Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë për emigracionin e paligjshëm ka dhënë rezultate
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e sheh me optimizë...

“Kush është përgjegjësi kryesor për aferën me inceneratorin e Tiranës?”
Kjo është pyetja që CNA ka shtruar në sondazhin e hapur mbrëmjen e sotme për aferën në inceneratorin e Tiranës, e cila ka kapur shifrën e mbi 110 milionë eurove.
CNA pyet qytetarët nëse përgjegjësia kryesore bie mbi bashkinë e Tiranës, institucionin që firmosi koncesionin, qeverinë që bëri inceneratorët apo biznesin që fitoi koncesionin. Opsioni i fundit në sondazh është “Nuk e di”.
CNA merr shkas për hapjen e këtij sondazhi nga faktet e reja që denoncohen dita ditës nga PD apo edhe nga gazetarët.
SPAK ka provuar se “truri” i aferës së inceneratorëve është Mirel Mërtiri.
Për aferën e provuar tashmë, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste. Në pranga u vunë Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj.
Në arrest shtëpie janë lënë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi dhe Sidita Tola.
Akuza për aferën në Tiranë rëndojnë edhe ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij Alqi Bllako, të cilët aktualisht ndodhen në burg.
Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për kokat e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

I cilësuari nga SPAK si "truri" i inceneratorëve, shtetasi Mirel Mërtiri, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3, 25 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Ndërsa Klodian Zoto dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 143/3, 25, 245 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Disa ditë më parë, CNA raportoi se SPAK do të ndërmarrë hapa të tjerë, pasi hetimet po vazhdojnë.
Burime zyrtare nga SPAK-u i thanë CNA se dosja e inceneratorit të Tiranës ka shumë fraksione.
Të njëjtat burime i theksuan CNA-së se janë kryer procedurat dhe priten disa dhjetëra arreste të tjera në lidhje me zyrtarë të përfshirë në aferën e shekullit./ CNA
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e sheh me optimizë...
Gazetari Klodian Tomori publikoi një koment të bërë ng...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunimin ...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, i cili ka qenë dhe...
Dëbora ka përfshirë pjesën Juglindore të vendit. CNA ka s...
Si pasojë e reshjeve të dendura të borës, 12 fshatra t...
Policia e Shtetit ka bërë me dije se tre shtetasit shqipta...
Autoritetet malazeze kanë identifikuar tre prej autorë...
Dëbora ka “pushtuar” pjesën Juglindore të vendit. Në Vithk...
Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Resh...
Reshjet e borës rikthehen në Juglindje të vendit. Gjatë na...
Reforma për rritjen e pagave në sektorin publik thello...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas bisedës me homolo...
Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të ...
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç ka reaguar ...
Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ...
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, ku janë dhun...
Tre shtetas shqiptarë janë dhunuar ditën e sotme në Mal të...
Nënkryetari i PD së Berishës, Luçiano Boçi paralajmëro...
Tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në Mal të Zi. Sipa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...