Bardhi, kërkesë Begajt/ Ligji për Komisionet Hetimore, antikushtetues
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një ndryshim të befasishëm, duke i dhënë një post mjaft të rëndësishëm, Blendi Gonxhes, që deri më tani ka qenë në krye të DPSHTRR-së.
Rama e ka emëruar Gonxhen si ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke larguar një prej ministreve të suksesshme siç është Elva Margariti, e cila drejtonte Ministrinë e Kulturës.
Kështu, Gonxhe do të marrë kompetencat e drejtimit të Ministrisë së Kulturës, si dhe do t’i marrë Metes sektorin e Ekonomisë, duke i lënë vetëm drejtimin e Ministrisë së Financave.
Në postin e tij Rama shpjegonte se kjo lëvizje erdhi për shkak se duhet të kalohet në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kanë hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën.
Për këtë nevojë strategjike ka vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
"Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilat për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë, duhet të dalin nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit dhe të ndërveprojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën, sidomos në kushtet kur teknologjia digjitale ka hyrë si një fuqi e re e kohës në të gjitha fushat e jetës dhe kërkon drejtim strategjik, orientim qeverisës e koordinim ndërsektorial; kur kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes.
Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.
* Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhe, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane", shkruan Rama në "Twitter". /CNA
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Charles Michel ka njoftuar dorëheqjen nga posti i pres...
Ditën e sotme Xhemal Loka pritet të njihet me masën e ...
Mesditën e sotme ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën...
Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41-vjeçares, e cila hum...
Normat e fertilitetit (fëmijë për grua në moshë riprod...
Prokurorët e SPAK-ut nuk janë shenjtorë, ata nuk janë ...
CNA ka siguruar pamje nga Dardha, e cila është mbuluar nga...
Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit Rezart Taçit, është ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës ...
Prej disa ditësh në Qarkun e Korçës ka pasur reshje dë...
Reshjet e dëborës kanë zbardhur Qarkun e Kukësit në la...
Situata nga reshjet e borës në pjesën më të madhe të t...
Juglindja u shoqërua këtë të dielë me reshje dëbore. Mëso...
Kreu i partisë shqiptare në Malin e Zi, Unioni Demokratik ...
“Kush është përgjegjësi kryesor për aferën me inceneratori...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, e sheh me optimizë...
Gazetari Klodian Tomori publikoi një koment të bërë ng...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunimin ...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, i cili ka qenë dhe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...