Presidenti i KiE-së njofton dorëheqjen/ Zbulohet arsyeja
Charles Michel ka njoftuar dorëheqjen nga posti i pres...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar zyrtarisht Presidentit Bajram Begaj duke i kërkuar që të kthejë ligjin për Komisionet Hetimore.
Bardhi ka renditur disa arsye ku shpjegon pse ndryshimet për këtë ligj janë antikushtetuese.
Në një letër prej 7 faqesh, demokratët argumentojnë antikushtetutshmërinë e ligjit të miratuar, duke dhënë 5 argumente kryesore.
1. Në ligjin e miratuar nga socialistët nuk gjejnë reflektim qëndrimet e konsoliduara të Gjykatës Kushtetuese, ku theksohet se Kuvendi, në rast se kërkohet ngritja e një komisioni parlamentar nga një e katërta e deputetëve të Kuvendit, ka detyrimin që të mos ia nënshtrojë debatit parlamentar, por vetëm të diskutojë lidhur me shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Dhe në rast se shumica parlamentare ngre pretendime lidhur me mosrespektimin e parimeve kushtetuese, ajo ka të drejtë t’i propozojë pakicës formulime alternative, deri në arritjen e një konsensusi. Megjithatë, këto propozime alternative nuk mund të jenë të atilla sa të reduktojnë objektin e hetimit deri në atë masë sa t’ia pamundësojë komisionit kryerjen e veprimtarisë së tij.
2. Mungesa e parashikimeve që shprehin qartë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare kur kërkohet nga numri i përcaktuar në Kushtetutë i deputetëve, si dhe propozimi i formulimeve alternative lidhur me objektin e veprimtarisë nëse vlerësohet se cënohen parime a standarde kushtetuese, i jep mundësi mazhorancës që të vlerësojë në diskrecionin e saj përmbushjen ose jo të këtyre parimeve dhe pa bërë ndonjë përpjekje për të gjetur konsensus, të vendosë rrëzimin e kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore. Praktikisht, nga mënyra e formulimit të dispozitave të sipërcituara, ngritja ose jo e një komisioni hetimor është tërësisht në diskrecionin dhe interpretimin e mazhorancës. Kushtetutbërësi ka pasur për qëllim të shmangë pikërisht këtë lloj diskrecioni, i cili praktikisht e zhën këtë mekanizëm kontrolli që ka opozita në një shtet demokratik.
3. Ligji vjen në kundërshtim me një prej qëllimeve kryesore që ka ngritja e një komisioni hetimor të Kuvendit. Konkretisht, komisionet hetimore ngrihen me qëllim njohjen dhe verifikimin e një fenomeni, një ngjarjeje ose një veprimtarie të caktuar. Pra, në thelb të veprimtarisë së komisioneve hetimore qëndron transparenca për median, opinionin publik dhe qytetarët. Shtimi i rasteve të zhvillimit të mbledhjeve me dyer të mbyllura, disa prej tyre mjaft evazive dhe që lënë vend për interpretim të gjërë, vetëm me votat e mazhorancës, vjen në kundërshtim me parimin e transparencës. Kjo pasi, rast pas rasti, anëtarët e mazhorancës do të vlerësojnë kur duhet të bëhet transparencë për aspekte të caktuara të veprimtarisë së komisionit dhe në cilat raste do të veprohet në mungesë transparence.
4. Ndryshe nga përcaktimi aktual që marrja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve bëhet nga çdo anëtar i komisionit dhe pranohet pa votim, në ligjin e ndryshuar parashikohet që marrja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve të kryhet me vendim të shumicës. Praktikisht, nëpërmjet kësaj dispozite synohet të sanksionohet që provat që do të merren dhe dëshmitarët që thirren të jenë tërësisht në vullnetin e mazhorancës, e cila ka edhe numrin më të madh të anëtarëve në komision. Pra, do të jetë mazhoranca që do të vlerësojë nëse një provë duhet të merret ose jo, apo nëse një dëshmitar duhet të thirret ose jo. Në fakt, një mekanizëm i tillë do ta zhbënte të drejtën e pakicës parlamentare për kryerjen e një hetimi efektiv, pasi të dhënat dhe dëshmitë që do të administroheshin nga komisioni do të ishin tërësisht në diskrecionin e mazhorancës.
5. Marrja e një autorizimi nga prokuroria ose gjykata është e paprecedentë në asnjë shtet të së drejtës apo shoqëri demokratike, edhe në kontekstin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ashtu siç është shprehur Gjykata Kushtetuese në mënyrë të përsëritur ekzistenca e një procesi penal nuk përbën pengesë për veprimtarinë hetimore të Kuvendit, në kushtet kur qëllimet që ndjekin janë të ndryshme. Nga ana tjetër, dhënia e të drejtës dëshmitarit për të refuzuar përgjigjen në çdo rast që ai vlerëson se vetë apo persona të lidhur me të mund të ekspozohen ndaj hetimeve, mund të përdoret si taktikë nga dëshmitarët apo mbrojtësit e tyre për të refuzuar transparencën dhe llogaridhënien në raport me komisionin hetimor./ CNA
Charles Michel ka njoftuar dorëheqjen nga posti i pres...
Ditën e sotme Xhemal Loka pritet të njihet me masën e ...
Mesditën e sotme ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën...
Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41-vjeçares, e cila hum...
Normat e fertilitetit (fëmijë për grua në moshë riprod...
Prokurorët e SPAK-ut nuk janë shenjtorë, ata nuk janë ...
CNA ka siguruar pamje nga Dardha, e cila është mbuluar nga...
Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit Rezart Taçit, është ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës ...
Prej disa ditësh në Qarkun e Korçës ka pasur reshje dë...
Reshjet e dëborës kanë zbardhur Qarkun e Kukësit në la...
Situata nga reshjet e borës në pjesën më të madhe të t...
Juglindja u shoqërua këtë të dielë me reshje dëbore. Mëso...
Kreu i partisë shqiptare në Malin e Zi, Unioni Demokratik ...
“Kush është përgjegjësi kryesor për aferën me inceneratori...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e sheh me optimizë...
Gazetari Klodian Tomori publikoi një koment të bërë ng...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunimin ...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, i cili ka qenë dhe...
Dëbora ka përfshirë pjesën Juglindore të vendit. CNA ka s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...