web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia e Shtetit, gjueti shtrigash/ Goditën në mënyrë kriminale disa studentë

6 Qershor 2025, 12:38, Denoncim CNA
Policia e Shtetit, gjueti shtrigash/ Goditën në mënyrë
Foto ilustruese

Fatkeqësisht dhe Policia e Shtetit mund të bëjë një gjueti shtrigash dhe t’i shesë opinionit publik dhe medias sapunin për djathë.

Gazetarët marrin njoftimet për shtyp dhe i publikojnë pa një analizë, pa thellim në burime dhe tre të rinj dje janë bërë objekt i një raportimi në media me emra, me mbiemra, megjithëse disa prej tyre janë studentë, dikush është dhe vetëm 16-vjeç.

Këta të rinj kanë bërë një “krim” të madh. Kanë shitur bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Sipas policisë janë katër shtetas, tre me inicialet L.M, A.T dhe I.L dhe i fundit një 16-vjeçar, ky i fundit ndiqet në gjendje të lirë.

Kanë shitur bileta me çmime më të larta se ato të përcaktuara nga federata dhe veprat penale janë “manipulimi i tregut” dhe  “fshehja e të ardhurave”.

Biletat varionin nga 200-250 euro deri në 1500 euro në sektorin VIP thotë njoftimi i policisë.

Policia e Shtetit, gjueti shtrigash/ Goditën në mënyrë

Një gjueti e mirëfilltë shtrigash. Në vendet e BE-së i gjen përpara stadiumit.

Kush është krimi i tre të rinjve?

Kush është krimi i studentëve? Një prej tyre student mjekësie, i cili u shërben pacientëve natën. Ka blerë disa bileta me 200 euro po i shet me 250 euro për të fituar 5 lekë për të jetuar më mirë se është student, ka nevojë për shpenzimet.

Ku është krimi? Ku është mashtrimi i tregut këtu? Ku është vjedhja? Ku është manipulimi? Ku është fshehja e të ardhurave? Ku është shkelja e ligjit?

I bleu, i shet, nuk i vodhi.

Katandisi Shqipëria që tatimet dhe fshehjen e të ardhurave t’i gjejë te Ledjoni, tek Arbi, tek Iliri? Se kanë marrë 10 bileta dhe në fund do të fitojnë 500 euro. Ky është krimi i këtyre të rinjve.

Shteti humbi tvsh-në?!

Në fakt ka një debat të madh publik për shitjen e biletave të ndeshjes me Serbinë. Çmimet janë katastrofë. Në tribunën kryesore çmimet fillojnë nga 400 euro apo 500 euro zyrtarisht, pa folur për çmimet e biletave të tjera të publikuara nga FSHF-ja. Dhe, bileta s'ka.

Por, ky është një vendim i institucionit të futbollit.

Këta të rinj nuk kanë bërë asnjë krim.

Kanë shkuar dhe kanë blerë nga 2 apo tre bileta dhe po i marrin e i shesin të fitojnë ndonjë lekë. Dikush është student, dikush është 16-vjeç, ka nevojë të blejë një bluzë të re, një palë pantallona.

Po mbahen në burg dhe në qeli këta të rinj, studenti që duhet të ishte në shërbim të pacientëve sepse shiti një biletë për të fituar 50 euro qëndron në qeli se ka bërë një krim të madh. Ka blerë tre bileta dhe i ka shitur 50 euro më shumë që të fitojë diçka për të blerë një bluzë të re, për të blerë një palë xhinse të reja, për të blerë një palë atlete të reja.

Se, këto janë paratë që mund të fitojë një student, një i ri që shiti 2 apo 3 bileta.

Ku i gjeti? I mori i bleu në Federatë atje ku ato shiten me 150 gjeti lidhjet dhe po i shet me 200 apo 250.

Në rast se kanë gjetur më shumë të tjerët ky është problemi i sistemit ky është problemi i institucionit të Federatës që duhet kontrolluar jo i disa studentëve, jo i disa të rinjve që po bëhen shembull në një gjueti shtrigash totalisht kriminale nga Policia e Shtetit.

Ju ka nxjerrë emrat a thua se është bërë ndonjë operacion i madh, i koduar “Attention” “Kujdes, Skema abuzive për shitjen e biletave të ndeshjes në Instagram”.

Policia e Shtetit, gjueti shtrigash/ Goditën në mënyrë

Po në Instagram çfarë nuk shitet dhe çfarë nuk blihet.

Sa qindra e qindra biznese goditen, jo thjesht kështu si në këtë rast ku blihet një biletë dhe shiten për të fituar 50 euro, por shiten veshje, shiten brande, shiten ,mallra të të gjitha llojeve të cilat kanë distributorë të tyre zyrtarë në Shqipëri, të cilat në shumicën e rasteve janë falso.

Bëhet fjalë për miliona e miliona euro që i shkaktojnë dëm buxhetit të shtetit konkurrencës së padrejtë, bizneseve që paguajnë taksa, sigurime.

Sa ambiente me qira shiten në Instagram, Tatimet nuk ndërhyjnë po marrin peng dhe burgosin tre të rinj midis tyre një student të mjekësisë që po fitonte 50 euro. Kjo është gjueti shtrigash dhe kriminale nga Policia e Shtetit./ CNA





Lajmet e fundit nga