KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve/ Berisha i prerë: Ne nuk i njohim, farsë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar në një deklaratë për mediat se Arkend Balla, i cili ka kandiduar për Durrësin dhe është më i votuari në listën e hapur të PS-së, i cili ka fituar dhe mandatin e deputetit, është i mbështetur nga karteli Troplini.
Sipas Berishës, Arkend Balla është premtuar për ministër i Brendshëm i kartelit Troplini pas zgjedhjeve.
“Tani, për të ilustruar disa momente të ndërhyrjes së kartelit Troplini në zgjedhje, kemi këtu famozin Arkend Balla, për të cilin dje zyra e shtypit të Edi Ramës shpërndante editoriale që i botonin lakejtë e tij, duke e marrë në mbrojtje se çfarë malli është ky.
Arkend Balla, në vitin 2021, kur kumbarët e kartelit nuk e kishin rekrutuar akoma, mori 2463 vota.
Arkend Balla në vitin 2025, nën patronazhin e kartelit Troplini, Elvis Doçit, mori 20718 vota.
Pra, këtij pothuaj iu dhjetëfishuan votat në patronazhin e kartelit Troplini.
Arkend Balla ishte premtuar dhe është premtuar për ministër i Brendshëm i kartelit Troplini pas zgjedhjeve.
Ndaj dhe dje, zyra e shtypit të kryeministrit, u shpërndante editoriale portaleve të kontrolluara prej qeverisë dhe krimit, me të cilat përpiqeshin të mirësonin imazhin e Arkend Ballës, e këtij produkti të kartelit Troplini.
Në vitin 2021, Orlando Rakipi ka marrë 3528 vota në Vorë, natyrisht i mbështetur nga Xhabaftët pa diskutim.
Në vitin 2025, votat e tij pjesëtohen me dhjetë sepse ka hyrë në garë Blendi Xhabafti. Ministri Xhabafti ka marrë 4759 vota dhe i dyti pas tij ka marrë 10 herë më pak vota.
Për të parë këtu efektin e kartelit Xhabafti, që ka portën hyrëse të Tiranës. Kontrollon hyrjen e Tiranës.
Ja ku është banditi, shkon dhe kërcënon te qendra e votimit për Blendi Gonxhen. Ky është anëtar i kartelit.
Ja, këta janë.
Ja zgjedhjet në Vorë. Kur karteli i drogës Xhabafti, shkon dhe terrorizon qytetarët në hyrje të qendrës së votimit.
Të dënuar në Itali për drogë, droga në Tiranë futet nëpërmjet tyre. Kontrollohet prej tyre, këta marrin përqindjen.
Ushtrojnë terror...
Opozita këto mund të bëjë, opozita nuk arreston dot njeri.
Pra, u njohët këtu me një ilustrim mbi brutalitetin e karteleve të drogës, kartelit Troplini dhe kartelit Xhabafti në rezultatin e zgjedhjeve.
Por këtu te karteli Troplini mund të themi se Arkend Balla është vetëm njëri prej deputetëve, se i janë trefishuar votat edhe Ilir Ndrazhit. Edhe ky është në patronazhin e kartelit të famshëm të Troplinëve, etj.
Është shumë interesante, dëgjoni, Arkend Balla ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama në vitin 2021.
Ministri i Brendshëm i kartelit Troplini ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama.
Se ç’është një këtu një Erion Meka, që ka marrë në vitin 2021, 2200 vota, në vitin 2025, 3400 vota, pra nuk ka pasur ndonjë lëvizje domethënëse.
Është po kështu i mbështetur nga karteli Troplini, Gjushi dhe Gys Agasi është edhe Ani Dyrmishi, i cili ka marrë 13700 vota.
Siç e shihni, vetëm në rrethin e Durrësit, karteli Troplini i ka dhënë Edi Ramës, kreut të kartelit, me 4 deputetë, rreth 50 mijë vota.
Pa llogaritur votat në zonat e tjera.
Ndaj dhe uroj që së shpejti të dekretohen si organizata terroriste, të cilat rrënojnë të ardhmen e këtij vendi, shkatërrojnë normat demokratike, demokracinë, por edhe ekonominë nëpërmjet narkoeurove dhe narkoekonomisë”, tha Berisha./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje SHBA-së që t...
PD, përmes zëdhënëses për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli...
Gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e mirën...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzi...
Kandidati i PD në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Au...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike...
Lefter Maliqi, që kandidoi për deputet me koalicionin Ale...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publ...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte...
Vijon vala e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës. Mësohet se...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ku ka de...
Gazetari Bledian Koka ka komentuar zhvillimet zgjedhore dh...
Analisti Andi Bushati ka degjeneruar me fjalorin ndaj ...
Me mbylljen e votimeve të 11 majit, tani që Partia Sociali...
Në intervistën në “Opinion”, në një analizë për Partinë De...
Në studion e emisionit “Opinion”, kryetari i Partisë Demok...
Drejtuesi politik i PD për Tiranës, Belind Këlliçi në një ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...