web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konstatoi fletët e votimit në një lokal/ Himçi: Është bërë masakër

22 Maj 2025, 19:19, Politikë CNA

Konstatoi fletët e votimit në një lokal/ Himçi:

Kandidati i PD-së për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 majit, Blendi Himçi, tha sot se krimi elektoral i kryer në këtë qark pëmbante lekë, euro, karta identiteti, patenta dhe dokumente.

Në lidhje me këtë ngjarje, ai ka folur në emisionin “Task Forcë”, ku tha se ky rast dëshmon manipulimin e thellë të procesit zgjedhor. Kjo tha Himçi, mund të ketë qenë pjesë e skemës së “trenit bullgar”.

Ngjarja është verifikuar sot në mëngjes. Kemi shkuar dhe kemi gjetur tavolinën e njërës prej barit të lokalit, fletë votimi gjithsej 10 fletë votimi. Kanë qenë edhe lista me vulat e Gjendjes Civile dhe të Bashkisë. Kanë qenë me dy vula edhe dokumente totalisht të rregullta. Kanë qenë votues të dy qendrave 22/92 dhe 22/93.

Ato ishin të vendosura në tavolinë, të mbuluara me diçka. Na e kapi syri dhe e konstatuam. Pastaj komunikuam me policinë dhe me drejtuesin e prokurorisë. Në gjykimin tim ishin origjinale, pasi në përmasën, ngjyrën ishin të karakterit origjinal. Për këtë i mbetet ekspertizës për ta përcaktuar, sepse për ta ndarë fotokopjen nga origjinali është shumë e vështirë për ta dalluar.

Unë dua të merrem me fenomenin në këtë rast, jo me kandidatin. Për mua ky është shkatërrim i themelit të procesit në themel i të gjithë zgjedhjeve. Është masakër elektorale që i është bërë qytetarëve shqiptarë. Këtu vetëm zgjedhje nuk ka patur.

Në këndvështrimin tim mbeten dy opsione pastaj i mbetet prokurorisë për ta gjykuar: Ose kemi kuti të zëvendësuar pasi me keqardhje konstatoj mbi 85% në qarkun e Elbasanit nuk kanë arritur të identifikoheshin kodet, pra skanimi dhe janë bërë të gjitha manualisht. Kësaj duhet ti japë përgjigje KQZ.

Këtu jemi para një masakre. Nuk identifikoheshin kodet. Kur kanë ardhur për t’u numëruar, nuk arrinin të skanonin kodin. Dhe është bërë me dorë. Kjo më rrit dyshimin e arsyeshëm përsa i përket pjesës së zëvendësimit. Në rastin tjetër, mund të jetë koncepti i trenit bullgar që këto fletë kanë ardhur, kanë dalë nga komision dhe më pas ka vazhduar vota e kontrolluar e cila ka kaluar. Dhe kjo bën efektin “karuzel””, tha Himçi.

 

 





Lajmet e fundit nga