“Shqipëria ka abuzime qeveritare”/ Shehi: Shoh ditë të vështira për PD-në
Dashamir Shehi komentoi sot situatën në vend, teksa ndodhe...

7 mijë falenderime, erdhën si mirënjohja më e mirë që kandidati i PD Ted Kopliku zgjodhi të përcjellë ndaj mbështetësve të tij që e votuan në zgjedhjet e 11 majit.
“Ju falenderoj të gjithëve sepse më keni bërë që të ndihem si djali juaj dhe më keni mbajtur me këmbë në tokë aq më tepër për një djalë të ri si unë që mora një mbështetje që në fakt nuk e kisha pritur kurrë. Rregullat e lojës janë të caktuara nga më të fortët dhe i forti i kësaj loje është një regjim që nuk mëshiron kërkend dhe nuk fal kërkend. Pastaj ka të fortë të tjerë të cilët kanë caktuar disa rregulla loje që unë kisha vendosur që t’i bëj dhe nuk do të më dëgjoni asnjëherë duke u ankuar për rregullat e lojës që unë i pranova. Diktaturat nuk kanë ndonjë fytyrë tjetër përveç kësaj ku njerëzit nuk janë të lirë për të vendosur dhe për të menduar. Me të gjitha manipulimet që janë bërë, me trenin bullgar dhe me të gjitha mekanizmat që përdori regjimi, e prap tepruan 7 mijë vota për mua të një djali si unë që para 6 muajsh isha duke hapur valixhet pasi erdha nga Franca, me 7 vite i shkëputur nga Shqipëria, pa shumë kohë në dispozicion, pa shumë eksperiencë dhe mbi të gjitha me një parti politike e cila ka kaluar shumë vështirësi. Pavarësisht kësaj, mbështetja juaj ishte e jashtëzakonshme. Këtë humbje timen unë e quaj një fitore sepse kam fituar besimin tuaj dhe këtë besim ju premtoj që nuk kam për ta kthyer mbrapsht. Halli kryesor që ka Shqipëria sot është që shqiptarët të votojnë të lirë. Unë ju kam kuptuar ju për mesazhin që më keni dhënë nepërmjet votës tuaj sepse sot ka nevojë për një model të ri në politikë. Këtë model dua ta ndërtoj edhe në të ardhmen dhe ju kërkoj që të mos më lini vetëm në betejat politike që na presin përpara për ta mbrojtur Shqipërinë dhe të ardhmen e saj”, u shpreh Kopliku.
Të rinjtë, kryesisht votues për herë të parë, por edhe eksponentë demokratë treguan arsyet përse vota e tyre ishte në mbështetje të Koplikut
“Për mua ka qenë fushata e parë që kam marrë pjesë dhe kam patur fatin e madh që të jem pjesë e ekipit të Ted Koplikut në zgjedhjet e 11 majit. Ted Kopliku ishte gjithmonë mes nesh, i barabartë me ne dhe na ka bërë që të besojmë në veten tonë”.
“Orientime për votat ka patur dhe nuk duhet që ta mohojmë këtë gjë, por ti bërë çmos për të sfiduar çdo gjë. Ke sfiduar liderët e PD dhe nuk e ekzagjeroj fare ta them që ke fituar mbi të gjithë”.
“Nepërmjet shembullit të Tedit, jemi shumë, gjithë këta të rinj që ndodhemi në këtë takim por edhe shumë të tjerë përtej. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim pa u ndalur”.
“Ted je me të vërtetë një asset për Shkodrën dhe Shqiëprinë përsa i përket vlerave dhe moralit të pastër, gjë e cila gjithë këto vite i ka munguar Shkodrës tek politikanët e tjerë që e kanë përfaqësuar”.
“Ted Kopliku ka fituar lidershipin e PD në Tiranë, ka fituar zemrat e njerëzve të thjeshtë, ka fituar mediat. Kurrë më parë nuk ka ndodhur që dikush që nuk ka shkuar në Parlament të bëjë një takim të tillë falenderues”.
“Ne të gjithë jemi të fituar sepse Tedi edhe pse nuk shkoi në Parlament ai është një deputet moral”.
Të njohur, miq dhe mbështetës të shumtë të Koplikut morën pjesë në takimin i cili erdhi si një falenderim dhe premtim se misioni i Tedit do vijojë. Pasi ky rrugëtim veçse ka nisur!
Krahas fushatës qytetare Ted Kopliku u evidentua si një ndër kandidatët me integritet të lartë në mbrojtje të kauzave që kishin për synim ndalimin e shpopullimit, rritjen e sigurisë dhe arsimit në vend!/ CNA
Dashamir Shehi komentoi sot situatën në vend, teksa ndodhe...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seanc...
Kandidati i PD-së për Tiranën, Kreshnik Çollaku, në nj...
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun Berat, Lef...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u është përgjigjur "flak...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ...
Të gjithë flasin për rezultatin. Kush fitoi, kush humbi, s...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ësh...
Në Bashkinë e Tiranës ka nisur një valë e re shkarkimesh q...
Kandidati i PD-së për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nda...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
Këtë të mërkurë në “Barometri” u analizuan rezultatet e so...
Këshilli i Ministrave vendosi sot kohëzgjatjen e qëndrimit...
Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e pasurive të I...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të ...
Dashamir Shehi deklaroi sot se nuk e konsideron partinë e ...
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që u fal qytetarëv...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...