ai është jashtë, por jo si kryetar bashkie. Nuk mund të qëndrojë në detyrë ndërkohë që është duke u hetuar dhe akuzuar. Në të njëjtën kohë, nuk jam dakord me qëndrimin e Erionit për të sulmuar prokurorët dhe familjet e tyre”,- u shpreh Ahmetaj.
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u arratis më 7 korrik 2023, pasi mësoi se SPAK-u i kishte kërkuar Kuvendit autorizim për arrestimin e tij. Nga ai moment e në vijim, Ahmetaj ka dhënë disa intervista ku ka zbuluar disa nga prapaskenat e politikës./CNA
Sot u zhvillua eventi “Match-Maker Albania 2025” me mbi 10...
Kryedemokrati Sali Berisha, i pranishëm në takimin e zhvil...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i pr...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, i ësht...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ka fol...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ka fol...
Kandidati i PD-së për deputet, Grigels Muçollari, i ftuar ...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehme...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë për emis...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka post...
Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka n...
Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në "Çim Peka Live", në Syri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besi...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri akuzoi sot kryeministrin E...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka qenë një sprovë s...
Kryeministri Edi Rama nga prezantimi i kandidatëve për qar...
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se zgjedhjet e 11 majin...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ndarë deta...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot në Shkodër prezantim...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...