
Lobimi i shtrenjtë i Partisë Demokratike prej rreth 6 milionë eurosh ka shkaktuar një debat të fortë në mes të fushatës elektorale. Prej dekadash partitë politike shqiptare lobojnë në SHBA dhe këto procese lobimi nuk kanë kaluar pa skandale.
Një ditë më parë doli kontrata që ka lidhur Partia Demokratike me një kompani amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump. Qëllimi i kontratës është krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-së për të lehtësuar zhvillimin e politikave, mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
6 milionë dollarë nuk është vlera e vërtetë e kontratës së PD-së. Deri më tani, vlera e kontratës është 750 mijë dollarë. Është një kontratë afatgjatë, që do të funksionojë me pagesë vetëm për muajt që do të ketë lobim në SHBA për llogari të PD-së.
Pra, kontrata në total është 6 milionë euro, por mund të përfundojë në vlera prej 750 mijë, 1.5 milionë, 4 apo 6 milionë euro. Bëhet fjalë për një kontratë lobimi të hapur që paguhet në bazë të kohës dhe shërbimit që merr PD për gjithçka që kompania lobuese bën në SHBA për interes të opozitës, apo nëse nesër do të vijë në pushtet.
Duke qenë se publikimi i kontratës erdhi në mes të fushatës elektorale, kjo çështje u përdor menjëherë nga pala kundërshtare. Nga një takim elektoral në Vlorë, kryeministri Edi Rama deklaroi se kontrata ka për qëllim heqjen e “non grata”-s për Berishën. Duke ngritur pikëpyetje se ku u gjetën paratë, Rama tha se qëllimi është interesi personal i Berishës. Nga ana tjetër, PD deklaroi se kontrata është konform ligjit, ndërsa SPAK nisi menjëherë verifikimet.
Por siç e theksuam edhe më sipër, kjo nuk është kontrata e vetme e nënshkruar në historinë e politikës shqiptare. Më poshtë do t'ju sjellim disa nga rastet.
Një shqiptaro-amerikan nga Nju Xhersi, Bilal Shehu deklaroi në shtator të 2012 se mori një transfertë bankare prej 80 mijë dollarësh “nga një burim i huaj” me dijeni të plotë se këto para duhej të përdoreshin për të paguar pjesëmarrjen në një aktivitet për mbledhje fondesh për fushatën e Obamës.
Në tetor të po atij viti, Edi Rama u fotografua me Presidentin Obama dhe është pikërisht kjo foto që u propagandua në atë kohë si një marrëdhënie e mirë me kreun e Shtëpisë së Bardhë gjatë zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, që e sollën Ramën në pushtet. Rama nuk i pranoi akuzat në lidhje më këtë lobim, ndërsa opozita kërkoi vazhdimisht marrjen nën hetim të Ramës për lobim. Bilal Shehu, së bashku me një shtetas amerikan për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane. Burimi i atyre parave nuk u hetua në Shqipëri.

Ky nuk ishte lobimi i vetëm i Edi Ramës. Vetëm në vitin 2017, PS pagoi 240 mijë dollarë për kompaninë lobuese Ballard Partners. Kompania njihej për lidhjet me presidentin amerikan, Donald Trump dhe si një ndër mbledhësit kryesorë të fondeve për fushatën presidenciale të Trump në shtetin e Floridës.
Në listën e skandaleve të lobimit nuk kishte si të mungonte Lulzim Basha. Në kulmin e fushatës së zgjedhjeve në 2017, kreu i opozitës, Lulzim Basha, udhëtoi në SHBA dhe nxori një foto me Presidentin Amerikan Donald Trump. Pas kësaj fotoje dyshohet se fshihej çmimi i kripur prej rreth 1 milion dollarësh.
Skandali u thellua për shkak se transferta e parave u bë nga një kompani me lidhje ruse. Pagesat për kompaninë e lobimit për lobuesin Nick Muzin u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”. Çështja u pushua dhe burimi i parave nuk u gjet kurrë, por u thanë 7 versione.

Kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg, akuzohet ndër të tjera edhe për lobim në SHBA. LSI për vitin 2016-2017 ka kryer pagesa të padeklaruara në shumën 369.785 USD për të kryer pagesat për shërbimet e ofruara nga kompania lobuese GSIS LLC. Burimi i fondeve që kanë financuar kontratat e lobimit dhe konsulencës së partisë LSI, nuk është deklaruar sipas ligjit.
Shpenzime të jashtëzakonshme dhe në miliona dollarë kanë paguar politikanët shqiptarë për lobim të Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjatë dekadave të fundit. Pothuaj në të gjitha rastet, nga kontratat e publikuara nga autoritetet amerikane, ka dyshime të forta për pagesa me para të pista.
Politika shqiptare ka shumë probleme me korrupsionin dhe transparencën, por problemi bazë që sjellin është mënyra e financimit të partive politike. Gjatë fushatave zgjedhore, lobimet rriten dhe bashkë me to pikëpyetjet, se paratë që mbulojnë këto kosto, vijnë nga burime të dyshimta./ CNA
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Part...
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të S...
Radio Televizioni Publik ka ndezur një debat të madh pas n...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Erion Veliajn, kryebashki...
Vendimi i gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi ...
Kur nuk mundin dot të kenë argumenta, të kenë fakte, të ku...
Për 5 ditë rresht CNA ka publikuar pa ndalim, vazhdon dhe ...
CNA ka publikuar deri tani dhjetëra faqe përgjimesh të kry...
Përktheu: Brizida Gjikondi Di që shumë prej jush janë të ...
Në media u shpërnda fort lajmi se dy persona kishin hakeru...
Në datën 25 mars, në sallën poshtë Katedrales së Kishës ...
Në një editorial, nga këto që i shkon shumë për shtat,...
Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë...
“Jam hajdut me 250 mijë vota dhe duhet të jem i lirë, apo ...
Avokatë, të cilët ushtrojnë detyrën pasi janë larguar ...
Sot në Tiranë është shfaqur shtetasi amerikan Joshua.E.Rob...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet pas he...
Partia Socialsite është një forcë e madhe politike, që...
Një kthim pas në kohë dhe leximi i sjelljes së kryebas...
“Trekëndëshi i Bermudës”, si njësi gjeografike e mistershm...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...