web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi për zgjedhjet në Elbasan/ Celibashi i përgjigjet PD-së: Rasti të verifikohet nga autoritetet

22 Maj 2025, 14:08, Politikë CNA

Denoncimi për zgjedhjet në Elbasan/ Celibashi i përgjigjet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është përgjigjur sot lidhur me rastin e bërë publik këtë të enjte nga Partia Demokratike për krim elektoral në Qarkun e Elbasanit. Celibashi u shpreh se nuk ka dijeni mbi detajet e këtij rasti, edhe pse u është bërë me dije.

Celibashi deklaroi se rasti duhet të hetohet dhe verifikohet nga organet kompetente.

Sipas Celibashit, së pari duhet të ndodhë ky hap, në mënyrë që PD të marrë një përgjigje për pretendimin e paraqitur sot publikisht.

“Nuk kemi dijeni mbi detajet e këtij rasti. Na është bërë me dije. Rasti duhet të hetohet dhe të verifikohet nga organet e procedimit penal. Kjo është së pari, për t’i dhënë një përgjigje pretendimit të paraqitur publikisht nga ky subjekt zgjedhor”,-tha Celibashi./CNA   





Lajmet e fundit nga