web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

As nuk dinë dhe as nuk duan!

18 Maj 2025, 14:47, Editorial CNA

As nuk dinë dhe as nuk duan!

Rezultati i zgjedhjeve tregoi se, përtej çdo denoncimi, kontestimi etj, kemi të bëjmë me një çorganizim të organizuar të opozitës.

Së pari, të shohim parimin “nuk dinë apo nuk duan”.

Në fakt, opozita thotë se bandat lëviznin në Elbasan, qarkullonin ishin nëpër hotele, zërat e saj ishin kritikë.  Tomor Alizoti tha nuk i pashë gjëkundi. Tani në qoftë se Tomori pret që bandat t’i dalin përpara keq e ka punën.

Në Tiranë dikush na tha se Erion Braçe s’po bënte asgjë. Si ka mundësi? Doli me zë dhe figurë me një zyrë elektorale të paligjshme.

Në Fier kandiduan Gazment Bardhin i cili 48 orë para zgjedhjeve deklaronte te njerëzit e afërt të PD-së se nuk kishte komisionerë, diku se, edhe Luan Baçi ishte shitur te Belinda Balluku.

Kohë më parë, opozita kërkonte me zjarr votën e Diasporës, tani që hapen kutitë, thotë mos numëroni se na i kanë patronazhuar.

Votuan demokratët në Tiranë dhe zgjodhën Joridën dhe Ilirin.Dikush brenda opozitës thotë se është votë e orientuar nga mazhoranca.

Socialistët njerëzve të djathtë iu kanë thënë: "Ah, ok! Nuk doni të votoni PS-në , jepjauni Joridës dhe Ilirit. Mos shkoni tek Ilir Meta.

Opozita pretendonte se vota e heshtur dhe inati i qytetarëve do të rrëzonte qeverinë.

Tani deri këtu, nuk dinë apo bëjnë rolin e budallenjve kjo është e vështirë për tu thënë se të pranosh votën e emigrantëve kur nuk ke asnjë strukturë dhe thjesht dhe vetëm shkon në Greqi dhe Itali, diku e më larg për turizëm, kur Edi Rama kishte një vit e më shumë që punonte me lista, me emra, me struktura. Ndërsa PD në disa zona ka pensionistë që janë mërzitur me socialistët të cilët premtojnë se do t’ia çojnë votën Sali Berishës.

Bëjnë sikur nuk dinë, nuk dinë vërtetë, çfarë mund të thonë kur në Korçë, në Elbasan, në Fier, në zona të ndryshme në Tiranë, në Vlorë, në Gjirokastër, në Berat e gjetkë importoheshin komisionerë.

Të njëjtët komisionerë të qendrave të votimit ishin dhe numërues. Pale më pas kur thonë se edhe komisionerët qenkan shitur.

Po çfarë është kjo opozitë? Çfarë është kjo Parti Demokratike që nuk ka komisionerë dhe i shiten njerëzit?

Çfarë është kjo opozitë që nuk ka njerëz që t’i kontrollojnë emigracionin? Çfarë është kjo opozitë që çon Gazment Bardhin në Fier dhe nuk ka asnjë denoncim, thjesht dhe vetëm pallavra në rrjetet sociale, duke u tallur me Zegjinenë.

Çfarë është kjo opozitë që pret që bandat t’i dalin përpara dhe t’u thonë mirëmëngjes?

Ku ishin deputetët e PD-së? Ku ishin kandidatët? Ku ishin strukturat? Ku ishin mediat e saj? Pse nuk shkuan tu përplaseshin aty, përballë, por thjesht dhe vetëm thonin që do hamë njerëz. Po pse me fjalë bëhet ajo punë? Pse opozita nuk ishte në terren dhe në fushatë?

Çfarë ka ndodhur në Korçë?

Ku në fakt, ka një humbje me rreth 30 mijë vota dhe po festohet se doli një deputet nga lista e hapur. Festë e madhe se po rrimë në opozitë.

