Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Opozita hodhi akuza pas daljes së rezultatit në Vorë, për më tepër në këtë bashki ditën e zgjedhjeve pati dhe përplasje. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka akuzoi se grupin i Xhabaftëve, njerëzit e tyre, kishin shkuar nëpër qendrat e votimit me autorizime false, me emra të tjerë dhe ushtronin presion ndaj votuesve. Për më tepër, Noka u përplas në një nga qendrat e votimit.
Në fakt rezultati i Vorës më shumë se sa domethënës për fitoren e Partisë Socialiste është thelbi i asaj kërdie në vota që ka bërë Blendi Gonxhja apo që është akuzuar dhe nga opozita për lidhjet me krimin apo blerjen e votës etj.
Megjithëse deri tani nuk ka ndonjë dokument zyrtar apo provë të nxjerrë nga opozita, përplasja e ditës së zgjedhjeve, por dhe vetë rezultati që ka arritur Blendi Gonxhja, sidomos në Bashkinë e Vorës tregon gjithçka.
Një njeri që erdhi në pak kohë në Tiranë, pasi ishte i deleguar në Dibër, mundi të marrë vota më shumë se një pjesë e madhe e ikonave të PS, si Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, vetë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Ermonela Felaj, ish-ministrja Etilda Gjonaj, Toni Gogu apo Blerina Gjylameti. Kjo e fundit ka qenë dhe drejtuese e Partisë Socialiste të Tiranës. Apo emra si ish-sekretari i PS, Arben Pëllumbi, Olta Xhaçka apo dhe të tjerë emra të rëndësishëm të Partisë Socialiste.
Blendi Gonxhja i mundi të gjithë, por në Vorë ka një rezultat që flet vetë. Blendi Gonxhja ka marrë 4759 vota, i ndjekur nga Ornaldo Rakipi me vetën 432 vota, Erion Braçe 288 vota dhe një tjetër ikonë e Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia me 283 vota. Më pas vazhdojnë ministrat e Ramës, Ervin Hoxha, Anila Denaj, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj etj. Këta të gjithë me 150-250 vota.



Gonxhja që “çeli” në këto zgjedhje, në Vorë merr 4759 vota, ndërsa të gjithë kandidatët e tjerë në listën e Partisë Socialiste, 24 kandidatët e listës së hapur kanë të gjithë bashkë më pak vota se Blendi përmbytësi. Dikur përmbytte Tiranën, tani përmbytet në vota.
Siç e theksuam më lart kandidati më i afërt është Ornaldo Rakipi, që ka vota 10 herë më pak vota se Gonxhja dhe pastaj vinë të tjerët me një “grusht” votash.
I vetëm super ministri i Ramës ka 4759 vota, të gjithë kandidatët e tjerë të PS marrë së bashku nuk i bëjnë 4500 vota në Vorë. Është rezultati që flet për Vorën, që tregon një diferencë të thellë.
Nuk ka ndonjë ndryshim nga ai i Sara Milës në Elbasan, ku një njeri pa ndonjë eksperiencë të spikatur politike “kërcen” në vota në ekstrem, sepse dikush i ka orientuar.

E njëjta situatë është me Arkend Ballën në Durrës, i cili fiton vota më shumë se çdo socialist tjetër, në mënyrë të frikshme niveli i votave që merr.

Si mundet që këta individë pa kontribute të spikatura politike të shkojnë aq lart dhe kush i ka orientuar votat.
Opozita ka akuzuar grupin e Suel Çelës, bandat e Durrësit, ka akuzuar Xhabaftët për Vorën dhe pikërisht për Blendi Gonxhen, i cili ndryshe nga dy kandidatët e tjerë njihet publikisht, ka një eksperiencë, është ministër, disa kohë më parë drejtor.
Shumë vite më parë nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe e përmbyti kryeqytetin dhe për këtë “meritë” të madhe, për akuzat e shumta, lidhjet e tij me krimin, për akuzat e opozitës, Blendi Gonxhja del njeriu më i votuar në qarkun e kryeqytetit.
Spikat siç e theksuam, Vora, ku Blendi Gonxhja i vetëm ka vota më shumë se 25 kandidatët socialistë të listës së hapur. Të gjithë janë me dhjetëra apo qindra vota, Gonxhja është në krye, në mënyrë të frikshme me diferencë dhe krahasimisht me të dytin e qarkut të Tiranës, që është Erion Braçe.
Në Vorë Gonxhja ka 15 herë vota më shumë se sa Braçe.
Gonxhja ka rreth 20 herë vota më shumë se sa ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Gonxhja ka rreth 30 herë vota më shumë se sa Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko. Ka 47 herë vota më shumë se Ermonela Felaj.
Këto janë shifrat që flasin vetë, që na tregojnë se Blendi Gonxhja për shembull është më i njohur dhe më i rëndësishëm në Vorë se Blerina Gjylameti që ka qenë kryetare e Partisë Socialiste e Tiranës apo Xhemal Qefalia.
Blendi Gonxhja ka 120 herë më shumë vota se Arben Pëllumbi, i cili ka mbajtur dhe postin e sekretarit Organizativ të Partisë Socialiste, deputeti i saj.
Shifrat janë kokëforta, ato flasin vetë. Në Vorë mjafton leximi i rezultatit për të kuptuar katastrofën elektorale që ka bërë Blendi Gonxhja me blerje votash apo me krim apo me korrupsion dhe këto duhet t’i zbardhë opozita deri në fund.
PD deri tani e ka lënë çështjen tek akuzat për një grup individësh, për Xhabaftët apo i ka lënë te përplasja që ndodhi ditën e zgjedhjeve, por nuk ka shkuar te denoncimi me detaje dhe fakte të plota ku shkëlqen Blendi Gonxhja në Tiranë, si Sara Mila apo Arkend Balla.
Shkëlqimi i tij është shkëlqimi i një vote që nuk vjen thjesht dhe vetëm nga patronazhimi dhe organizimi i Partisë Socialiste, sepse në Vorë është diferenca që tregon një orientim të qartë për të votuar “superministrin” e Edi Ramës, njeriun që ka përmbytur kryeqytetin dhe që tashmë pretendon që është kthyer në një “star” të politikës.
Marifetxhinjtë harrojnë se sa më të thella fitoret aq më të mëdha do të jenë “sukseset” e tyre, pasi këto qelbin erë.
Në fakt këto lloj fitoresh si të Blendi Gonxhes tregojnë thjesht dhe vetëm tentakulat që kanë shkatërruar një proces zgjedhor të pabarabartë edhe brenda PS. Kanë deformuar dhe devijuar votën në qarkun e Tiranës për shkak të lidhjeve dhe interesave okulte, shitblerjes, pazareve apo lidhjeve me krimin./ CNA
Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë një rezultat të certifiku...
Leximi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas shifrave krahasu...
Ministri i superfuqishëm i Edi Ramës, Blendi Gonxhja, ...
Rezultati i zgjedhjeve tregoi se, përtej çdo denoncimi, ko...
Në nisje të fushatës u vu re që Partia Socialiste dhe Part...
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...
Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë n...
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 mili...
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Part...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...