“Nuk është koha për festë, por për reflektim”/ Maliqi bën thirrje: Riorganizoni PD-në dhe opozitën
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun Berat, Lef...

Kandidati i PD-së për Tiranën, Kreshnik Çollaku, në një intervistë për mediat, ka deklaruar se e mbështet kreun e PD-së, Sali Berisha, kur flet për farsë elektorale, ndërkohë që nuk kursen as kritikat për demokratët.
“Unë i bashkohem qëndrimit të zotit Berisha që ato ishin një farsë, një farsë e përsëritur, mjerisht dhe tragjikisht një farsë e përsëritur për herë të katërt në Shqipëri. Qartësisht mazhoranca e Edi Ramës ka krijuar një industri, perfekte, thuajse perfekte të devijimit popullor,” u shpreh Çollaku.
Sipas tij, opozita duhet të përqendrohet në dy beteja paralele, evidentimi i fakteve dhe analiza kritike e brendshme.
“Opozita duhet të bëjë dy beteja, e para për këtë që ka nisur. Edhe unë e mbështes këtë proces të zotit Berisha, të evidentimit të fakteve, jo me retorikë politike, jo me dëshira. Po duhen prova dhe fakte dhe administrim i fakteve, por dhe denoncimi publik apo tek ato që kanë mandat ndërkombëtar. E dyta, duhet një analizë kritike e brendshme, ku humbëm dhe ku defektuam që të dështojmë për herë të katërt manipulimin e Edi Ramës.”-tha Çollaku.
Ndër të tjera, Çollaku theksoi se gabimi fatal i opozitës është se votoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Unë e kam paralajmëruar, me miratimin e këtij kodi elektoral, opozita lëshonte të paktën 12 mandate, për shkak të gjendjes politike të saj dhe për shkak të Kodit. Për mendimin tim, gabimi fatal i opozitës është që votoi ndryshimet në Kod.”- vijoi Çollaku.
Po ashtu pati dhe kritika në lidhje me kandidatët e opozitës, kolegët e tij, duke shtuar se asnjëri prej tyre nuk punoi në grup.
Ai tha se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Asnjë kandidat i opozitës nuk punoi në grup. Asnjë kandidat i PD-së nuk punonte dot në grup. Patjetër duhet të mbajnë përgjegjësi, të gjithë drejtuesit e PD-së, sepse nuk e njohën farsën dhe realitetin. Madje as që e denoncuan ata. Dilnin në mëngjes, thoshin që opozita fitoi, votat janë në kuti dhe pastaj çfarë ndodhi.”-tha Çollaku.
Sipas Çollakut, ato që u fituan ishin votat personale të Sali Berishës pasi askush nuk ka lëvizur gishtin në PD që të shtojë votat.
“Këto janë vota personale të Sali Berishës, kjo është ajo që mendoj. I ka marrë në ’97, i ka marrë në 2001 kundër gjykatave. Askush nuk ka lëvizur gishtin në PD të shtojë këtë votë. Kanë përdorur thjesht mekanizma brenda PD-së për të marrë vota nga Berisha.”-tha Çollaku.
Në përmbyllje, Çollaku thotë se PD duhet të lexojë veten dhe se nuk mund të trajtohet si parti parazitare.
“Nuk mund të trajtohet Partia Demokratike si parti parazitare, të presin çfarë thotë dhe çfarë bën Sali Berisha. PD duhet të lexojë veten.”-përfundoi Çollaku./ CNA
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun Berat, Lef...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u është përgjigjur "flak...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ...
Të gjithë flasin për rezultatin. Kush fitoi, kush humbi, s...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ësh...
Në Bashkinë e Tiranës ka nisur një valë e re shkarkimesh q...
Kandidati i PD-së për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nda...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot...
Këtë të mërkurë në “Barometri” u analizuan rezultatet e so...
Këshilli i Ministrave vendosi sot kohëzgjatjen e qëndrimit...
Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e pasurive të I...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të ...
Dashamir Shehi deklaroi sot se nuk e konsideron partinë e ...
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që u fal qytetarëv...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta duke ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...