Festa e panevojshme e një humbjeje të turpshme në Korçë
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...

Në nisje të fushatës u vu re që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike përcaktuan zonat në të cilat do të punonin kandidatët.
Menjëherë pas listave u vu re edhe prania e 3 ministrave në listat e hapura të Partisë Socialiste në Tiranë. Të tre ministra me ministri me kapacitete të mëdha njerëzore dhe institucione vartësie e zyra në çdo cep të Tiranës dhe jo vetëm.
Si gjithë të tjerëve, edhe ministrave iu caktua territori ku duhej gërmuar vota preferenciale.
Fenomeni që shoqëroi votën preferenciale të Tiranës vlen të analizohet për rezultatin e votave preferenciale të Partisë Socialiste.
Nga ai rezultat 2 ministrat Ervin Hoxha dhe Blendi Gonxhja ishin surpriza edhe e komshinjve të të dyve.
Me ato shifra u duk qartë se Hoxha dhe Gonxhja duhet të kishin tharë jo vetëm kënetën e zonës së paracaktuar atyre, por të gjitha pellgjet e Tiranës.
Verifikimi i shifrave në sistemin e KQZ-së e dëshmon këtë.
Ministrat qartësisht kanë pirë ujë jo vetëm në çezmat e "shtëpisë" së vet, por me sa duket kanë tharë edhe rubinetat e të tjerëve.
Në nisje të fushatës, Pandeli Majko kishte deklaruar se nëse Rama do të ishte në listë të hapur ai do të refuzonte kandidimin.
Dhe deklarata e Pandit ishte e logjikshme.
Kush do të votonte në preferenciale Pandin, nëse kishte si zgjedhje Ramën!
Për të bindur elektoratin e PS-së për ta votuar atë në votë preferenciale, Rama nuk ka nevojë të trokasë derë më derë. Mjafton që njerëzit të hapin derën e frigoriferit në kuzhinë.
Por Pandi harroi ministrat dhe papjekurinë e tyre politike.
Ajo që ndodhi më pas është histori. Diku ministrat e etur u vërsulën çezmave, kopshteve e bahçeve të të gjithëve. Qindra patronazhistë me rrogë shteti në ministritë përkatëse u shpërndanë në të gjithë Tiranën, fshat e qytet.
Zonat u ndanë sipas modelit mazhoritar ku secili punonte tokën e vet, por të gjithë u vërsulën kudo për të mbledhur vota e për të bërë adetin si në proporcional rajonal. E në këtë shpërndarje fiton kush është më i madh, më i vjetër, më i pasur dhe mbi të gjitha kush ka më shumë njerëz që të mund t'u ndajë detyra në terren.
Ndaj nga Partia Socialiste fituan ministra pa elektorat, kurse nga Partia Demokratike lista udhëhiqet nga figura të gjithëpranuara.
Pandi e nisi mirë arsyetimin. Është koha ta çojë deri në fund./ CNA
Partia Demokratike ka regjistruar një disfatë elektorale d...
“Vjedhja” e vërtetë e zgjedhjeve të 11 majit fshihet direk...
Procesi i numërimit po shkon drejt fundit duke na sjellë n...
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndos...
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 mili...
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Part...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të ku...
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe ...
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Përktheu: Brizida Gjikondi Di që shumë prej jush janë të ...
Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeru...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...