web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti i KiE-së njofton dorëheqjen/ Zbulohet arsyeja

8 Janar 2024, 13:42, Aktualitet CNA
Presidenti i KiE-së njofton dorëheqjen/ Zbulohet arsyeja
Charles Michel

Charles Michel ka njoftuar dorëheqjen nga posti i presidentit të Këshillit Evropian.

Michel ka deklaruar se do të largohet si President i KiE-së në mënyrë që të mund të jetë anëtar i Parlamentit Evropian.

Mandati i politikanit belg përfundon në nëntor, ndërsa zgjedhjet e Parlamentit Evropian janë caktuar për në qershor.

Presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian duhet të zgjidhet nga shumica e 27 liderëve të BE-së.

Nëse nuk gjendet në kohë pasardhësi, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të mbajë përkohësisht presidencën. Kjo ka shkaktuar debate.

Michel ka shërbyer si shef i Këshillit të BE-së që nga fundi i vitit 2019. Para se të merrte këtë rol, ai ishte kryeministër belg.

Michel tha se ai do të kryesojë listën e partisë liberale të Lëvizjes Reformiste (MR) në zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe do të largohet si president i Këshillit në korrik./ CNA





Lajmet e fundit nga