web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajthitja me sondazhet e zgjedhjeve/ Ja faktet

30 Prill 2025, 09:33, Editorial CNA

Lajthitja me sondazhet e zgjedhjeve/ Ja faktet

Shumë media në Shqipëri kanë filluar të bëjnë sondazhe, të raportojnë rezultate paraprake me formulat klasike. Deri më tani më seriozi është ai i bërë nga “Euronews”, që në fakt ka dhe eksperiencën dhe prej vitesh njeh zgjedhësit shqiptarë. Gjithashtu dhe Noto te “News 24”, por dhe sondazhe të tjera si ai i “Report TV” dhe “Top Channel”.

Raportohen ditë pas dite, jepen rezultate, shpallen fitues, humbës e të tjerë me radhë. Në fakt, në thelb, po t’i shikosh, këto sondazhe, duke pasur parasysh mediat ku jepen, media të paguara nga inceneratorët, përfitues nga taksat publike të shqiptarëve, shërbëtorë të qeverisë, propagandë, përfitues pronash publike etj., menjëherë hidhen hijet e dyshimit, por gjithsesi ka një lajthitje në objekt të madh të këtyre sondazheve dhe kjo ka të bëjë me një tjetër fakt. Më të rëndësishmin. Pjesëmarrjen për herë të parë të emigrantëve, pra të Diasporës, që voton në Shqipëri.

Pas 34 vitesh demokraci, emigrantët do të kenë të drejtën e votës nga Australia në SHBA, në Kinë apo Japoni, ku janë regjistruar dhe janë jo pak, por rreth 250 mijë zgjedhës, nga rreth 1.5 milionë që votojnë. Më ekzaktësisht, nga 1 milion e 662 mijë shqiptarë që kanë votuar në Shqipëri në vitin 2021.

Lajthitja me sondazhet e zgjedhjeve/ Ja faktet

Por këtu nuk përfshihen emigrantët, pavarësisht se kemi pjesëmarrje rreth 46% dhe kjo ka të bëjë me ata që kanë emrat në listat e zgjedhësve, pra prezentë në listat e zgjedhësve janë dhe njerëzit që janë në emigracion, por jo të gjithë kanë ardhur.

Për herë të parë tani do të kemi vota kryesisht dhe të emigrantëve që derdhen lumë nga Greqia apo Italia, të cilët mund të votojnë me postë. Gjithashtu sërish ata mund të kenë zgjedhur që të vijnë në Shqipëri. Po të shikosh shifrat dhe marzhet e gabimit që raportojnë kompanitë që bëjnë sondazhet, me një logjikë të thjeshtë, ato bien.

Pse bien këto sondazhe?

Sepse sipas të dhënave që kemi sot nga KQZ-ja, janë dërguar rreth 216 mijë zarfe, 216 mijë zgjedhës, të cilët janë rreth 15-20% e listës së zgjedhësve në një qark të caktuar.

Lajthitja me sondazhet e zgjedhjeve/ Ja faktet

Ndërkohë që gabimi që jepet nga kompanitë që bëjnë sondazhet është 2-4%.

Pra, bëjmë një sondazh në një qytet të caktuar, me kampione, me gabim 2-4%, kur pritet që për shembull në Tiranë aktualisht kanë mbërritur 6.2% e zarfeve të dërguara, pra rreth 15 mijë e 200 vota. Ndërkohë që në Qarkun e Tiranës janë dërguar nga KQZ te zgjedhësit 52 mijë e 400 fletë votimi.

Lajthitja me sondazhet e zgjedhjeve/ Ja faktet
Sondazhi Piepoli në Report Tv

Pra, është më shumë se një mandat në Tiranë. E njëjta gjë është me Durrësin, zarfe të mbërritura janë rreth 12 mijë, ndërkohë që janë dërguar për qarkun rreth 25 mijë të regjistruar.

Në Korçë janë rreth 20 mijë e 600 persona të miratuar dhe janë çuar po kaq zarfe, janë 8.4% e zgjedhësve, 1 mandat.

Lajthitja me sondazhet e zgjedhjeve/ Ja faktet

Pra, sondazhet kanë një marzh gabimi, i cili është shumë herë më i ulët sesa votat që do vijnë të emigrantëve, dy apo tri herë. Pra, nëse gabimi është nga 2-4%, ka qarqe që lista ka 10-15% të zgjedhësve, të cilët vijnë nga diaspora dhe ndërkohë po votohet.

Si mundet të thuash që marzhin e kam 2 apo 4%, ndërkohë që nuk e di fare se si 10, 15 apo 20% e listës do të votojë?

Çfarë mund të ndodhë?

