"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Analisti i oborrit të Rilindjes, i dalë nga çeta e Saliut, sot ka dalë më tezën e tij më të re. Pas qindra shkrimesh pro SPAK-ut që arrestonte Berishën e Metën sepse duhej drejtësi, tani qan Veliajn dhe e quan politikë arrestimin e Veliajt para zgjedhjeve pa vendim gjykate.
Së pari, arrestimi ka vendim gjykate dhe një dosje më të lartë se Mero dhe së dyti është me vendim gjykate. Po ç’të bëjë i shkreti, duhet t’i japë kurajë propagandës me mendjen se PS dëmtohet duke arrestuar Veliajn.
Në fakt nga arrestimi i kryebashkiakut të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston dhe dosjes “5D”, PS mund të fitojë shumë, por po mori mendjen e Meros dhe mediave të inceneratorëve, apo atyre që kanaleve u kanë vënë maska, mund ta kenë me keq se kurrë.
Baze sot ka marrë armën në lojën e Ramës dhe Xhafës për të sulmuar Dumanin e SPAK. Pasi nuk ia dolën me tezat se i kontrollonin, pasi nuk ia dolën me akuzat që çuan vetë te Saliu, tani gjejnë mënyrën për të gënjyer edhe vetë Erion Veliajn. Sulm ndaj SPAK-ut që të mos “lajthisë” Erioni, asgjë më shumë se kaq.
Por, kur Mero thotë e arrestuan se thotë Saliu është njësoj si të besojmë se Saliun e arrestuan se tha Mero.
Baze shkruan se “ngjyrat e një linçimi politik nga zyrtarët e SPAK-ut, të cilët, me sa duket, duan të heqin komplekset e tyre politike nga sulmet e Berishës dhe Metës, duke ofruar shërbime politike për ta”.
Sipas Mero Bazes, Erion Veliaj s’duhej të ishte arrestuar, sepse “arrestimi paraprak i një zyrtari kaq të lartë – tri herë i zgjedhur i kryeqytetit në detyrë – për një hetim, jo rreth përgjegjësive të tij zyrtare, është thjesht përfshirje në fushatë elektorale e prokurorisë speciale. Arrestimi në fillim të fushatës elektorale është rreshtim i neveritshëm politik”. Pra sipas Meros, duhej që hajduti i kapur gjallë me emrin Erion duhet të rrinte i lirë se ishte socialist e në detyrë, megjithëse mund të prishte provat. Ata të tjerët që kishin ikur njëri 12 e tjetri 8 duhet të ishin në burg, edhe pse nuk prishin dot prova.
Sa poshtë bie Mero nga halli, “prokurori i çështjes dhe agjentët e BKH-së në atë proces kanë intimiduar artistë dhe bashkëpunëtorë të fondacionit me shantazhe personale, deri edhe në jetën private, duke gërmuar nëpër telefonat e tyre dhe duke krijuar një klimë të paligjshme në prodhimin e fakteve që u duheshin për të ilustruar një akuzë që e kishin shkruar më parë”.
Në fakt, prokurorët e SPAK-ut duhet të hetojnë, jo të intimidojnë zyrtarë, gazetarë apo ortakë, biznesmenë, etj., për hotele në Ksamil e Sarandë, që shkojnë deri te Veliaj e përtej tij.
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...