web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha denoncon me emra: Krimi futi në parlament 28 deputetë

23 Maj 2025, 13:47, Politikë CNA

Berisha denoncon me emra: Krimi futi në parlament 28 deputetë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, ka deklaruar se krimi ka futur në parlament 28 deputetë.

Berisha ka folur me emra duke thënë se gjatë fushatës ka denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta te Kodra e Kuajve ku darkonin së bashku Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako.

Berisha theksoi se pas këtij denoncimi, ata u transferuan nga lokali Kodra e Kuajve, te shtëpia e Dakos në Bllok.

Më tej Berisha hodhi akuza ndaj Sara Milës, Arkend Ballës, Ani Dyrmishit dhe Blendi Xhabaftit.

“11 maji, do ndalem vetëm në një aspekt. Në aspektin me të cilin fillova. Ky shtet është ndërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar.

Krahas patronazhistëve, krahas blerjes publike të votave, bota e krimit në këto zgjedhje ishte më zyrtare se kurrë. Ishte zyrtare! Ajo veproi në ombrellën e prokurorisë dhe politikës, Edi Ramës, me të gjitha mjetet e veta.

Bandat në qytetet e mëdha të vendit, por jo vetëm ato, arritën të fusin në parlament, të punojnë për 28 deputetë.

Para jush, në fushatë, unë kam denoncuar bashkërendimin e bandave të Durrësit dhe Elbasanit, darkat e shpeshta te një lokal në Shkëmbin e Kavajës, në mos gabohem diçka me kuajt ka ky lokal, ku darkonin së bashku Ergys Agasi, Elvis Doçi, Suel Çela, Vangjush Dako.

Tani, pas këtij denoncimi, ata u transferuan nga lokali Kodra e Kuajve, te shtëpia e Dakos në Bllok. Aty janë organizuar të gjitha takimet.

Këto janë të gjitha të denoncuara. Tani, të pyesim pak shqiptarët, të kujt janë votat?

Vetëm tre nga këta kandidatë ose katër nga këta kandidatë, kanë 80 mijë vota të regjistruara.

Kampione është natyrisht Sara Mile.

Kampion është Arkend Balla.

Kampion është Ani Dyrmishi.

Kampion është Blendi Xhabafti.

Këta të katërt së bashku bëjnë rreth 80 mijë vota dhe këta janë vetëm pararoja e kontingjentit të krimit të 28 deputetëve që bandat morën urdhër nga Edi Rama për t’i mbështetur.

Avokatëve të farsës elektorale të narkoqeverisë u them se duke mbrojtur farsën, kryeni një krim të shëmtuar kundër lirive më themelore të qytetarëve shqiptarë.

Dhe dëshmoheni më mercenarë se çdo lloj mercenari tjetër.

Shtroj edhe njëherë pyetjen, të kujt janë 80 mijë vota të deputetëve të partisë së krimit?

Të kujt janë? Një lidhje e plotë dhe totale me pushtetin”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga