Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Sot, kryeministri Edi Rama njoftoi emërimin e Blendi Gonxhes si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Formulimi i këtij posti vjen duke marrë nga Ministria e Financave atë të Ekonomisë, duke shkrirë Ministrinë e Kulturës të Elva Margaritit, e cila del jashtë loje dhe duke i bashkuar Inovacionin, ministri e shkrirë nga Rama mandatin e dytë të tij .
Blendi Gonxhe është një nga studentët e dhjetorit ‘90, por më shumë një ministër i ri i avazeve të vjetra.
Edi Rama tashmë qeverinë e ka konfiguruar thuajse totalisht me ish nënkryetarët, drejtorët apo bashkëpunëtorët që ka patur te Bashkia e Tiranës.
Faktet janë se edhe grupi parlamentar është i përbërë nga njerëz që Rama i ka patur nga viti 2000 në vitin 2011, pra për 11 vite kur drejtoi Bashkinë e kryeqytetit.
Në ato kohë (mandatin e parë të Ramës si kryebashkiak) Blendi Gonxhja u largua nga detyra pasi përmbyti Tiranën në shtator të vitit 2002.



Rama ndodhej jashtë dhe nga opozita u akuzua se Gonxhe zbatoi urdhrin e ish-kryebashkiakut atëherë në detyrë Edi Rama, për të hapur dhe provuar portat e liqenit të Tiranës duke shkaktuar një dëm me miliona euro, me mijëra biznese të mbytura, duke shkuar në prag të një tragjedie.
Gonxhe ka patur akuza të shumta nga opozita gjatë kohës që ka qenë nënkryetar i bashkisë Tiranë, në kohën kur Rama drejtonte bashkinë e kryeqytetit.
Më pas Gonxhe u largua drejt Greqisë, ku dhe zhvilloi një aktivitet në lidhje me transportet e autobusëve dhe nga ana tjetër është kthyer në Shqipëri, me ardhjen e socialistëve në pushtet.
Opozita ka qenë mjaft e ashpër ndaj tij menjëherë sapo ai mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, pasi për disa kohë u la në hije nga kryeministri Rama. Tashmë hatërmbetjet e dy miqve të vjetër kanë përfunduar.
Gonxhe emërohet në një post të rëndësishëm. Një detyrë me përgjegjësi të madhe, që duket se i jepet një ministri të ri me avaze të vjetra, ai nuk është një person i papërfolur, nuk është një person pa akuza apo pa përfitime deri tek bashkëpunimet e tij me kompanitë e inceneratorëve, me kompanitë me makinat me qira e të tjera, për të cilat ai është akuzuar shpesh nga opozita. Vetëm se së fundi ka ngelur në dorën e Klevis Balliut, kjo ishte pesha më e madhe që i dha PD.

Gonxhe nuk është një emër i panjohur. Një dhjetorist që ka ngelur gjithnjë në shërbim të Ramës, që diti t’i mbijetojë kohës duke u larguar njëherë në Greqi dhe duke u rikthyer tashmë në majat e pushtetit si një nga ministrat më të rëndësishëm të Edi Ramës me ndryshimet e reja që kryeministri njoftoi sot./CNA
Dëbora e madhe në pikën e Mashkullorës një ditë më parë ka...
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka...
Jashtë kamerave, ka folur vajza e mitur e Mirela Bosit...
E rallë, por ndodh! E kemi fjalën për Fokën e Mesdheu...
Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares, e cila denoncoi djalin e ...
Biznesmeni i ndërtimit, Faik Curri, ka akuzuar kryetar...
Ushtari i Luli Bashës, Roland Bejko, është justifikuar...
Kryeministri Edi Rama shpërblyer këtë fillimviti, Blen...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një ndryshim të befa...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Charles Michel ka njoftuar dorëheqjen nga posti i pres...
Ditën e sotme Xhemal Loka pritet të njihet me masën e ...
Mesditën e sotme ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën...
Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41-vjeçares, e cila hum...
Normat e fertilitetit (fëmijë për grua në moshë riprod...
Prokurorët e SPAK-ut nuk janë shenjtorë, ata nuk janë ...
CNA ka siguruar pamje nga Dardha, e cila është mbuluar nga...
Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit Rezart Taçit, është ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës ...
Prej disa ditësh në Qarkun e Korçës ka pasur reshje dë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...