Mund të vijnë votat e emigrantëve dhe të jenë në favor të madh të Partisë Socialiste dhe t’i mundësojnë një fitore edhe më të sigurt në qarqe ku ka pika të dyshimta, megjithëse si e tillë shitet Korça apo ndonjë qark tjetër, të cilat tradicionalisht kanë pasur një qëndrim majtas. Mund të vijnë votat edhe pro opozitës dhe të krijojnë një dallgë e të rrëzojnë qeverinë. Sepse, siç ka deklaruar dhe kryeministri ,71 e kemi të sigurt, po 76 apo 78 mandate.

Në rast se bie një mandat në Korçë, bie një mandat në Shkodër, bien mandate në Durrës, bien mandate në Tiranë, nga votat e emigrantëve, që në total janë një shifër shumë e madhe, por nuk duhen marrë në rang kombëtar. Shifrat duhen marrë sipas secilit qark.

Lajthitja me sondazhet e zgjedhjeve/ Ja faktet
Sondazhi ne News 24

Mund të ndodhë të krijojë një cunam për opozitën dhe të rrëzojë qeverinë. Jo pa qëllim, po të shikojmë artikulimet e Berishës dhe opozitarëve, apo Partisë Mundësia të Agron Shehajt, apo Llapajt e të tjerëve, sytë i kanë shumë te pjesa e Diasporës.

E shikojnë më të kthjellët në pjesëmarrjen në votim. Dakord, sondazhet tregojnë një trend, por kur japin marzhet e gabimit mund të jenë dhe lajthitje sepse i kanë bërë disa me vite, por sot ke një faktor që shkon nga 15-20% të votuesve në një qark që ti nuk e ke të futur fare në këto sondazhe.

Më qesharakja është kur mediat thonë kemi bërë sondazh në rang kombëtar dhe del se kaq për qind ka një parti, por kjo nuk ka asnjë vlerë elektorale.

Ti mund të bësh sondazh në gjithë Shqipërinë, të pyesësh 3 mijë veta dhe të dalë PS 51%.

Por mund të ndodhë që në një qark të caktuar si Shkodra apo Lezha, që kanë pasur dhe profile të djathta, apo Durrësi, mund të ketë përmbysje rezultati me votat e emigrantëve, atje ku ndahet vota plus-minus një.

Lajthitja me sondazhet e zgjedhjeve/ Ja faktet
Sondazhi ne News 24

Ka qarqe të caktuara me një numër shumë të madh emigrantësh, është Shkodra, është Lezha, Korça, Gjirokastra, Vlora, Durrësi. Tirana gjithashtu ka shumë të regjistruar.

Lajthitja me sondazhet e zgjedhjeve/ Ja faktet
Sondazhi ne News 24

Prandaj këto sondazhe kanë lajthitje, sidomos me termat që përdorin, se gabimi nuk është shumë i madh dhe nga ana tjetër për të justifikuar çdo lloj blofi të mundshëm kanë gjetur një zgjidhje. I futin një përgjigje duke dhënë lëvizjen në një qark të caktuar 2 mandate.

Po marrim shembull Qarkun e Korçës.

Thotë PS nga 5-6, PD nga 4-5, po këtu është diferenca dy mandate, që janë 20% e votave në Qarkun e Korçës.

Pra, marzhi i gabimit nuk është 2-4%, por shumë herë më i lartë. Nga ana tjetër, e njëjta histori bëhet me Tiranën, e njëjta histori edhe me Vlorën. Megjithëse Vlora është më solide dhe tradicionale majtas, ashtu siç është dhe Fieri, ku pretendohet që socialistët mund të shkojnë përtej mandatit të 10-të apo në Elbasan ku do të tentojnë mandatin e 9-të.

Lajthitja me sondazhet e zgjedhjeve/ Ja faktet
Sondazhi ne News 24

Çështja e emigrantëve dhe votimi i tyre mund t’i rrëzojnë këto mandate, mund t’i sigurojnë nga ana tjetër pa asnjë diskutim, por shifrat që jepen nga kompanitë e sondazheve janë lajthitje në vetvete.

Po të lexoheshin me gjithë të dhënat e emigrantëve mund të ishin më afër së vërtetës, por duke pasur për herë të parë votimin e emigrantëve që janë rreth 250 mijë vota, në çdo qark shkojnë me diferencë përqindje mbi pragun elektoral.

Pra, ka vota nga emigrantët që shkojnë mbi 1 mandat për çdo qark. Në Korçë janë regjistruar zgjedhës sa mund të krijojnë diferencë për dy mandate. Në Tiranë janë regjistruar zgjedhës, që mund të krijojnë diferencë për 4 apo 5 mandate.

Ndaj dhe vota e emigrantëve, sido që të jetë e shpërndarë ajo, qoftë dhe me trendin që japin kompanitë që bëjnë përllogaritjet, ka vërtet ende shumë për të kuptuar si qëndron realiteti elektoral në Shqipëri, pavarësisht një trendi të mundshëm ku duket se mazhoranca është më solide apo qëndron përpara opozitës./ CNA





Lajmet e fundit nga