Ku ishin drejtuesit politikë? Ku i kishin listat, të vraponin të mblidhnin votat?

Edi Rama bëri masakër! Cila ishte masakra e Ramës, që nuk ke komisionerë që nuk je i organizuar në Diasporë, që nuk të funksionojnë strukturat që shkatërruar seksionet dhe grupseksionet që u braktis kërkesa e qeverisë teknike dhe u kalua në pallavra se do fitohej nga vota e heshtur.

Pse do të votonte vota e heshtur Berishën ndërkohë që e kishte me 1 milion vota e kishte rrëzuar masivisht në 2013-n. Sepse kishte program.

Po kush po e besonte programin? Kush e përçoi poshtë programin? Gazment Bardhi, Tomor Alizoti, Edmond Spaho në Korçë që doli për turp, lista e Elbasanit që u thye dhe pjesa e mbyllur e saj. Vlora me një rezultat dramatik, Durrësi që fluturonin me një presh si ai i Gjirokastrës.

Kjo është PD e dobët që nuk po pranon të vërtetën në sy.

PD më e dobët se kurrë që ja kanë copëtuar votën partitë e vogla.

Adriatik Lapaj ka qenë në terren më shumë se sa opozita e marrë së bashku pavarësisht se kush e financon Soros, Veliaj, Rama gjithçka thuhet nga politika, nuk ka rëndësi kjo pjesë.

Atë ta hetojë SPAK-u, ku i gjeti fondet dhe si brodhi gjithë Europën, edhe përtej oqeanit ditë e natë pandalim dhe i ka marrë opozitës më shumë se 15% të votave të saj.

Agron Shehaj me financimet e tij me një parti private me lekët që i vijnë nga bzinesi i ka marrë opozitës rreth 10% të votave të saj.

Shkoi në Itali, në Greqi, doli në terren në Shqipëri. Më shumë punë bëri Agron Shehaj me një autobus se i gjithë autobusi i kandidatëve të PD-së marrë së bashku.

Ku ishte LSI-ja në fushatë?

Kur pyetet, çfarë po ndodh me LSI, po punojnë fort? Kush po punon për LSI-në? Askush. E kuptuam kur tha Tedi Blushi, se nga vetë nga brenda LSI kishin punuar kundër saj. Patjetër.

Ku ishte PDIU në fushatë? Një parti e copëtuar që njerëzit ia ka marrë PS.

A bëri dëm Lulzim Basha?

Padiskutim. Mund të mos ketë marrë vota për një mandate por dëmin e bëri. Gjatë gjithë kohës Edi Rama e thërriste në debat. Pas atij thërriste në debat Ilir Vrenozin, pas tij dilte Zegjineja me Gazin.

Ku ishte opozita? Ku ishte fushata e saj? Ku ishin njerëzit e saj?

Shpesh iu është thënë dhe CNA ka shkruar, shumë është raportuar gjatë gjithë kohës opozita hante grepat e Edi Ramës, pranonte votën e Diasporës kur PD ishte e shkatërruar në Diasporë, deklaronte se do të fitonte zgjedhjet, se i kishte zgjidhur koalicionet, mblidhte një grup partish me Kujtim Gjuzrash, Jenishrat e kompani me idenë që LSI është parti e madhe dhe PDIU do iu sillte vota dhe kutitë ju dolën bosh dhe tani thonë ishte një masakër elektorale.

Mos vallë masakra e vërtetë është brenda PD ku duket qartë se edhe nuk dinë por edhe nuk duan?

Ky tashmë është një fakt i padiskutueshëm sespe shumë gjëra janë bërë nga padija dhe për të ndryshuar nuk ndryshuan kurrë sepse nuk duan./ CNA

 





16:07 Editorial CNA

Humbje therëse

Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...

15:25 Editorial

"Per Jorida"

Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...

Lajmet e fundit nga