web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investigimi/ Vilma Rakipi paditi Veliajn për rrugën e Ajolës, tani e mbron në gjykatë

Përtej fakteve që gjenden për shpërdorimin e detyrës, korrupsionin apo konfliktin e interesit ka një detaj tjetër që duket qesharak, por është në dosje të Gjykatës Administrative të Apelit për Erion Veliajn. CNA zbulon se i njëjti person që e ka paditur dhe e ka gjetur në shkelje të ligjit dhe shpërdorim të detyrës Erion Veliajn tani është i njëjti person që del dhe e mbron në gjykatë. Kjo është qesharake. Është njësoj si prokurori të jetë dhe avokat.

21 Qershor 2025, 12:28, Denoncim Elvi FUNDO
Investigimi/ Vilma Rakipi paditi Veliajn për rrugën e Ajolës,
Erion Veliaj, Vilma Rakipi dhe Arben Rakipi

VELIAJ KAPET NË FLAGRANCË

Erion Veliaj, me një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit të publikuar në CNA të cilin mund ta lexoni Këtu dhe materialin e plotë investigativ të sjellë në dy ditët e fundit qartë, me fakte, me prova dhe me një vendim gjykate të zbardhur, është në kushtet e shpërdorimit të detyrës.

Përtej tij qëndron konflikti i interesit për një rrugë, e cila, siç e treguam dje në këtë shkrim që e lexoni Këtu, është dhënë sipas një Plani të Detajuar Vendor.

Banorët ankohen, rruga rrëzohet, rrugë e cila kishte destinacion pronën e Ajola Xoxës, një pronë që ajo më pas e kishte shitur te një kushëri i saj, i cili shfaqet në dosjen hetimore të SPAK-ut, Valmir Xoxa, që vinte vërdallë në rrugët e Tiranës me dy këllëfë jastëku të mbushur me 140 mijë euro.

Investigimi/ Vilma Rakipi paditi Veliajn për rrugën e Ajolës,
Vendimi i Gjykatës Asministrative të Apelit për Erion Veliajn

Këto para ia jepte Ajolës për t’i blerë pronën, më pas tek ajo pronë ndërtohet një pallat dhe kushëriri i Ajolës shkoi të merrte një kredi për të blerë një apartament që do të ndërtohej te prona e tij.

Këto skema ndodhen në dosjen e SPAK-ut dhe një vendim i Gjykatës Administrative të Apelit që nxjerr në pah një akuzë të re për kryebashkiakun e Tiranës.

DETAJI I RI NGA INVESTIGIMI I CNA-së

Por, përtej kësaj ka diçka që është ndoshta e pabesueshme për dikë që lexon dhe kur investigon përballet dhe me gjëra qesharake.

Një nga njerëzit që e ka paditur Erion Veliajn në Gjykatën Administrative quhet Vilma Rakipi.

Personat që kanë bërë padinë ne ua kemi publikuar emrat me iniciale, që mund t’i lexoni Këtu. Një nga emrat është Vilma Rakipi, emrat e tjerë nuk po i zbulojmë sepse nuk kanë lidhje me investigimin tonë.

Padia është regjistruar në 18.06.2024.

Investigimi/ Vilma Rakipi paditi Veliajn për rrugën e Ajolës,
Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit

KUSH ËSHTË VILMA RAKIPI?

Një pronare e një prone që ka kërkuar të vendoset drejtësi pasi kryebashkiaku po bënte padrejtësi.

Deri këtu gjithçka duket normale, por si gjithmonë në këto raste sa më thellë të hysh aq më shumë detaje zbulon.

Dardha gjithmonë e ka bishtin mbrapa.

Vilma Rakipi është bashkëshortja e Arben Rakipit, sot drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ish-prokuror i Përgjithshëm i shkarkuar dy dekada më parë për disa skandale dhe njohjet e tij me njerëz që në atë kohë ishin të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Vilma Rakipi nuk është një personazh i panjohur për opinionin publik dhe vetë Arben Rakipin.

Mediat kanë investiguar dhe kanë sjellë materiale për drejtuesin e Magjistraturës dhe studion ligjore në emër të bashkëshortes që do ta lexoni KËTU.

Është kjo studio ligjore dhe avokati Ermir Beta, të cilët bëjnë mbrojtjen e Erion Veliajt në Gjykatë.

Pra, sipas dokumenteve që ne kemi investiguar dhe nxorëm për dy ditë me radhë, që nga vendimi i parë i gjykatës, që nga zbardhja, zbulimi i rrugës, rruga që të çon te shtëpia e Ajolës, dokumentet e publikuara më parë, siç ishte vendimi i Faktit të GJKKO-së që zbardhte skemat e Ajolës dhe Erion Veliajt, sot dalim në një detaj tjetër mjaft të rëndësishëm.

VILMA RAKIPI SI PADITËSE DHE MBROJTËSE LIGJORE E ERION VELIAJT

Është Vilma Rakipi, që e ka paditur Erion Veliaj në Gjykatën Administrative të Apelit dhe ka marrë një vendim, që tashmë pa diskutim ka një akuzë penale, është kapur në flagrancë në shpërdorim të detyrës duke shkuar më tej edhe te korrupsioni apo konflikti i interesit dhe është po e njëjta studio që bën mbrojtjen e Erion Veliajt.

