
Parashikimi duhet bërë para se të bëhen zgjedhjet dhe ndoshta shumë lexues, dashamirës, demokratë, socialistë, dikush do të fërkojë barkun dhe dikush do të mërzitet, dikush do të hedhë një sharje për këtë këndvështrim që në fakt detyrimisht duhet hedhur para zgjedhjeve për të treguar të vërtetën e gjithçkaje që është parë në këtë fushatë elektorale.
Nuk ka pasur një përballje me kandidatët. Sali Berisha tentoi të bënte gjithçka dhe me mbështetjen e amerikanëve. Edi Rama e ktheu në gëzim, në hare, në tallava, fushatën e tij. Ditët e fundit filloi të raportonte edhe ndonjë bilanc. Ka të njëjtin stil. Tashmë ndoshta i është mbushur mendja se të gjithë e ndjekin nga pas.
Rezultatet mund të jenë therëse aq sa kryeministri ynë përfundimisht besoi se shqiptarët e duan më shumë se këdo tjetër dhe nuk ka të dytë e të pazëvendësueshëm si ai që inshallah i ndodh diçka Edi Ramës që ai ta lëshojë pushtetin vetë se kështu do të shkojë keq e më keq.
Në fakt, është e dhimbshme kur shikon që opozita nuk gjen dot komisionerë. Qarqet nuk po i përmendim, nuk po i shkruajmë, për të mos dhënë efekt negativ te PD-ja, që askush të mos pretendojë se e bëjnë se kanë këtë informacion apo mbështesin filan kandidat.
Janë disa qarqe që turpërisht PD-ja nuk po gjen dot komisionerë, të cilët nuk i kanë munguar as në vitin e zi 1997.
Dhe, kjo nuk është vetëm në zonat që dikur kanë qenë bastione socialiste apo ku ata fitojnë thellë, por edhe në zonat ku pretendohet që demokratët të marrin ndonjë rezultat, të kenë një ndryshim.
Është e dhimbshme dhe humbja duket se do të jetë therëse, sepse në momentin që në 48 orët e fundit të fushatës ti shikon se ka dhjetëra apo qindra persona, të cilët nuk pranojnë të shkojnë komisionerë dhe braktisin një detyrë që e kanë bërë dje, sepse besojnë që opozita nuk mund të fitojë, PD nuk mund të fitojë.
Nga ana tjetër, nuk është tradhti e tyre, por kjo tregon një çorganizim të organizuar, një shkatërrim në gjenezë të strukturave. Është shumë e dhimbshme, është shumë therëse, siç e përmendëm dhe më lart, është e paimagjinueshme, që pas tri mandateve të Edi Ramës, ky i fundit të vrapojë, jo për mandatin e katërt, por pikërisht për të shkuar te strategjia e tij, Shqipëria 2030, që ka brenda edhe mandatin e tij të 5-të.
Duket qartë se nga ky moment alarmant që opozita ka probleme me komisionerë, nuk po flasim më pas për vëzhgues a grupe mbështetëse, etj.
Duket një dorëzim pa kusht përtej fasadës lart apo asaj që bën vetë Berisha e që është për t’u lavdëruar. Gjithçka poshtë duket e shpartalluar.
Një ushtri “e vdekur”, që ka një gjeneral 81-vjeçar me forcë dhe energji, e një strukturë të kalbur, të braktisur, që nuk jep shpresë, që nuk pranon të shkojë as në komisione, që do të thotë se ndoshta deri diku dhe nuk ekziston.
HUMBJE THERËSE

Një humbje therëse në të keqen e Shqipërisë për një arsye shumë të thjeshtë: papërmbajtshmëria e Edi Ramës do të jetë edhe më e madhe se kjo e sotmja.
Por, më mirë ta paralajmërojmë këtë copë opozitë se dhimbja e këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë thjesht dhe vetëm humbja e saj, nuk do të jetë thjesht dhe vetëm fitorja e Ramës, pasaporta europiane ose joeuropiane, por është një çështje ekzistenciale e shtetit shqiptar, e së ardhmes së Shqipërisë, për shkak të faktit se do të dalim në një opozitë të rrënuar që mesa duket mund të marrë edhe më pak mandate se në vitin 2021./ CNA
Është pozicionuar në listën e hapur të koalicionit për...
Nuk bën më fushatë! Nuk kërkon më vota për PS! Tani del ç...
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të b...
Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të...
Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një...
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 mili...
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Part...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të ku...
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe ...
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Përktheu: Brizida Gjikondi Di që shumë prej jush janë të ...
Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeru...
Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës ...
Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat,...
Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë...
“Jam hajdut me 250 mijë vota dhe duhet të jem i lirë, apo ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...