Pra, ajo që akuzon Erion Veliajn si njeriu që ka shkuar të bëjë një rrugë në shkelje të ligjit, që e ka denoncuar me dokumente, me vendime, duke e kapur në shkelje ligjore, të cilat e çojnë nën akuzë penale, është i njëjti person që tani shkon i bën mbrojtjen në gjykatë përballë SPAK-ut.

Pra, kemi studion ligjore dhe Vilma Rakipin që e akuzon Erion Veliajn, kemi dhe Vilma Rakipin dhe studion ligjore që e mbrojnë Erion Veliajn.

Kjo është përtej qesharakes, është banale.

Investigimi/ Vilma Rakipi paditi Veliajn për rrugën e Ajolës,
Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit për Veliajn
Investigimi/ Vilma Rakipi paditi Veliajn për rrugën e Ajolës,
Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit për Veliajn

Po të kujtojmë këtu disa vite më parë kur filloi të plaste ky skandal, i cili është denoncuar dhe në atë kohë në media, pra miratimi për ndërtimin e rrugës, pasi banorët filluan reaguan dhe kundërshtuan kryebashkiakun për vendimin që po merrte, Arben Rakipi në korridoret miqësore deklaronte se SPAK-u duhet të hetonte Erion Veliajn dhe kryebashkiaku i Tiranës kishte bërë një skandal: po jepte një rrugë në shkelje të ligjit për ta çuar te prona e gruas së tij.

Për Arben Rakipin kjo ishte një shkelje e rëndë ligjore dhe Erion Veliaj duhet të mbante përgjegjësi penale.

Hapat ligjorë u morën, vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit doli, ndërkohë kanë ndryshuar disa gjëra, është po bashkëshortja e Arben Rakipit, Vilma, e cila shkon, e padit dhe merr një vendim kundër kryebashkiakut të Tiranës që e çon atë drejt një akuze të re penale.

Është e qartë, është e zbardhur me një vendim të 27 marsit të vitit 2025 pasi arrestimi i Erionit është në shkurt. Hetimet kanë filluar vjet në pranverë, ndërkohë padia në Gjykatën Administrative të Apelit ka dashur kohë, ka dashur procedura dhe gjërat ndryshuan rrugës.

Nga armiq që Erion Veliaj po u grabiste pronën për të bërë një rrugë që ta çonte te pallati i cili do të ndërtohej te toka e Ajolës që ia kishte shitur kushëririt të saj Valmir Xoxës, nga akuzuese, Vilma Rakipi kthehet në mbrojtësen ligjore të Erion Veliajt.

Investigimi/ Vilma Rakipi paditi Veliajn për rrugën e Ajolës,
Rruga "Faik Tërnova", ku do të mbivendosej rruga e re e miratuar nga Veliaj

Qartazi duket që këtu ka një konflikt interesi të studios ligjore, të vetë zonjës Rakipi, në rast se SPAK-u do ta marrë dhe do ta përfshijë në dosje vendimin e Gjykatës Administrative, por e dyta tregon dhe banalitetin deri ku shkon imoraliteti politik, pazaret apo dinjiteti e në këtë rast është përtej konfliktit të interesit të studios ligjore, sepse një person që shkon e akuzon kryebashkiakun dhe e gjen në shkelje të detyrës, ku ka një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit që jep veprën penale, pra edhe sikur SPAK-u të mos kishte bërë asnjë akuzë, sikur prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado të mos kishin bërë asnjë hetim, mjafton ky vendim i Gjykatës Administrative që Erion Veliaj të merrte minimalisht një akuzë për shpërdorim detyre dhe konflikt interesi pa shkuar te korrupsioni etj.

Se gjykata e ka konstatuar shpërdorimin e detyrës, por konfliktin e interesit nuk ka se si ta konstatojë mes Erionit dhe Ajolës, ato janë në dosjen e SPAK-ut.

Por që ta bësh këtë veprim, ta bësh gati me vendim gjykate, ta bësh gati me akuzë penale për ta çuar në SPAK se ky ka qenë qëllimi i Vilmës dhe banorëve të dëmtuar, pastaj në momentin që SPAK-u e merr dhe e arreston, heton dhe zbulon që përtej një vendimi gjykate ka me qindra dosje faqe fashikuj që tregojnë korrupsionin e kryebashkiakut dhe 4 veprat e rënda penale të tij, del dhe e merr në mbrojtje.

I bie që të jetë njësoj, Altin Dumani në një krah dhe Altin Dumani në krahun tjetër.

Pyetja është e thjeshtë:

Si do ta mbrojë studioja ligjore e Vilma Rakipit kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, sikur prokurorët e SPAK-ut ta marrin dhe ta akuzojnë për shpërdorim detyre apo korrupsion dhe konflikt interesi në momentin që e përfshin në dosje dhe ia çojnë në gjykatë se paditësja është Vilma dhe gjithashtu mbrojtësja është Vilma?

Çfarë mund t’i thotë gjykatës Vilma Rakipi, e cila ia ka ngritur vetë një akuzë kryebashkiakut Erion Veliaj, por duhet ta mbrojë edhe nga 13 akuza të tjera?/ CNA





Lajmet e fundit nga